Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Vjedhesit e eres, Bahri Myftari
  • Vjedhesit e eres, Bahri Myftari

Vjedhesit e eres, Bahri Myftari

SKU001738
Onufri

Ka shkrimtarë të cilët gjatë jetës së tyre krijuese jetojnë midis krijimit dhe publicitetit, ndërkohë disa syresh i bezdis publiciteti dhe mediat televizive, pasi iu duket sikur u vjedhin heshtjen e nevojshme, iu rrëmbejnë diçka nga thjeshtësia dhe vërtetësia e jetës.

5,35 CHF
4,82 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Vjedhësit e erësTregime e NovelaAutori: Bahri MyftariShtëpia botuese: OnufriViti: 2011fq.224Pesha: 0.29 kgISBN: 978-99956-87-40-3 Mbi librin Ka shkrimtarë të cilët gjatë jetës së tyre krijuese jetojnë midis krijimit dhe publicitetit, ndërkohë disa syresh i bezdis publiciteti dhe mediat televizive, pasi iu duket sikur u vjedhin heshtjen e nevojshme, iu rrëmbejnë diçka nga thjeshtësia dhe vërtetësia e jetës. Te të dytët bën pjesë edhe shkrimtari Bahri Myftari, një shkrimtar që nuk i njeh lëvdatat, i vetëdijshëm për vlerat e tij krijuese, afatgjata. Nga një vështrim i imët që u kemi bërë tregimeve të këtij autori, e themi me bindje të plotë se proza e tij është një nga arritjet e letërsisë sonë të këtyre njëzet vjetëve. Si për nga tematike ashtu edhe për nga cilësia ajo qëndron denjësisht përkrah dy - tre emrave të njohur të prozës sonë. "Shkrimtari shpirtëzon botën" thotë Sartri. Bahri Myftari ka tri dekada që vazhdon të kryejë këtë mision... Ka ecur me guxim e vendosmëri në udhën e një letërsie që merr përsipër barrën të pasqyrojë me përgjegjësi dhe me art kohën, shoqërinë, Bahri Myftri me kontributin si shkrimtar dhe me arritjet e shënuara, bën pjesë në plejadën e shkrimtaëve të shquar. - P. Jorgoni Tregimet e Bahri Myftarit sugjerojnë një dukuri origjinale të prozës sonë bashkëkohore. Kemi të bëjmë me kultivim të krijuesi që vjen nga natyra me talentin e rrëfimtarit. - Dr. K. Petriti Shkrimtari Bahri Myftari është njohës i thellë i realitetit dhe si perceptues i fenomeneve, i ngjarjeve, arrin të krijojë personazhe të spikatura, të larmishme dhe me një botë të pasur shpirtërore. - Teodor Laço Gërshetimi i realizmit të thellë me atë të realizmit magjik aq të njohur te shkrimtari i madh Markezi, e gjejmë shpesh dhe lumturisht edhe te tregimtari ynë. - Vath Koreshi.

Detajet e librit
SKU001738
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Pusulla të verdha, Vera Bekteshi

Një rrëfim në vetë të parë, i gërshetuar me përjetime personale, ky libër u kushtohet personave me aftësi ndryshe dhe sfidave të tyre në një shoqëri ende skematike dhe përjashtuese për të ndryshmin.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Univers

Emma, Ersilja Çeli

Një pistoletë! Ç’donte pistoleta në shtëpinë e tij? Pse i shfaqej pikërisht tani që ai e donte aq pak jetën? Ai nuk kishte prekur armë me dorë në jetën e tij. Arma e tij ishte bisturia që luftonte vdekjen dhe jepte jetë. Ndërsa pistoleta luftonte jetën dhe jepte vdekje. Ai po mbante vdekjen në dorë. Mos ndoshta ajo ishte shfaqur për të pikërisht në këto...
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Flutura mes gjinjve, Mira Meksi

