Kategoritë

Botuesit

Autorët

Enciklopedi per vreshtarine dhe veretarine, Andrea Shundi Shihe të plotë

Enciklopedi per vreshtarine dhe veretarine, Andrea Shundi

Veprimtaria botuese e profesor Shundit përfaqësohet me 43 libra (nga të cilët dy në anglisht) dhe tekste, me vëllim 9200 faqe; krahas tyre janë 27 artikuj shkencorë dhe 128 artikuj teknikë, një pjesë të botuar në revista ndërkombëtare dhe në proceedings të kongreseve.

Info shtesë

2971

Disponueshëria: Ne gjendje

$28.17

Me ulje çmimi!

-20%

$35.21

Titulli: Enciklopedi për vreshtarinë dhe verëtarinë (kopertinë e trashë)
Origjinali: Enciklopedi për vreshtarinë dhe verëtarinë
Gjinia: Enciklopedi
Autori: Andrea Shundi
Shtëpia botuese: Vllamasi
Viti: 2012
Fq. 870
Pesha: 1.782 kg
ISBN: 978-9928-140-78-4

Mbi librin

Traktat madhor dhe udhërrëfyes për botën mbarëshqiptare të kulturës dhe të shkencës e teknologjisë, për vreshtarët e verëtarët, për njerëzit e biznesit dhe dashamirët e verës. Kemi të bëjmë me një botim të një rëndësie praktike edhe për investitorët, për kantinat/bodrumet në përmasa industrial dhe ato të prodhimit shtëpiak.

Ekonomia e vendit dhe tregu I globalizuar, me konkurenca dhe natyra të sofistikuara, kërkojnë biznese me përgatitje maksimale edhe në vështrimin shkencor e praktik. Kjo Enciklopedi pasuron dhe nderon bibliotekat vetjake, të institucioneve, të biznesit etj. Botim mëse cilësor në përmbajtje dhe paraqitje.

Në të gjendet gjithçka për vreshtarinë dhe verëtarinë, shpalosen njohuri për historinë dhe kulturën vreshtare-verëtare, shtjellohen mendësi dhe praktika për to. Gjithë këto, spikaten në 870 faqe ku përmbahen 3200 artikuj/terma që shoqërohen me 3800 sinonime dhe me 750 fjalë të urta-doke-gjëza, çka përbëjnë visare të qëmtuara nga autori nëpër botime dhe të mbledhura nëpër Shqipëri e Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare në Çamëri, Mal i Zi, Maqedoni, Luginë e Preshevës, arbëreshët (Itali), arbërorët (Greqi), arbnorët (Kroaci).

Recenzentët e mirënjohur (profesorët Renata Kongoli, Agim Zajmi, Bashkim Koronica në universitetet e Tiranës dhe të Prishtinës) dhe redaktorët e përkryer sikurse gjuhëtarët elitarë profesorët Emil Lafe dhe Jorgo Bulo, "Enciklopedisë" ia përsosën vlerat. Po ashtu: 500 fotot teknike me ngjyra, kapaku i fortë dhe me lidhje, letra me shkëlqim.

Dallojë dhe risi të "Enciklopedisë" janë shqipja mëse e dëlirë dhe e kulturuar, konceptimi i lartë shkencor-teknik dhe shprehja thukët e qartë e një shumësie teorish dhe të dhënash për secilën veprimtari vreshtare-verëtare. Gjithashtu paraqiten: 135 kultivarë dhe ekotipe hardhie shqiptare dhe ndërkombëtare, 15 institucione dhe 38 kantina/bodrume të shquara, 60 agronomë-enologë-someljé të shquar shqiptarë dhe arbëreshë.

Çdo artikull shoqërohet me barazvlerësin në gjuhën angleze dhe italiane. Këtë Enciklopedi, prof. dr. Andrea Shundi e ka mëkuar me nektarin e vreshtarisë dhe të verëtarisë mbarëshqiptare, me frytet e teorisë dhe të praktikave më bashkohore. Në një farë mënyre, lexuesit do ta shohin vehten të përfaqësuar permes ndonjë praktike dhe/ose sinonimi e fjale të urtë që lidhet me vreshtaribë-verëtarinë.

Autori e mirëpret kuvendimin me lexuesit edhe me anë të e-mailit [email protected] në shërbim të sqarimeve teknike dhe pasurimit më tej të Enciklopedisë për botimin e dytë të saj.

Mbi autorin

Prof. Dr. Andrea Shundi lindi në Tiranë më 1934. Mbas përfundimit të gjimnazit, studimet për agronomi i kreu në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Nga 43 vjet veprimtari (1956-99) deri sa doli në pension, gjysmën e zhvilloi në institucione shkencore: Instituti i Kërkimeve Bujqësore në Lushnjë (1956-60, bashkëpuntor shkencor), Universiteti Bujqësor (1980-92, ligjërues, dekan i fakultetit), Akademia e Shkencave (1994-99, sekretar shkencor i seksionit dhe kryeredaktor i revistës "AJNTS" në anglisht).

Gjatë periudhës tjetër punoi në ekonomi bujqësore dhe administratë teknike, kryesisht në M.e Bujqësisë (1964-75, kryeagronom, drejtor i shkencës, kryeredaktor i "Buletini i Shkencave Bujqësore"). Veprimtarinë shkencore e përqendroi në prodhimin foragjer dhe në vreshtari-verëtari. Kumtues në 34 kuvende shkencore kombëtare dhe në 18 ndërkombëtare, pjesëmarrës në 17 studime dhe projekte kombëtare.

Ligjërues në universitetet e Viterbos dhe Potencës Itali) dhe të Selanikut (Greqi). Bashkëorganizues i: "Konferenca Kombëtare e Shkencave Bujqësore (1975), simpoziumi "Shkencat Agronomike në Zhvillimet e Reja Ekonomike të Shqipërisë (1991), nëntë seminare mbarëkombëtare për vreshtarinë dhe verëtarinë (2002-2010).

Veprimtaria botuese e profesor Shundit përfaqësohet me 43 libra (nga të cilët dy në anglisht) dhe tekste, me vëllim 9200 faqe; krahas tyre janë 27 artikuj shkencorë dhe 128 artikuj teknikë, një pjesë të botuar në revista ndërkombëtare dhe në proceedings të kongreseve.

Spikatin nëntë librat e viteve 2000: "Bujqësia dhe veprimi agronomik në troje shqiptare", "Prodhimi foragjer në zonën e ftohtë", "Jetë agronomike", "Vreshtaria praktike", "Fjalor shtjellues për vreshtarinë-verëtarinë", "Fjalë të urta për vreshtarinë-verëtarinë dhe shtjellime teknike", "Prodhimi shtëpiak i rrushit dhe i verës", "Fjalor enciklopedik për vreshtarinë-verëtarinë", "Vreshta dhe kantina shqiptare". Profesor Shundi është nderuar me Urdhërin "Mjeshtër i Madh" (2010), akorduar nga Presidenti i Republikës z. Bamir Topi.