Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Një kufomë në bibliotekë, Agatha Christie
  • Një kufomë në bibliotekë, Agatha Christie

Një kufomë në bibliotekë, Agatha Christie

Dituria

Mes thashethemeve që përmbytin fshatin për “skandalin”, ajo ngre një kurth të zgjuar për të kapur një vrasës të pamëshirshëm.

8,92 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një kufomë në bibliotekë
Kategoria: Roman
Autori: Agatha Christie
Perktheu: Enkeleida Ferollari
Botues: Dituria
Data e botimit: 4 maj 2023
Fq. 220
Pesha: 0.350 kg
ISBN: 978-9928-366-64-1
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Shën Mari Med, një mëngjes i zakonshëm. Të paktën derisa kolonel Bantri dhe gruaja e tij, Dolli, zgjohen me ngut nga një shërbëtore e tmerruar, e cila vjen për t’i njoftuar se në bibliotekën e shtëpisë është gjetur trupi i një gruaje të panjohur, veshur me fustan mbrëmjeje!

Nuk është thjesht trupi, në fakt, është kufoma e saj! Kush është kjo grua e re? Si arriti deri në bibliotekë? Kush e vrau?


Askush nga banorët e shtëpisë nuk e njeh viktimën, as e ka takuar ndonjëherë, po atëherë si shpjegohet vrasja dhe gjetja në atë vend? Policia, e thirrur aty për aty, nis hetimin, por edhe kësaj here do të jetë zonjusha e këndshme Marpëll, shoqe e hershme e të zonjës së shtëpisë, që, me syrin e pagabueshëm dhe kthjelltësinë e saj, do të hedhë dritë në zonat më të thella e të fshehta të shpirtit njerëzor dhe do të zgjidhë çështjen.

Mes thashethemeve që përmbytin fshatin për “skandalin”, ajo ngre një kurth të zgjuar për të kapur një vrasës të pamëshirshëm.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928366641
ean13
9789928366641
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: SARAS

Portreti i Belinit, Jason Goodwin

Nëse doni vërtet të merrni arratinë nga kjo botë e sotme, e ftohtë dhe e mërzitshme, ky është libri që ju çon në një tjetër botë. Aq sa është një roman letrar dhe trillim historik, aq edhe një mister. Hetimi i shpie këta detektivë mendjemprehtë, guximtarë dhe tërheqës, në Venecia, ku lexuesit fatlumë përjetojnë një periudhë të magjishme të historisë së...
11,89 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Celulari, Stephen King

Qytetërimi nuk mbaron me një "bam" apo me një dridhje. Mbaron me një zile në celular. Ajo çka ndodhi pasditen e një tetori u quajt Puls, një sinjal që iu dërgua çdo celulari në gjendje pune, çka bëri që marrësi i telefonatës të kthehej.
9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Një familje thuajse e përsosur, Jane Shemilt

Xheni është një mjeke e suksesshme familjeje, nënë e tre fëmijëve adoleshentë, e martuar me një neurokirurg të famshëm. Por, kur vajza e saj më e vogël, Naomi pesëmbëdhjetëvjeçare, nuk kthehet në shtëpi pas shfaqjes teatrale në shkollë, jeta e përsosur që Xheni kujtonte se kishte ndërtuar, zë e shkërmoqet.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Shantaram, Gregory David Roberts, vol. 1

Rrugëtimi i Linit ndërthuret me luftën, burgun, torturat, vrasjet dhe një sërë tradhtish të mistershme e të përgjakshme. Geto mes flakëve dhe hotele me pesë yje, dashuri romantike dhe vuajtje në burg, beteja mes bandash kriminale dhe filma të Bollivudit, të gjitha këto pasqyrojnë botën dhe eksperiencën njerëzore të përshkruar më së miri në këtë vepër...
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Vajza e dikurshme, J. P. Delaney

E dëshpëruar për të gjetur një vend për të jetuar, Ema përfundon në shtëpinë e rrugës "Folgejt". Shtëpia është vërtet një mrekulli: dizajn minimalist, ku ndërthuren xhami, guri i lëmuar dhe tavanet e varura. Por, arkitekti i mistershëm që e ka ndërtuar, ngulmon se banorët duhet të jetojnë sipas disa rregullave të rrepta.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ditë të ethshme, Sandra Brown

