"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Aladini është një djalë dembel dhe përtac. Atij nuk i pëlqen të punojë, kështu që gjithë ditën e ditës ai luan me shokët e tij në rrugë. Aladini dhe nëna e tij janë shumë të varfër, ndaj dhe shpeshherë mbeten pa ushqime e të uritur. Megjithatë Aladini nuk punon dhe asnjëherë nuk e ndihmon të ëmën.
Titulli: Aladini dhe llampa magjike (përshtatje për fëmijë)Origjinali: Aladdin and the enchanted lampGjinia: PërrallaShqipëroi: Silvana LekaShtëpia botuese: IdeartViti: 2003Fq. 72Pesha: 0.11 kgISBN: 978-99927-926-0-4
Mbi librin
Aladini është një djalë dembel dhe përtac. Atij nuk i pëlqen të punojë, kështu që gjithë ditën e ditës ai luan me shokët e tij në rrugë. Aladini dhe nëna e tij janë shumë të varfër, ndaj dhe shpeshherë mbeten pa ushqime e të uritur. Megjithatë Aladini nuk punon dhe asnjëherë nuk e ndihmon të ëmën.
Një ditë mbërrin në qytet xhaxhai i Aladinit, Albanzari. "Unë jam i pasur," u tha ai Aladinit dhe nënës së tij. Ai u jep atyre flori, i blen Aladinit një xhaketë të bukur dhe dëshiron t'i ndihmojë ata. Aladini ndjehet shumë i lumtur...
Por Albanzari nuk është xhaxhai i vërtetë i Aladinit. Ai është një magjistar nga Maroku dhe ka ardhur për të gjetur llampën magjike. Ai e di se llampa ndodhet në një kopësht magjik, poshtë nën tokë, pranë një qyteti në Arabi. Vetëm një djalë i varfër e i vobektë nga po ai qytet mund të futet në këtë kopësht dhe ta marrë këtë llampë. Dhe ky djalë është pikërisht Aladini.
Gaqo Bushaka është një nga autorët më të suksesshëm në Shqipëri. Ka kontribuar në lëvrimin e një lloj përralle "të re" për fëmijët që e bën të pëlqyeshme dhe tepër interesante. Ka lëvruar prozën e gjatë, dhe sidomos romanin për fëmijë.
Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Që kur Harri kthehet në shtëpi për pushimet verore, Dërslit sillen keq dhe diçka i fshehin. Harri mezi pret të kthehet në shkollën e tij të dashur, në Hoguarts. Por tamam kur po bën gati valixhet, merr paralajmërimin: në Hoguarts i kërcënohet një fatkeqësi! Dhe fatkeqësia ndodh.
Çufoja dhe Bubi Kaçurrel është një nga librat që konsiderohet tashmë një perlë e letërsisë shqiptare, që mund të lexohet nga fëmijë po edhe nga të rritur që duan të përkujtojnë fëmijërinë e tyre.
Jeta e Harrit është në rrezik: një vrasës i rrezikshëm është arratisur nga burgu i frikshëm i Azkabanit dhe po e ndjek pas, i vendosur ta vrasë. Ndoshta kësaj radhe as shkolla magjike, dhe as shokët e tij nuk mund ta ndihmojnë dot.