Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Pika drite ne eklips, Zija Cela
  • Pika drite ne eklips, Zija Cela

Pika drite në eklips, Zija Çela

Toena

Zija Çela është ndër të paktët, për shumëçfarë i vetmi, që kalimin nga diktatura në demokraci e bëri të qetë: një fije vazhdimësie konstante, e brendshme, e karakterizon prozën e tij që nga hapat e parë, deri në ditët e sotme. Është zjarri i pashuar që si tundim, si shqetësim dhe brengë, s'pushon së qeni i ndezur.

12,99 
11,69  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pika drite në eklips
Origjinali: Pika drite në eklips
Gjinia: Novela
Autori: Zija Çela
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2012
Fq. 468
Pesha: 0.473 kg.
ISBN: 978-99943-1-842-1

Koment nga autori

Me të hyrë në pjacën e qytetit, sikur ndjemë diçka magnetike. Çuditërisht, disa nisën të na përshëndesnin: "Mirëmbrama! Urime!". Për këtë fjalën e dytë, këtë enigmën turbulluese, mua dhe time shoqeje po na bënin veshët apo çfarë? Aq më tepër që sapo ishim kthyer nga Hasi, ku ishim emëruar.

U bindëm se nuk na bënin veshët, mirëpo s'po bindeshim që nuk ishte ndonjë keqkuptim. Tekefundit, përse më uronin? Më shihnin me një grua përkrahu dhe vetëm tashti, mbas dy vjetësh, po e merrnin vesh se ai letrari i ri (termi tipik i kohës), që kishte bërë një proçkë në Tiranë dhe për këtë e kishin dëbuar dyfish, nga kryeqyteti dhe nga vendlindja, na qenkësh martuar?!...

Po kalonim Kafen e Madhe, kur shohim përballë një shokun e fakultetit, që s'priti të takoheshim, por na e uroi në distancë. "E përse?", e pyeta me ngërçin që na kishte ngecur në grykë. "Si përse?! Për tregimet, pra", tha i çuditur ai.

Çfarë kishte ndodhur? Shtëpia botuese ishte përgjigjur me kohë pozitivisht. Mirëpo në shtëpi, pasi e kishin hapur zarfin, njëri nga vëllezërit i kishte thënë nënës pa lexuar asgjë: "Më duket se Zijai ka dashtë me botue ndonjë libër, por ia kanë kthye. Fshihe në arkën tande dhe mos i kallëzoni atij, se boll e ka që asht atje larg".

I sigurt se tashmë e kisha marrë përgjigjen, redaktori kishte krijuar përshtypjen se, përderisa nuk po ndihej pas atyre vlerësimeve, autori duhej të ishte ose ndonjë kokërr mendjemadhi, ose ndonjë mizantrop që kishte hequr dorë befasisht nga libri i parë. Pastaj mësoi se autori nuk jetonte në Shkodër, por diku në Dibër, në Kukës a Tropojë.

Për të tërhequr vëmendjen, kishte botuar tregime të miat në "Drita", me shpresën se do t'u dilja për zot. Por as në Helshan, as në Krumë nuk e shihnim kund këtë gazetë. Çfarë pamë me sytë tanë, me t'u kthyer nga pjaca, ishte zarfi që nëna e nxori nga arka. E kështu, si ta them, isha bërë apo isha njohur si shkrimtar, pa ditur gjë vetë...

Fragmente nga libri

"A është e mundur që nga tërë ajo mrekulli planetësh e satelitësh, e cila u regjistrua nga astrologët si një ngjarje e rrallë për botën, unë do të mbaj mend përgjithmonë vetëm këtë puthje njerëzore?!

E ku ta dish, ndoshta edhe vetë njeriu është sa një planet dhe, si çdo planet, ka universin e tij. Në universin e atyre dy njerëzve dashuria ishte si një eklips i përjetshëm, që ua mbulonte dhembjet e fatit."

Eklips

"U pre uji në Kthjellë dhe Gjon Bardhi, biri i një fshatari, u nis për të vrarë kuçedrën. Ai shkoi dhe bashkëfshatarët e pritën gjatë. Kot pritën, se Gjon Bardhi nuk u kthye. Mirëpo uji erdhi në fshat. Atëherë njerëzit thanë se kuçedra ishte mundur. Kaluan vite dhe një ditë uji u ndal prapë.