Shkrimi i Mira Meksit është një nga shembujt e shkëlqyer të investigimit letrar, të tejkalimit të rrëfimit tradicional dhe të krijimit të një tregimi të ri në letërsinë shqipe ku gërshetohen elemente të esesë, realizmit magjik dhe tregimit neofantastik.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Zonja nga Parga, Enver Kushi

“ Isha vetëm 16 vjeç e nuk mbaj mend veç shi dhe ulërima erërash që të tromaksnin. Dukej që Parga lëngonte pa gjetur derman”, janë fjalët e zonjës plakë tani kur është në muzgun e jetës duke kujtuar vitet e errëta të gjenocidit grek mbi shqiptarët e këtyre anëve.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Jetë burgu, Fatos Lubonja

Në këtë pikë të rrugëtimit mendoj se të gjitha këto histori i kam shkruar për t’i pranuar si të miat, si pjesë të vetes sime “të vërtetë” ato rroba dhe ato vuajtje që i kam refuzuar me aq ngulm në krye të herës; për të kuptuar se çeltira ku na duket se do të gjejmë veten tonë të vërtetë duke ecur, për kënaqësinë e trupit dhe shpirtit, me një kuptim jete...
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Më përfytyrohesh, Anisa Markarian

Përmbledhja me tregime “Më përfytyrohesh...” pasqyron jo vetëm botën e brendshme të autores, humorin e saj të hollë, aftësinë e vëzhgimit kritik dhe të zbërthimit të psikologjisë së personazheve, por edhe shqetësimet e një qytetareje, artisteje e profesionisteje, që jeton me epokën e saj.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kohë astrale, Dritan Sulçebe

Shtatë njerëz të gjendur rastësisht në qilarin e një lokali nate duke pritur fundin. Shpresat, ëndrrat dhe iluzionet e tyre shpalosin një botë të tërë distopike, nëpër të cilën veprojnë një çetë profetësh të etur për të krijuar një botë të re, por edhe revolucionarë romantikë të frymëzuar nga e kaluara, duke u rrekur të hapin një shteg drejt një shoqërie...
12,52 CHF 13,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Muza

Muza e ligë, Emilian Shabani

Në rutinën plot zhurmë e rrëmujë të Manhatanit, spikaste sjellja e dashur e një mjeku autopsie që shëtiste me një tufë trëndafilash të bardhë në dorë. Por këto lule nuk mund ti nuhaste kushdo. Ata marrës fatlumë do të kishin bekimin e përjetësisë dhe mallkimin që, me sy hapur, të shihnin se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së ëmbël të doktorit.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Biblioteka futuriste, Arben Dedja

Ky libër i disatë i Arben Dedjes (që rreket gjithmonë – nuk e dimë se me sa sukses – të mos bëhet i mërzitshëm) i referohet pritshmërisë: është cit vetëm me tekste për t’u përdorur si të pasme kopertinash librash imagjinarë, që mbase nuk do të shkruhen kurrë – bile më e mundshme është të mos shkruhen kurrë – po ku i dihet?
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Klubi Karavasta, Maks Velo

Ishte e vështirë të përcaktoje se çfarë ishte. Nuk mund ta quaje as fshat, as qytezë. E quanin fermë, po as fermë tamam nuk ishte, më shumë ishte një pjesë ferme, domethënë vetëm pallatet e fermës; vetëm pallatet, kurse drejtoria, shkolla, infermieria ishin më vete diku nga fusha.
2,89 CHF 3,21 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2093

Botuesi: Onufri

Tregime, Martin Camaj

Kur Koliqi botonte më 1958 shënimet e veta për artin e Martin Camajt, pohonte me admirim se "atij, edhe padashtas i shkon syni ke brumi njerzuer". Cilësimi "padashtas" i themeluesit të prozës moderne shqipe, e posaçërisht në traditën e prozës letrare gegnisht, përcjell me shumë saktësi edhe tiparin më të qëndrueshëm të Camajt prozator.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Teposhte, Herta Müller

Vëllimi me tregime Teposhte është vepra e parë e nobelistes Herta Müller. Këto tregime janë kryesisht autobiografike, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje