Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Tri gratë e një burri, Tarryn Fisher
  • Tri gratë e një burri, Tarryn Fisher

Tri gratë e një burri, Tarryn Fisher

Living

Nëse nuk bëhen pyetje, nuk lëndohet askush. Për pak kohë gjithçka shkoi mirë... derisa E Enjtja gjeti një copë letër me një emër...

11,89 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tri gratë e një burri
Origjinali: The Wives
Gjinia: Roman
Autori: Tarryn Fisher
Shqipëroi: Diana Çuli
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2022
Fq. 260
Pesha: 0.402 kg
ISBN: 978-9928-338-28-0
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Supozohej të ishte e lehtë. E Enjtja do ta ndante bashkëshortin, Setin, me dy gra të tjera, të Hënën dhe të Martën, të cilat nuk i kishte takuar kurrë dhe nuk dinte asgjë për to. Nëse nuk bëhen pyetje, nuk lëndohet askush. Për pak kohë gjithçka shkoi mirë... derisa E Enjtja gjeti një copë letër me një emër... emrin e vërtetë të Së Hënës, dhe një adresë. Tani E Enjtja nuk mund të ndalet. Dëshiron të dijë më shumë për këtë grua: kush është ajo? Si është? Çfarë shikon burri i saj tek ajo? Ndërkohë, sajon një takim me Të Martën, për të mësuar më shumë detaje për atë martesë, për të cilën kishte rënë dakord që në fillim. Sa më shumë që mëson për gratë e të shoqit, aq më shumë kupton se Seti nuk është burri që ajo mendonte.
Ndërsa më shumë detaje dalin në dritë, del në pah edhe arsyeja pse Seti nuk donte që gratë të takoheshin me njëra-tjetrën. Një arsye e fortë.
Një arsye që së Enjtes nuk ia kishte marrë mendja kurrë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928338280
ean13
9789928338280
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

E fshehta e sëndukut spanjoll, Agatha Christie

Si gjithmonë, personazhi i Herkul Puarosë të mban në ankth deri në fund, duke hamendësuar se si do të jetë zgjidhja e misterit. Shumë herë kujton që e di përgjigjen... por jo të vërtetën.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2521

Botuesi: Tirana Times

Paniku, Paul Erdman

Paul Emil Erdman ishte një nga shkrimtarët kryesorë të biznesit dhe financave në Shtetet e Bashkuara, që u bë i njohur me romanet e tij të bazuar mbi tendencat monetare dhe faktet historike në lidhje me probleme komplekse të financave ndërkombëtare.
9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Celulari, Stephen King

Qytetërimi nuk mbaron me një "bam" apo me një dridhje. Mbaron me një zile në celular. Ajo çka ndodhi pasditen e një tetori u quajt Puls, një sinjal që iu dërgua çdo celulari në gjendje pune, çka bëri që marrësi i telefonatës të kthehej.
9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2683

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije me te erreta, E. L. James, vol. 2

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.
14,86 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Putzi - Pianisti i Hitlerit, Thomas Snégaroff

Tregtar arti në Nju Jorkun bohemian të viteve 1910, muzikant kur mundej, Ernst Hanfeshtengel u bë dhjetë vjet më vonë njeri i afërt dhe pianist i Hitlerit. Ky burrë ekstravagant që ngjalli xhelozinë e nazistëve, ishte magjepsur nga shefi i tyre të cilit i fali para, familje dhe meloditë e Vagnerit ditë e natë.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Besnikja, libri i tretë, Veronica Roth

Shoqëria e mbështetur te grupimet ku besonte dikur Tris Prajëri po shpërbëhet... e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati.
9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

I dyshuari X, Keigo Higashino

Si në një lojë shahu ku çdo lëvizje është një vëzhgim i hollë i psikologjisë së kundërshtarit, romani “i dyshuari X” është një thriller me një suspensë dhe një finesë unike.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Pakoja, Sebastian Fitzek

Shumë, shumë larg, prapa maleve të fjalëve, larg prej vendeve zanore dhe bashkëtingëllore, atje jetonin tekstet e verbëra. Madje edhe tregimi i gjithëfuqishëm nuk ka asnjë kontroll mbi verbërinë. Ndarazi ata jetonin në të djathtë të bregut të semantikës, suaj. Madje edhe tregimi i gjithëfuqishëm nuk ka asnjë kontroll mbi verbërinë. 
10,80 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Në duart e askujt, Gianni Palagonia

Në vitin 2007, polici Palagonia shfaqet për herë të parë si shkrimtar me romanin e tij HESHTJA, i kthyer menjëherë në Bestseller. Më pas vijnë: Në DUART E ASKUJT dhe SHQIPONJA DHE OKTAPODI. Të tre librat tregojnë në formën e romanit jetën e vërtetë të autorit.
13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

E veçanta e dhjetorit, Donald Ryan

Kjo histori, sa e ëmbël, aq dhe e hidhur, na kujton se në jetë jemi të rrethuar nga shpirtra të thjeshtë, të cilët shpesh janë më të thellë e më të mençus se ç’mund të mendojmë.
7,93 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2669

Botuesi: Dituria

Procedura, Harry Mulisch

Ky roman i Harry Mulisch, tashmë i njohur si mjeshtër i fjalës në gjithë botën, është një traktat i vështruar në një perspektivë letrare: krijimi i jetës nga lënda e pajetë.
6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: SARAS

Treni i nates, Martin Amis

Detektivja Majk Hulihën rrëfen detyrën që i kanë ngarkuar si detektive të zbulojë një vetëvrasje dhe ndërkohë parashtron edhe rrugëtimin e jetës së saj që ka kaluar në peripeci të dhembshme, që nga dhunimi seksual tek ai fizik.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fenix

Interpretimi i vrasjes, Jed Rubenfeld

Në anën tjetër të qytetit, në një apartament luksoz që e shihte nga lart qytetin, një vajzë e re dhe jashtëzakonisht tërheqëse, gjendet e varur në llampadar, e rrahur me fshikull, e sakatuar dhe e mbytur. Ditën tjetër, një bukuroshe tjetër, një trashëgimtare rebele, që përçmonte njëkohësisht shoqërinë e lartë dhe prindërit e saj më pak aventuroz, për pak...
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Kryengritësja, libri i dytë, Veronica Roth

Një zgjedhje mund të të shndërrojë ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka rrjedhimet e saj. Ndërkohë që në të gjitha grupimet lindin trazira, Tris Prajëri vazhdon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit që do dhe veten, teksa përballet me pyetjet që e mundojnë rreth dhimbjes, faljes, identitetit e besnikërisë, politikës dhe dashurisë.
9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Binjakja e heshtur, S. K. Tremayne

Kur njëra nga vajzat e tyre binjake identike, Lidia, vdes në një aksident, Engusi dhe Sara Murkrofi shpërngulen në një ishull të braktisur të Skocisë, me shpresën se do të mund të rindërtojnë jetën e tyre të shkatërruar.
9,91 CHF
More
Në gjendje