
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Pas vdekjes së papritur të bashkëshortit, Sheryl Sandberg ishte e sigurt se ajo dhe fëmijët e saj nuk do ta ndienin më kurrë harenë e vërtetë. “Isha zhytur në boshllëk”, shkruan ajo, “një boshllëk i pafund që të mbush zemrën dhe mushkëritë dhe të pengon të mendosh, apo qoftë edhe të marrësh frymë.”
Titulli: Plani B
Origjinali: Option B
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Sheryl Sandberg, Adam Grant
Shqipëroi: Diana Çuli
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2019
Fq. 274
Pesha: 0.366 kg.
ISBN: 978-9928-233-53-0
Pas vdekjes së papritur të bashkëshortit, Sheryl Sandberg ishte e sigurt se ajo dhe fëmijët e saj nuk do ta ndienin më kurrë harenë e vërtetë. “Isha zhytur në boshllëk”, shkruan ajo, “një boshllëk i pafund që të mbush zemrën dhe mushkëritë dhe të pengon të mendosh, apo qoftë edhe të marrësh frymë.”
Adam Grant, një psikolog i Universitetit Wharton dhe mik i saj, i tregoi se njerëzit mund të bëjnë një sërë hapash konkretë për ta marrë veten dhe për të kapërcyer të tilla përvoja që mund të të shkatërrojnë jetën. Aftësitë tona ripërtëritëse nuk janë paraprakisht të kufizuara, janë muskuj që mund t’i formojë secili prej nesh.
Në librin “Plani B” ndërthuren mendimet personale të Sheryl-it me kërkimet ndërgjegjësuese të Adam-it për gjetjen e forcës në përballimin e vështirësive. Sheryl-i na hap zemrën – dhe ditarin – e na rrëfen qysh nga çasti jashtëzakonisht prekës kur mëson se i shoqi, Dave Goldberg, është shembur përtokë në palestër, e mëpastaj na përshkruan dhimbjen e thekët dhe izolimin që ndjeu në ditët pas vdekjes së tij.
Megjithatë, “Plani B” shkon përtej humbjes së saj dhe eksploron se si i kanë kapërcyer njerëz të ndryshëm vështirësi të tilla, si: sëmundjet, papunësinë, përdhunimin, katastrofat natyrore dhe mizorinë e luftës. Këto histori dëshmojnë aftësinë e shpirtit njerëzor për të mos u dorëzuar... dhe për të gjetur sërish lumturinë.
Aftësia për t'u rimëkëmbur gjendet thellë brenda nesh dhe mbështetet te ndihma që na japin njerëzit që kemi përreth. Edhe pas ngjarjeve më shkatërrimtare, kemi ende mundësi të rritemi, duke gjetur një domethënie më të thellë dhe duke përftuar një kuptim të ri të jetës.
“Plani B” na mëson si t’i ndihmojmë të tjerët, kur janë në krizë, si të kemi dhembshuri për veten, si të rritim fëmijë të fortë dhe të krijojmë familje, komunitete dhe sipërmarrje që mund të rimëkëmben.
Shumë nga këto mësime janë të vlefshme për betejat tona të përditshme dhe na ndihmojë të përballemi me guxim me çfarëdolloj ndodhie që mund të na presë në të ardhmen.
Dy javë pasi humbi bashkëshortin, Sheryl – i po përgatitej për një festë që përfshinte fëmijët dhe baballarët. “Dua Dejvin”, qante ajo. Miku i saj iu përgjigj, “Nuk ka më Plan A”, dhe më pas i premtoi se do ta ndihmonte që ajo të përfitonte sa më shumë të ishte e mundur nga Plani B.
Të gjithë ne, në një formë apo një tjetër, përjetojmë Planin B. Ky libër do të na ndihmojë që të përfitojmë sa më shumë prej tij.
“Këtë libër ia këshilloj çdokujt nëpër botë. Askush prej nesh nuk mund t’u shpëtojë trishtimit, humbjes dhe zhgënjimit në jetë, prandaj mundësia më e mirë që kemi është të gjejmë Planin tonë B.”
Malala Yousafzai, fituese e çmimit Nobel për Paqen
“Sheryl – i e përshkruan përvojën e saj zemërthyese me një ndershmëri të rrallë. Ajo dhe Adam – i e shndërrojnë këtë histori personale në një udhëzues praktik dhe domethënës për çdokënd që po përpiqet të rimëkëmbë jetën, komunitetin apo biznesin. Vështirë të komunikosh me lexuesin, por është edhe më e vështirë ta ndihmosh të bëjë hapa konkretë drejt një të ardhmeje më të mirë. “Plani B” i bën të dyja këto.”
Bill dhe Melinda Gates, bashkë – kryetarë të Fondacionit Bill & Melinda Gates
“Bujar, i çiltër, mallëngjyes. Libri “Plani B” shfaq një anë të karakterit të Sandberg – ut, dëshirën e saj për t’i ndihmuar të tjerët. Ky është një prej atyre librave që do të kalojë dorë më dorë dhe do t’u falë qetësi lexuesve... Dëlirësia dhe thjeshtësia me të cilën ka ndarë dhembjen e saj është një lloj dhurate... I dobishëm dhe prektës.”
