Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Purgatori, Tomás Eloy Martínez
  • Purgatori, Tomás Eloy Martínez

Purgatori, Tomás Eloy Martínez

Dituria

Emilia Dupuji përballet me të shoqin, Simon Kardoson, në restorantin Trudy Tuesday, 30 vjet pasi ai ka vdekur. Kështu fillon Purgatori, vepra e fundit dhe shumë afër jetës personale e njërit prej romancierëve më të mëdhenj latinoamerikanë, Tomás Eloy Martínez.

10,70 CHF
9,63 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Purgatori
Origjinali:
Kategoria: Roman
Autori: Tomás Eloy Martínez
Shqipëroi: Flavia Kaba
Botues: Dituria
Data e botimit: Mars 2023
Fq: 256
Pesha: 0.3 kg
ISBN: 978-9928-366-59-7
This book is in Albanian

Mbi librin
Emilia Dupuji përballet me të shoqin, Simon Kardoson, në restorantin Trudy Tuesday, 30 vjet pasi ai ka vdekur. Kështu fillon Purgatori, vepra e fundit dhe shumë afër jetës personale e njërit prej romancierëve më të mëdhenj latinoamerikanë, Tomás Eloy Martínez. Simoni, hartograf si edhe e shoqja, u zhduk në dimrin e vitit 1976, ndërsa po hidhnin në hartë një rrugë fshati në Argjentinë. Ai është një nga mijëra desaparecidos, të zhdukurit e regjimit ushtarak:  i arrestuar, torturuar, ekzekutuar si “subversiv” nga junta ushtarake argjentinase.
Me gjithë pengesat që i krijon i ati, mbështetës i ushtrisë dhe bashkëpunëtor në mizori, Emilia vazhdon ta kërkojë Simonin në Argjentinë, Brazil, Venezuelë, Meksikë e SHBA. Por, a është ai Simoni i vërtetë, apo është veç një fantazmë e krijuar nga refuzimi i Emilias ndaj vdekjes së tij?  
Në duart e Martínezit, kjo histori dashurie dhe fantazmash shndërrohet në një alegori për historinë politike dhe paaftësinë e një shteti për të integruar të shkuarën e vet me të tashmen. Përmes kërkimit të Emilias, rrëfyesi i bën jehonë pyetjes së vazhdueshme të një vendi të tërë: si ndodhi kjo, si ishte e mundur? Si mund të vazhdojmë të jetojmë sot, kur e gjithë kjo ndodhi dje, para syve tanë? Si mund t’i kthejmë zhdukjet në dukje, në realitet faktik, në njohjen e historisë sonë të turpshme? Si mund t’i dallojmë fantazmat e të gjallëve nga fantazmat e të vdekurve?

Detajet e librit
9789928366597
9789928366597