Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Si ta përdorim mendjen, William Walker Atkinson
  • Si ta përdorim mendjen, William Walker Atkinson

Si ta përdorim mendjen, William Walker Atkinson

Jeta

Si ta përdorim mendjen është një libër ku autori ia ka dalë mbanë me sukses të plotë, të ndërthurë shkencoren me praktiken, anën thelbësisht mendore, me gjasat e shkëlqyera për t'in zbatuar në jetën e përditshme këshillate ofruara bujarisht prej tij, duke na e shpjeguar sakaq funskionimin e mendjes tonë në çdo tipar dhe veprim të saj hollësisht, me një gjuhë tejet të kuptueshme, ndonëse gjithmonë brenda suazave të saktësisë shkencore.

10,70 CHF
9,63 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Si ta përdorim mendjen
Gjinia: Libër motivues
Autori: William Walker Atkinson
Shqipëroi: Elvi Sidheri
Shtëpia botuese: Jeta
Viti: 2022
Fq. 240
Pesha: 0.310 kg
ISBN: 978-9951-9041-5-5
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Si ta përdorim mendjen është një libër ku autori ia ka dalë mbanë me sukses të plotë, të ndërthurë shkencoren me praktiken, anën thelbësisht mendore, me gjasat e shkëlqyera për t'in zbatuar në jetën e përditshme këshillate ofruara bujarisht prej tij, duke na e shpjeguar sakaq funskionimin e mendjes tonë në çdo tipar dhe veprim të saj hollësisht, me një gjuhë tejet të kuptueshme, ndonëse gjithmonë brenda suazave të saktësisë shkencore.

Kushdo që ka për ta lexuar këtë libër largpames, do të bindet vetvetiu për vërtetësinë e dëshmuar burimore të besimit të patundur që e pati shtyrë Willaim Walker Atkinson, ndër udhëheqësit e lëvizjes së njohur të "New Thought", ose në shqip "Mendimit të Ri", ta shkruante këtë libër më shumë se një shekull më parë (ngase ky liber vijon t'i bëjë ballë kohë qysh nga botimi tij fillestar, në vitin e largët 1911).

Atkinson ishte thellësisht bindur në fuqinë e mendjes së njeriut, dhe nëqoftëse edhe ne arrijmë të kthjellohemi për këtë gjë, edhe falë shfletimit, leximit të vëmendshëm, dhe nxjerrjes së përfundimeve të duhura e të vyera nga ky libër shkruar mjeshtërisht prej tij, atëherë do të dimë t'i zbulojmë gjithë zotesite, aftësitë dhe dhuntitë tona mendore, psikologjike, arsyetuese zhvillimore, që do të na shpien shumë më larg në jetë, seç mund të kishim pandehur gjer më sot.

Detajet e librit
Jeta
9789951904155
9789951904155
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Fuqia, Rhonda Byrne

Me këtë libër dëshiroj të të rrëfej mënyrën sesi mund të arrish të kesh një jetë të mrekullueshme. Ka kaq shumë për të mësuar për të dhe gjithçka është vërtet e bukur. Në fakt është përtej së bukurës. Është fenomenale!
12,52 CHF 13,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Vepro si grua, mendo si burrë, Steve Harvey

"Vepro si grua, Mendo si burrë" botimi i Stiv Harvei korri sukese në shumë vende të botës, aq sa regjizorët nuk hezituan për ta bërë pjesë të kinomatografisë. Botimi tashmë vjen në shqip ku burrat flasin dhe të drejtojnë për të dashurat, përshkruajnë intimitetin me to dhe premtimet.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Klubi 5 e mëngjesit, Robin Sharma

Në këtë libër revolucionar, punë rigoroze 4-vjeçare e autorit, ju do të zbuloni zakonin e të ngriturit herët, që ka ndihmuar kaq shumë njerëz të arrijnë rezultate të mahnitshme, duke rritur lumturinë, dashamirësinë dhe ndjesinë e të qenit gjallë
10,59 CHF 11,77 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Si të bëhesh udhëheqës i zoti, Dale Carnegie

Balancimi i aftësive mes lidershipit apo udhëheqësisë dhe menaxhimit, duhet të jetë pikësynimi juaj nëse synoni të keni sukses në punën dhe karrierën tuaj. Mëso se si mund ta identifikosh dhe përdorësh në maksimum stilin tënd të udhëheqjes për t'u bërë më i miri i mundshëm, në mënyrë që t'i nxjerrësh rezultatet më të mira të vetvetes dhe organizatës sate.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Gratë vs. Feminizmit, Joanna Williams

Gratë vs feminizmit: Pse të gjithë kemi nevojë të çlirohemi nga lufta gjinore sfidon këtë qëndrim, duke i vendosur statistikat dhe rrëfimet e pakëndshme për gratë përballë realitetit të jetës së tyre në të gjitha fushat. 
15,89 CHF 17,66 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Gratë e padukshme, Caroline Criado Perez

Nga politikat publike te hulumtimet mjekësore, teknologjia, vendet e punës e mediat, Gratë e padukshme zbulon se si në një botë të ndërtuar për dhe nga burrat, jemi duke e injoruar në mënyrë sistematike gjysmën e popullsisë, shpesh me pasoja katastrofike. 
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Menopuza, Davina McCall, Dr. Naomi Potter

Ky libër synon të krijojë një komunitet të fuqishëm dhe mbështetës, të aftë për të thyer njëherë e mirë heshtjen shekullore. Duke eksploruar dhe duke shpjeguar shkencën, duke zhbërë mitet keqinformuese dhe duke thyer tabutë e paramenopauzës dhe menopauzës.
15,41 CHF 17,12 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Shtrati martesor, na ndan a na bashkon, Bebe Mihaescu

Na ishte njëherë një lexues shumë kureshtar, ashtu si puna jote: fuste hundët në gjithçka të shkruar në letër, nuk ekzistonte asgjë që të lëvizte e ti të mos e vije re. Ose që të ndodhte e të mos e dëgjoje. Ishe një shejtan e gjysmë ose një shejtankë e më shumë gjysma. Si lexues, e kaloje jetën edhe në ferr, edhe në parajsë. Në të njëjtën masë.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Në gjendje