Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Meteori ndëshkues, Setki Jashari
  • Meteori ndëshkues, Setki Jashari

Meteori ndëshkues, Setki Jashari

Te tjere

Te personazhi kryesor i romanit, Ramires Isaros, gjejmë të mishëruar përfaqësuesin tipik të intelektualit të ri, që nuk bën kompromis me dukuritë negative të kohës, dhunimin e të drejtave njerëzore dhe duke e vënë atë përballë ndryshimeve të mëdha...

11,89 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Meteori ndëshkues

Kategoria: Roman

Autori: Setki Jashari

Botues: ADA

Viti: 2022

Fq: 452

Pesha: 0.570 kg

ISBN: 978-9928-362-73-5

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Pas shembjes së komunizmit, periudha e tranzicionit eksplodoi me gëzimin e lirisë dhe çlirimin e energjisë së ndrydhur të shoqërisë shqiptare, shoqëri e izoluar për një kohë të gjatë, por dhe nga pritshmëria sociale për lumturi të menjëherëshme, do të zhgënjejë mjaft anëtarë të shoqërisë që kishin vështirë përshtatjen dhe pranimin e sfondit anarkik. Në shkrimet letrare filloi epoka e re e pasqyrimit me realizëm të jetës shoqërore, jashtë skemave ideologjike.

Prozatori, Setki Q. Jashari, i cili iu përkushtua demokracisë dhe përparimit shoqëror, po bënte një jetë dinamike, brenda dhe jashtë Shqipërisë duke njohur nga afër peripecitë dhe vuajtjet e emigrimit të paligjshëm. Kjo përvojë i dha autorit mundësi të mëdha njohjeje dhe lëndë të begatë për t’u përkthyer në vepra letrare. Setki Q. Jashari e çel siparin e tij të rrëfimit në prozën e gjatë me romanin “Emigranti fisnik”, ndërsa romani i tij i dytë “Meteori ndëshkues”, paraqet pikërisht momente psikomentale të fazës më të vështirë të tranzicionit shqiptar.

Te personazhi kryesor i romanit, Ramires Isaros, gjejmë të mishëruar përfaqësuesin tipik të intelektualit të ri, që nuk bën kompromis me dukuritë negative të kohës, dhunimin e të drejtave njerëzore dhe duke e vënë atë përballë ndryshimeve të mëdha, autori ia ka dalë të zbërthejë një sërë konceptesh dhe alternativash krijuese, që adaptohen në kontekstin e ri shoqëror dhe politik, në kushtet e lirisë dhe të ruajtjes së balancës midis traditës, si kod nacional dhe atij moralo-shoqëror në transformim. 

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928362735
ean13
9789928362735
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Vintage

Wind / Pinball, Haruki Murakami

'If you're the sort of guy who raids the refrigerators of silent kitchens at three o'clock in the morning, you can only write accordingly.That's who I am.'
14,86 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Muza

Muza e ligë, Emilian Shabani

Në rutinën plot zhurmë e rrëmujë të Manhatanit, spikaste sjellja e dashur e një mjeku autopsie që shëtiste me një tufë trëndafilash të bardhë në dorë. Por këto lule nuk mund ti nuhaste kushdo. Ata marrës fatlumë do të kishin bekimin e përjetësisë dhe mallkimin që, me sy hapur, të shihnin se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së ëmbël të doktorit.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Dora e shtetit, Uran Butka

"Dora e shtetit" është një tregim i shkëlqyer. Ideja e Karl Poperit se edhe demokracia është e aftë të kryejë krime, kur del jashtë kontrollit, është mishëruar artistikisht jo vetëm në këtë tregim. E lexon, e rilexon dhe të kaplon trishtimi.
6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001610

Botuesi: Bota Shqiptare

Libri i bardhë, Enkelejd Lamaj

Dikush zbulon një jetë tjetër, ose diçka të ngjashme me të… dikujt, ëndrra refuzon t’i përfundojë… dhe cila është dhurata më e mirë për dikë që nuk dëshiron ta shohësh me sy?… po sikur ajo që shkruan të jetë e tmerrshme, por jo aq sa ajo që nuk shkruan?
5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Largësi të kaltra, Gazmend Mahili

Vëllimi "Largësi të kaltra" përfshin dy novela: "Largësi të kaltra" dhe "Melodi e një dashurie të ndërprerë" - kjo e fundit, mbase më e realizuara dhe më e bukura e librit, me një theks aktual, sidomos në kushtet e sotme të Shqipërisë, ku vihen përballë njëri-tjetrit individi dhe komuniteti ku jeton.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Jetë të humbura, Dëfrim Çeka

Gjithçka do te ndryshoje, kur ai njihet rastësisht me një plak të vjetër, i cili duket sikur ka formulën e zgjidhjes për çdo problem. Ndërsa Vali njihet me formulat e plakut të vjetër, zemra e tij fillon te njohe vetëm një zgjidhje, Avin
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Hoteli përbri kishës dhe disa tregime të errëta, Behar Jacaj

Të gjitha tregimet e këtij vëllimi përpiqen të bëjnë thirrje për rebelim. Për një rebelim, jo ndaj botës, më shumë sesa ndaj vetes. ndaj vetëcensurës, ndaj filtrave dhe gardheve komplekse që na e ndalin vrapin dhe na i bjerrin endrrat.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000762

Botuesi: Onufri

Lule të gabuara, Elvira Dones

“Lule të gabuara” ngjizet nga shtatë tregime, që mund të mendohen edhe si shtatë ditë të një jave shekullore, shtatë ngjyra të një zie shekullore, shtatë nota të një kuje. Jo rastësisht, tregimet i lidh një urë e copëtuar,më saktë: copërat e një ure...
6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Kohë astrale, Dritan Sulçebe

Shtatë njerëz të gjendur rastësisht në qilarin e një lokali nate duke pritur fundin. Shpresat, ëndrrat dhe iluzionet e tyre shpalosin një botë të tërë distopike, nëpër të cilën veprojnë një çetë profetësh të etur për të krijuar një botë të re, por edhe revolucionarë romantikë të frymëzuar nga e kaluara, duke u rrekur të hapin një shteg drejt një shoqërie...
12,88 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Penguin Books

The Gaze, Elif Shafak

An obese woman and her lover, a dwarf, are sick of being stared at wherever they go and so decide to reverse roles. The man goes out wearing make-up and the woman draws a moustache on her face.
17,34 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Vetëm një natë, Uran Butka

Shkrimtari, historiani dhe ish – deputeti i parlamentit shqiptar, Uran Butka, publikon një tregim i shkurtër, të cilin e ka shkruar gjatë periudhës komuniste, kohë në të cilën literatura kundër linjës së Partisë konsiderohej akt tradhtie dhe dënohej.
5,95 CHF
More
Në gjendje