The New York Times
“I çiltër, optimist... Sandberg – u u përcjell lexuesve shumë nga ato që ka mësuar për vuajtjen. Në thelb të tij, libri ndihmon ata që kanë rënë në dëshpërim: një udhëzues si për ata që e kanë përjetuar vetë humbjen, ashtu edhe për ata që u qëndrojnë pranë.”
The Economist
Botuesi: Pegi
Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.
Botuesi: Onufri
Në librin "Katër marrëveshjet", don Migel Ruiz, zbulon burimin e koncepteve kufizuese që na heqin lumturinë dhe krijojnë vuajtje të panevojshme. Bazuar në mençurinë e lashtë Tolteke, katër marrëveshjet ofrojnë një kod të fuqishëm sjellje i cili mund të na e kthejë me shpejtësi jetën në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashurie.
Botuesi: Living
Zbulo çfarë fshihet pas çdo sëmundjeje dhe shëro mendjen dhe trupin.
Botuesi: Minerva
“Në kërkim të kuptimit” nuk përfaqëson vetëm historinë e triumfit të këtij njeriu të madh: ky punim është një gërshetim mes shkencës dhe humanizmi.
Botuesi: Minerva
Me kombinimin e zakonshëm të erudicionit dhe humorit të papritur, Manson na sfidon të jemi më të ndershëm me veten dhe më të lidhur me botën në mënyra të cilat ndoshta nuk i kemi menduar më parë.
Sa herë hipni në makinë, mbushuni njëherë thellë me frymë. Sa herë shtriheni në shtrat, fikeni telefonin. Përgëzojeni veten për këtë.
Alongside the evident progress of the women's movement, however, writer and journalist Naomi Wolf is troubled by a different kind of social control, which, she argues, may prove just as restrictive as the traditional image of homemaker and wife.
Referenca: 2516
Botuesi: Pegi
Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj. Mjetet i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre.
Referenca: 2735
Botuesi: Onufri
Qëllimi i këtij libri është njohja me procedurat estetike bashkëkohore, me mënyrat e veprimit të tyre dhe efektivitetin, pa i mërzitur lexueset me terma mjekësorë. Kapitujt e pjesës së parë u kushtohen pjesëve të veçanta të fytyrës dhe trupit. Ju mund të gjeni lehtë pikërisht atë çka ju duhet dhe të mësoni cilat procedura jokirurgjike ju përshtaten.
Referenca: SKU001046
Botuesi: Dituria
Sjellja e mirë nuk del kurrë nga moda. Por kohët kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe zakonet, madje edhe mjetet e komunikimit. Ky është i katërti i serisë me këta libra të vegjël, por të rëndësishëm që i kushtohen sjelljes së mirë, të ripara nga një kënd modern, aktual, i përditësuar.
Botuesi: Te tjere
Në "Më mençur, më shpejt, më mirë", ai vë në zbatim të njëjtën kërshëri të paepur, raportimet shteruese, si dhe stilin e pasur të narracionit për të shpjeguar se si mund të bëhemi më të mirë në bërjen e atyre gjërave që bëjmë. Rezultati është një eksplorim krejt novator i shkencës së frytshmërisë.
Botuesi: Te tjere
1. Cili është investimi më i sigurt në jetë.2. Çfarë sjellin fjalët negative.3. Cili është potenciali më i fuqishëm që ne kemi.4. Ku ta gjejmë motivin dhe si të vetmotivohemi.
Referenca: 2226
Botuesi: Elta BS
Si mund të përfitosh më së miri nga 17 rregullat për të jetuar? Lehtë. Vetëm kujto se të gjithë ne kemi një koleksion të madh të shprehive të këqija, të cilat e dobësojnë mundësinë të arrijmë sukses në jetë. Secila nga rregullat që do të mësosh do të ndihmojnë të çlirohesh nga shprehitë e këqija, duke i zëvendësuar ato me më të mira.
Referenca: SKU001345
Botuesi: Pegi
Në këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo familjare.
Botuesi: Te tjere
Pse disa njerëz dhe organizata janë më novatorë, më influencues dhe më fitim-prurës se të tjerët? Pse disa krijojnë besni-këri më të madhe, si te klientët, ashtu dhe te punonjësit? Madje dhe midis të sukses-shmëve, pse disa prej tyre arrijnë të kenë vazhdimisht sukses?
Botuesi: Te tjere
Malcolm Gladwell na tregon se të gjithë ne mund të bëhemi vendimmarrës më të mirë – në shtëpitë tona, në punë dhe në jetën e përditshme.
Pas vdekjes së papritur të bashkëshortit, Sheryl Sandberg ishte e sigurt se ajo dhe fëmijët e saj nuk do ta ndienin më kurrë harenë e vërtetë. “Isha zhytur në boshllëk”, shkruan ajo, “një boshllëk i pafund që të mbush zemrën dhe mushkëritë dhe të pengon të mendosh, apo qoftë edhe të marrësh frymë.”