Sapo merr lajmin që vëllai i saj i vogël ka kryer vetëvrasje, Sajre Linçi lëkundet në vendimin që kishte marrë për të mos u kthyer më kurrë në Destini, qytetin e vogël të Luizianës, ku lindi e u rrit. 
9,41 CHF
More
Ka mbaruar

Manastiri i nemur, Peter Haines

Në një krahinë të largët të Anglisë, në një fshat të veçuar ndodhin një sërë ngjarjesh të pazakonta që tërheqin vëmendjen e qeverisë; drita që shfaqen herë pas here në qiell, një makinë policie që ndahet përgjysmë në mënyrë të mistershme dhe një i ftohtë i pazakontë për stinën që mbulon fshatin.
6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2500

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hijet e Greit, E. L. James

Kur studentja e letërsisë, Anastasia Still, shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm, Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.
14,86 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Puthja e Amazonës, Mira Meksi

Një thriller fantastik ku bashkohet e shenjta e tatuazhit të Alefit dhe brirëve të demit të Kretës, magjia e një varëseje kamé të stërlashtë me kumte pellazge, mugujt e mitologjisë greke dhe tmerri i pandemisë Covid-19 – gjithçka për të zbuluar përjetësinë e thelbit të ekzistencës njerëzore, nga pena mjeshtërore e autores së romanit të suksesshëm “Kutia e...
8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Bashkëpunëtori, John Grisham

Kajl Mekavoji zotëron një mendje juridike të shquar. I pashëm dhe i dashur, ai ka një të ardhme të ndritshme. Por ka edhe një të fshehtë të errët, që mund t'ia shkatërrojë ëndrrat, karrierën, madje dhe jetën.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Mbramja e ditëve, Sylvia Browne, Lindsay Harrison

Aty rreth vitit 2020 në të gjithë globin do të përhapet një sëmundje e ngjashme me pneumoninë, e cila do të godasë mushkëritë dhe tubat bronkialë, duke u rezistuar të gjitha terapive të njohura. Por edhe më e habitshme se sëmundja në fjalë do të jetë fakti se ajo do të zhduket në mënyrë të befasishme sikurse edhe do të vijë, për t'u rishfaqur sërish pas...
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Imperium, Robert Harris

Ngritjen e përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon Robert Harris në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq të mbështëtur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe tjetër të Romës së lashtë. 
9,91 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000075

Botuesi: Botimet Dudaj

Vdekje në Nil, Agatha Christie

Qetësia e një udhëtimi përgjatë lumit Nil shprishet befas nga zbulimi i tmerrshëm se Linete Rixhuei ishte goditur me një plumb në kokë. Ishte e re, moderne dhe shumë e bukur. Një vajzë që kishte gjithçka... deri në çastin që humbi jetën.
7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000078

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje makabre, Agatha Christie

Një vrasës serial gjendet i lirë dhe priret t'i kryejë vrasjet sipas rendit alfabetik. Dhe, si një kartëvizitë makabre, lë pranë trupit të çdo viktime një guidë ABC të orareve të trenave, të hapur në faqen në të cilën ndodhet emri i vendit ku është kryer vrasja.
7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Dëshmitari i akuzës, Agatha Christie

Aventurat më interesante të Herkul Puarosë, detektivit shtatshkurtër belg, me "qelizat gri" të pagabueshme; të mis Marpëllit, plakës simpatike e beqare të pasionuar pas historive të krimit; të Parker Pajnit misterioz, njeriut që është në gjendje të zgjidhë të gjitha problemet, janë përfshirë në këtë përmbledhje me tregime të shkurtra të Agatha Christie.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vrasje në Orient Ekspres, Agatha Christie

Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i prakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Zonja e krimit, Agatha Christie

Tregimet më të zgjedhura nga Agatha Christie, autores më të famshme të librave të verdhë, mjeshtres së ndërtimit të enigmave të pabesueshme policore që e tërheqin lexuesin si me magnet.
5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Funeralet janë të rrezikshme, Agatha Christie

Ky është pa dyshim një nga romanet më tërheqëse të Agatha Christie – s, që të mban me frymën pezull deri në faqen e fundit, me dëshirën për të marrë vesh misterin që fshihet në historitë e familjes Ebernith, në vdekjen e plakut Riçard dhe në atë të Korës.
7,93 CHF
More
Në gjendje