Fshati dërgoi njerëz në mal të shihnin për ujin. Kur u afruan te shpella, dëgjuan ulërima. Ata filluan t'i luteshin kuçedrës, por kuçedra i priti me flakadan, duke nxjerrë nga goja zjarr të madh. Pastaj nuk vonoi, doli në grykë të shpellës. Kur e panë, fshatarët u mahnitën. Gjon Bardhi, që e kishte vrarë dikur kuçedrën, në vend të saj ishte bërë vetë kuçedër..."

Qyrku

"Ke dëgjuar ndonjëherë për ata derrat që përdoreshin dikur në luftë? Në fushat e minuara, më parë se të kalonte këmbësoria, lëshonin derrat. Kafshët e mjera vërshonin përpara me vrap, shkelnin nëpër mina dhe i bënin të pëlcisnin. Ato vërtet i çminon fushat, por hidheshin vetë në erë.

Nganjëherë, një derri të tillë i ngjan edhe ai që, i joshur nga e reja, kuturis të shkelë i pari mbi minat e kërkimit dhe vë veten në rrezik për t'i hapur udhë një turme parazitësh... Hahaaa!"

Ylli i plakave

Komente mbi autorin

"Zija Çela është ndër të paktët, për shumëçfarë i vetmi, që kalimin nga diktatura në demokraci e bëri të qetë: një fije vazhdimësie konstante, e brendshme, e karakterizon prozën e tij që nga hapat e parë, deri në ditët e sotme. Është zjarri i pashuar që si tundim, si shqetësim dhe brengë, s'pushon së qeni i ndezur.

Drita e tij digjet përbrenda personazheve, duke lëshuar diskretshëm shkëndijime edhe gjatë diktaturës, pastaj duke e pushtuar sovranshëm hapësirën demokratike shqiptare. Por pa e kursyer as këtë të fundit, përkundrazi, zhgënjimi dhe protesta shpesh do të buçasin fuqishëm.

Në tërësinë e krijimtarisë së Zija Çelës, sado e largët, megjithatë ndihet prania e një labirinti të ndërlikuar, nganjëherë pa dalje të qartë. Për rrjedhim, autori e vuan si shqetësim të përhershëm ndjenjën që, edhe pos flijimit të zemrës, nuk arrin ta bëjë më dinjitoze botën përreth."

Ali Aliu

"Zija Çela as në kohët më të liga nuk ishte rob i konventave dhe kufizimeve. Arsyeja është e thjeshtë: Zija Çela ishte rritur më shumë dhe ishte më mendjehapur se ç'mund të lejonin kufizimet dhe ndasitë në hapësirën tonë letrare."

Mehmet Kraja

Detajet e librit
9789994318421
9789994318421
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Fytyra dhe maska, Vili Minarolli

Përmbledhja me tregime "Fytyra dhe maska", e shkrimtarit Vili Minarolli, na paraqet, përmes vështrimesh të mprehta, pamje të realitetit tonë bashkëkohor. Gjatë këtyre viteve të ndërtimit të shtetit demokratik, shoqëria u ballafaqua me dukuri e me realitetin e vendeve që kishin fuqizuar me kohë shtetin dhe ekonominë kapitaliste.
5,84  6,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kolerë në kohë të dashurisë, Namik Dokle

Njerëzor në dhimbje dhe pjesë e dhimbjes në greminën e tjetrit,një peizazh shpirti n ë një botë koleriane,ku gjithcka është  e turbullt, mendja, qëndresa,rendja, poezia, e fshehta,dashuria e  përgjysmuar, poetët, fati i njeriut dhe malli... Është nga romanet më  të  mira të letersisë  sonë dhe, pa dyshim, ndër më tronditëset.
12,86  14,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000006

Botuesi: Mitrush Kuteli

E madhe është gjëma e mëkatit (Tat Tanushi i Bubullimës), Kuteli

Ashtu si çdo autor ka kryeveprën e tij, edhe tek Kuteli, rrëfimi "E madhe është gjëma e mëkatit" është kryevepra e kryeveprave të tij. Jo vetëm nga ngjarja dhe filozofia e madhe që mbart ajo, por edhe nga mënyra e të rrëfyerit si askush tjetër apo, figurat artistike e fantastike, stili i të treguarit e gjithçka të përsosur
4,09  4,55 
More
Ne gjendje

