Kategoritë

Botuesit

Autorët

Deshirat e embla, Sadije Berisha Shihe të plotë

Deshirat e embla, Sadije Berisha

Zakonisht, recetat e mia trashëgohen brez pas brezi si thesare të familjes, dhe mbahen sekret, ndonëse asnjëherë nuk e kam kuptuar pse. Kam mendimin se recetat e mira duhen ndarë me familjen, miqtë dhe fqinjët, në mënyrë që të kalojnë dorë më dorë, me qëllim që të gjithë të kenë mundësi t'i shijojnë.

Info shtesë

SKU001848

Disponueshëria: Ne gjendje

$22.54

Me ulje çmimi!

-20%

$28.17

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

  • Si te gatuajme, Evgjeni Harizi

    Si te...


    Për amvisat ribotimi i recetave "Si të...

  • Pasticeria ne familje, Evgjeni Harizi

    Pasticeria...


    Evgjeni Harizi lindi në Pojan të Fierit më...

  • 1000 receta gatimi, Evgjeni Harizi

    1000 receta...


    Gjatë këtyre viteve ka përgatitur disa botime...

Titulli: Dëshirat e ëmbla (kopertinë të trashë)
Origjinali: Dëshirat e ëmbla
Gjinia: Kuzhinë, ëmbëlsira
Autori: Sadije Berisha
Shtëpia botuese: 55
Viti: 2010
Fq. 146
Pesha: 0.861 kg
ISBN: 978-99943-56-99-7

Koment nga autorja

Jam e sigurt se pasionin për gatimin e kam trashëguar nga nëna. Ajo është heroina ime në kuzhinë. Nuk duhet të ketë qenë e lehtë të gatuash çdo ditë për shtatë fëmijë. Ende e ndiej si atëherë aromën e këndshme, kur vija nga shkolla në shtëpi...Kam qenë gjithnjë e apasionuar pas gatimit, por nuk kam gatuar gjithnjë mirë.

Më është dashur të ushtrohem vazhdimisht. Dhe nuk njoh ndonjë punë tjetër ku gabimi mund të ketë shije aq të ëmbël dhe të shndërrohet në diçka të re dhe më të mirë. Zakonisht, recetat e mia trashëgohen brez pas brezi si thesare të familjes, dhe mbahen sekret, ndonëse asnjëherë nuk e kam kuptuar pse.

Kam mendimin se recetat e mira duhen ndarë me familjen, miqtë dhe fqinjët, në mënyrë që të kalojnë dorë më dorë, me qëllim që të gjithë të kenë mundësi t'i shijojnë. Gatimi është një magji, sidomos për fëmijët. Me disa vezë, pak miell e pak sheqer mund të bëjmë diçka të mahnitshme. Kur gatimi kryhet me shpirt dhe me zemër, nuk mund të gabosh.

Gatimi, bashkarisht me fëmijët ose nipërit e mbesat, është një veprimtari e mrekullueshme dhe gjithnjë vlerësohet. Jam e mendimit se gatimi e bashkon familjen. Ruaj mbresa të pashlyeshme nga gatimi me familjen dhe miqtë. Shpresoj që të njëjtën gjë edhe për ju. Ju uroj fat në gatim... dhe ju bëftë mirë!