Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Njeriu i revoltuar, Albert Camus Shihe të plotë

Njeriu i revoltuar, Albert Camus

Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$16.90

Me ulje çmimi!

-20%

$21.13

Titulli: Njeriu i revoltuar
Origjinali: L'Homme rèvoltè
Gjinia: Filozofi
Autori: Albert Camus
Shqipëroi: Ilia Lëngu
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2017
Fq. 392
Pesha: 0.446 kg.
ISBN: 978-9928-251-04-6

Fragment nga libri

Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar. Larg së kërkuari një pavarësi të përgjithshme, i revoltuari kërkon që të pranohet se liria ka kufijtë e saj kudo ku gjendet një qenie njerëzore, dhe se ky kufi është pikërisht fuqia e revoltës së kësaj qenieje.

Këtu qëndron arsyeja e thellë e intrazigjencës së revoltës. Sa më e vetëdijësuar të jetë revolta se kërkesa e saj ka një kufi të drejtë, aq më e palëkundur është ajo. I revoltuari kërkon pa dyshim njëfarë lirie për veten e tij; po në asnjë rast, nëse është konsekuent, të drejtën për të shkatërruar qenien dhe lirinë e tjetrit.

Ai nuk poshtëron askënd. Lirinë që kërkon, ai e kërkon për të gjithë; atë që nuk e pranon, ai e ndalon për të gjithë. Ai nuk është vetëm skllavi kundër zotërisë së vet, por dhe njeriu kundër botës së zotërisë dhe të skllavit. Falë revoltës, ka pra diçka më tepër në historinë e marrëdhënies mes sundimtarisë dhe robërisë. Fuqia e pakufizuar nuk është më i vetmi ligj.