• Banner

12 rregulla për jetën, Jordan B. Peterson

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort aftësinë për të përqendruar vëmendjen, saqë e adhuronin si të ishte perëndi. 

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: 12 rregulla për jetën

Origjinali: 12 rules about life

Gjinia: Udhërrëfyes praktik

Autori: Jordan B. Peterson

Shqipëroi: Atena Bishka

Shtëpia botuese: Minerva

Viti: 2021

Fq. 480

Pesha: 0.786 kg

ISBN: 978-9928-265-37-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në vitin 2017 dr. Jordan B. Peterson u bë njëri prej mendimtarëve publikë më popullorë në botë, dekada pasi u kishte shërbyer klientëve të tij si psikolog klinik dhe kishte frymëzuar studentët e tij si profesor i dëgjuar në Universitetin e Harvardit dhe atë të Torontos. Leksionet e tij në YouTube që ravijëzojnë lidhjet e thella midis neuroshkencës, psikologjisë dhe rrëfenjave më të vjetra të njerëzimit tërheqin mbi njëqind milionë shikues prej mbarë botës, ashtu siç bëjnë edhe kumtet e tij sa të prera aq edhe të nuancuara për përgjegjësinë personale dhe kuptimin që ajo i dhuron jetës. Në një kohë ndryshimesh të papara, kur strukturat familjare vijnë e shkërmoqen, edukimi degjeneron në indoktrinim dhe shoqëria politike polarizohet rrezikshëm, 12 rregulla për jetën ofron një antidot: të vërtetën – atë të vërtetë tejet të moçme, që u ndih problemeve moderne të jetës.

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort aftësinë për të përqendruar vëmendjen, saqë e adhuronin si të ishte perëndi. Peterson-i diskuton këtu për disiplinën, guximin dhe domosdoshmërinë e të menduarit të kthjellët e të sinqertë, duke i distiluar ashtu zbulimet e shkencës dhe kumtet e miteve të mëdha të botës në dymbëdhjetë udhëzime të thella, që të rrëfejnë si të jetosh për së mbari brenda rregullit dhe kaosit të jetëve tona.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Ja familja ime!, Evi Crotti, Alberto Magni

Familja nuk eshte nje tablo e persosur, por as siç mund te mendoje dikush, nje vend inatesh e tensionesh te pafundme. Perkundrazi, ajo eshte nje grup i vogel shoqeror, nga ku burojne emocionet e sinqerta, bashkeveprimet, ruajtja e ekuilibrave, mirekuptimi reciprok dhe durimi, te cilat shpesh jane te veshtira per t’u arritur.

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Biseda rreth seksit, Vannesa Marin, Xander Marin

Komunikimi është i rëndësishëm në një marrëdhënie, por njerëzit nuk dinë si t'i qasen e të flasin për një temë kaq delikate. Ka njerëz që nuk kanë folur kurrë për seksin dhe vetëm nga mendimi i një bisede të tillë, mund të mbulohen me djersë të ftohta.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001518

Botuesi: Pegi

Si të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh, Dale Carnegie

Ky libër mund t'ju ndryshojë jetën. Libri më i shitur i Deil Karnegit, plot gjashtë milionë kopje, i ripunuar kohët e fundit, ka ndihmuar miliona njerëz që të mposhtin ndjesinë e shqetësimit. Deil Karnegi ofron një grup formulash praktike që ju mund t'i vini në jetë sot, formula të vlefshmepër gjithë jetën!

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Çfarë të ka ndodhur?, Bruce D. Perry, Oprah Winfrey

Në këtë libër, Oprah ndan histori nga e shkuara e saj pikëlluese dhe reflekton mbi vulnerabilitetin që vjen prej përballimit të traumave në moshë të hershme. Së bashku me Dr Perry, një nga ekspertët kryesorë të traumave në fëmijëri në botë, Winfrey bashkon fuqinë e tregimit të historive me shkencën dhe ekspertizën klinike, për të kuptuar më mirë dhe për...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Parime, Ray Dalio

Libri gjithashtu paraqet një model për krijimin e “një meritokracie idesh që synon punë kuptimplotë dhe marrëdhënie kuptimplota përmes së vërtetës radikale dhe transparencës radikale”, e cila është arsyeja e suksesit të Bridgewater-it.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000249

Botuesi: Ideart

22 ligje te pandryshueshme te marketingut, Al Ries, Jack Trout

Çdo ligj në këtë libër, i jepet lexuesit përmes shumë shembujve dhe përvojave bindëse, përmes rasteve që u kanë ndodhur të tjerëve por që mund të të ndodhin edhe ty. Libri tregon se ç'ndodh sot në bizneset e niveleve të ndryshme, se si funksionojnë këto ligje në kompanitë e sotme dhe strategjitë e tyre të marketingut.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2226

Botuesi: Elta BS

Si te jetojme me mire, Og Mandino

Si mund të përfitosh më së miri nga 17 rregullat për të jetuar? Lehtë. Vetëm kujto se të gjithë ne kemi një koleksion të madh të shprehive të këqija, të cilat e dobësojnë mundësinë të arrijmë sukses në jetë. Secila nga rregullat që do të mësosh do të ndihmojnë të çlirohesh nga shprehitë e këqija, duke i zëvendësuar ato me më të mira.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Kush do të qajë kur të vdesësh?, Robin Sharma

I gëzohem jetës për atë që është. Jeta nuk është qiri i shkurtër për mua. Ajo është një lloj pishtari i shndritshëm, që unë duhet ta mbaj për momentin në dorë dhe dua që të ndriçojë sa më fort që të mundet, përpara se t’ua kaloj brezave të ardhshëm.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Kryeçelësi i pasurive, Napoleon Hill

“Ia jap dhe ia lë trashëgim popullit amerikan pjesën më të madhe të pasurisë sime gjigante, që përmbahet në filozofinë e arritjes individuale, përmes së cilës janë grumbulluar të gjitha pasuritë e mia.” Kështu nisi amaneti dhe testamenti i njërit nga njerëzit më të pasur që e ka prodhuar ndonjëherë populli më i pasur në tokë, dhe tani ai shërben si...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)