Jetë të humbura, Dëfrim Çeka

Gjithçka do te ndryshoje, kur ai njihet rastësisht me një plak të vjetër, i cili duket sikur ka formulën e zgjidhjes për çdo problem. Ndërsa Vali njihet me formulat e plakut të vjetër, zemra e tij fillon te njohe vetëm një zgjidhje, Avin
9,35  10,39 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001339

Botuesi: Te tjere

Dry me qera, Mimoza Erebara

Kur Marina mbushi të tetëmbëdhjetat, lulëzoi aq përnjëherë sa ua mori mendjen të gjithë djemurisë së fshatit. Me grupe ata filluan të rrinin nga lagjja e saj, të gjuanin me gur nëpër tjegulla dhe të prisnin me durim se kur ajo do të dilte në oborr, se kush do të ishte ai fatlum që do ta shihte i pari, dhe akoma më shumë, kë do të shihte ajo.
5,84  6,49 
More
In Stock

Botuesi: Penguin Books

The Gaze, Elif Shafak

An obese woman and her lover, a dwarf, are sick of being stared at wherever they go and so decide to reverse roles. The man goes out wearing make-up and the woman draws a moustache on her face.
15,78  17,53 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000491

Botuesi: OMSCA-1

Shekull tjetër, Visar Zhiti

Visar Zhiti ndërton një mozaik marramendës, ku duket se janë vënë të gjitha me ngjyrat e ndjenjave: dhembja dhe ironia, seksi dhe ëndrra, vuajtja dhe bukuria, gjëmimet e luftës në Ballkan dhe fantazmat, realja e përzier me jorealen duke u bërë më reale, përditshmëria e shpërndarë nëpër kohë, me një denduri dhe harmoni që e a
5,84  6,49 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Penguin Books

The Narrative of Trajan’s Column, Italo Calvino

Italo Calvino was one of the most joyful and imaginative writers of the twentieth century. Here he muses on what the things we leave behind ¬- whether waxworks or ancient graffiti, enigmatic maps or a crumbling Roman column – tell us about the greater truths of the world, space and time.
11,69  12,99 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fishta

Nga një derë tjetër, Durim Taçi

I mungonte krejt germai, jo pika mbi i, e gjithë i-ja ishte këputur fare dhe unë punova me lime një germë tjetër, ù-në e theksuar, i hoqa këmbën e parë. Është interesante ta shikosh të shtypur në makinë tregimin "Shtëpia kolektive", se fjalët ku është e pranishme i-ja, që nuk janë pak në gjuhën shqipe, dukeshin sikur përkuleshin nga era, pika mbi i vinte...
9,35  10,39 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Letrat e mia kredenciale, Besnik Mustafaj

Nëpërmjet këtij librin do të njihni Besnik Mustafajn dhe të vërtetat e tij të çuditshme, që nis me një vizatim burri për fëmijën e dikurshëm dhe ndalet te fotografia e të sotmes kur fëmijën brenda burrit e ka zbehur shkurtimi i kohës që i është dhënë për të jetuar...
11,69  12,99 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000122

Botuesi: Ideart

Gjaku im i erret, Zija Cela

Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
3,37  3,74 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000151

Botuesi: Ideart

Las Varrezas, Zija Cela

Historitë që tregon Zija Çela të befasojnë për nga gjetja e realizimi artistik, si dhe të vënë në mendime. Ai duket se kërkon një lloj të ri lexuesi, deviza e Andre Zhidit "Unë shqetësoj" i përshtatet më së miri prozës së tij.
7,01  7,79 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001362

Botuesi: Toena

Goja e botës, Zija Cela

Ky roman i Zija Celës është vepra e fundit i atij triptikut, që filloi me "Las Varrezas" dhe vazhdoi me "SOS, një buzëqeshje". Një lexues i vëmendshëm do ta ndjente ekzistencën e tij që në leximin e dy të parëve, po ashtu siç e ndien një astrolog mungesën e një ylli të pazbuluar ende, thjesht nga tërheqja e forcës së gravitacionit përreth yjeve tashmë të...
10,52  11,69 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Apokalipsi sipas Shën Tiranës, Zija Çela

Plotmëria, ngjarjet, intensiteti emocional, karakteret, çdo gjë është në ngjitje në "Apokalipsin sipas Shën Tiranës", aq sa paralajmërojnë një shpërthim, i cili edhe vjen. Mirëpo Zija Çela ndjek në finale një ecje të kundërt me traditën letrare, nuk është autori që na çon te vepra, është vepra që na çon tek autori.
10,52  11,69 
More
Në gjendje