Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Vepra në të zezë, Marguerite Yourcenar
  • Vepra në të zezë, Marguerite Yourcenar

Vepra në të zezë, Marguerite Yourcenar

IDK

Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës i shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar s'na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, më gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vepra në të zezë
Origjinali: L'oeuvre au noir
Gjinia: Roman
Autori: Marguerite Yourcenar
Shqipëroi: Donika Omari
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2013
Fq. 344
Pesha: 0.362 kg
ISBN: 978-9928-137-17-6

Mbi librin

Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës i shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar s'na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, më gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal: një botë ku përballen me ashpërsi Mesjeta me Rilindjen, teksa në horizont shfaqen filizat e Kohëve Moderne.

Zenoni është produkt i kësaj bote, por pak nga pak ky njeri i lirë kërkon të çlirohet prej saj dhe për këtë paguan një çmim aq të lartë. Gazeta e mirënjohur Le Monde e ka shpallur librin të "Vepra në të zezë" një ndër 100 romanet më të bukur të shekullit të XX.

Mbi autoren

Marguerite Yourcenar ka lindur në Bruksel në vitin 1903 dhe ka vdekur në SHBA në 1987, u rrit në Francë, por pjesën më të madhe të jetës e kaloi jashtë shtetit, fillimisht në Itali, Zvicër, Greqi, pastaj në SHBA, ku dhe u vendos përfundimisht. Ajo u zgjodh anëtare e Akademisë Franceze më 1981 (e para dhe e vetmja grua).

E vlerësuar si një ndër autorët më të rëndësishëm të letërsisë së shekullit të XX, Marguerite Yourcenar është autore përmbledhjesh me poezi, tregimesh, pjesësh teatrale, por famën botërore ajo e pati me romanet e saj mjaft të vlerësuar: "Aleksi apo Traktati i Luftës së Kotë", "Goditje fatale", "Kujtimet e Adrianit" etj. Vlen të përmendet po ashtu përmbledhja e saj me novela "Novela orientale".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928137176
ean13
9789928137176
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Stuhia e borës, Vladimir Sorokin

Në disa nga veprat e tij, Vladimir Sorokini shfaqet si kronist i një vendi të "shpikur" – Rusisë së ardhshme, ku jehon gjuha kineze dhe lulëzon high tech-u, por problemet e përjetshme të këtij vendi, si gjithmonë, nuk i lejojnë njerëzit të jetojnë njëlloj si gjithë të tjerët. Edhe në novelën "Stuhia e borës" paraqitet një pamje e po kësaj historie.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Qyteti i magjepsur, libri i dytë, Ransom Riggs

3 shtator, 1940. Dhjetë Fëmijë të Veçantë arrijnë t'i shpëtojnë një ushtrie shpirtzbrazëtish. Vetëm një njeri mund t'i ndihmojë fëmijët, por ajo ka mbetur e bllokuar në trupin e një zogu.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Bonavia, Dragan Velikić

Jeta është një këmishë force në çfarëdolloj dimensioni ku enden personazhet e tij: Beograd, Zemun, Vjenë, Boston, Kaliforni; ndërsa Vdekja krijon atë ekuilibër që jeta është e pazonja t’iu ofrojë të gjallëve në endjen e tyre.
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Me dy fytyra, Stevie Davies

Libri "Me dy fytyra" është një novelë prekëse, ku nëpërmjet gjuhës së thjeshtë dhe saturës therrëse, Davies nxjerr mbi sipërfaqe problemet e rënda dhe krizën e shoqërisë së sotme.
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dy vjet, tetë muaj dhe njëzet e tetë netë, Salman Rushdie

E braktisur në zyrën e kryetares së bashkisë, një foshnje ka zotësinë ta zbulojë korrupsionin thjesht me praninë e saj, duke i damkosur fajtorët me njolla dhe puçrra të qelbëta. Një eksplorator floriri shumë shpejt detyrohet të luftojë kundër forcave të cilat as në mendje nuk i kishin shkuar.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Të paharruarit, Lidia Jorge

Në agimin e datës 25 prill 1974, nën drejtimin e disa kapitenëve të ushtrisë të cilët ishin kundër luftës koloniale të Portugalisë dhe kundër regjimit diktatorial salazarist që mbizotëronte në Portugali prej vitit 1933, pesë mijë ushtarë hynë në Lisbonë, me tanke dhe të armatosur.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2894

Botuesi: Toena

Pelegrini i Kompostelës, Paulo Coelho

Romani tregon udhëtimin e rrëfimtarit Paulo përgjatë shtegut të pelegrinëve që të çonte në Shën Zhak të Kompostelës, në Spanjë. Në shoqërinë e udhërrëfyesit të tij shpirtëror, misteriozit dhe enigmatikut Petrus, Paulo përballet me një sërë provash, takon persona që vënë në rrezik mbërritjen dhe besimin e tij.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000946

Botuesi: Botimet Dudaj

Simboli i humbur, Dan Brown

ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të...
1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Një burkë për dashurinë, Reyes Monforte

Kur Maria mori vesh se burri pas të cilit linte mendjen si një aguridhe kish lindur në një vend që quhej Afganistan, nuk e mbajti dot gazin dhe u tall me atë vend të largët që s'ia kish zënë veshi kurrë më parë.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Gabriela, Karafil dhe Kanellë, Jorge Amado

Iljeusa e viteve 1925 është një qytet në lulëzim, me rekorde shitjesh për kultivimin e kakaos dhe me aspirata për t’u bërë një ndër qytetet më të mëdha të Portugalisë, por rruga e progresit shpesh bie ndesh me atë të traditave. 
1 400 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000278

Botuesi: Cabej

Kujtimet e Adrianit, Marguerite Jursenar (Yourcenar)

Kujtimet e Adrianit është romani kryevepër i shkrimtares franceze Marguerite Yourcenar ku përshkruhet jeta dhe vdekja e Perandorit Romak Adrian. Libri u publikua në Francë më 1951 me titullin origjinal Mémoires d'Hadrien dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm e të menjëhershëm.
990 Lekë
More
Ka mbaruar