• Banner

Memento mori, Doros Antoniadis

Ky është një triller policesk me sfond Greqinë moderne, me pleksjen e ngjarjeve të shkuara dhe ato momentale, me me një shkrim plot tension dhe dramacitet, që do të ju mbaj pezull deri në faqen e fundit. 

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Memento mori

Origjinali: Memento mori

Gjinia: Roman

Autori: Doros Antoniadis

Shqipëroi: Kleo Lati

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2021

Fq. 271

Pesha: 0.382 kg

ISBN: 978-9928-292-79-7

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Mbi librin

“Memento Mori është një shprehje latine nga Roma e lashtë, që do të thotë “Kujtohu se do vdesësh”. Kur një gjeneral kthehej fitimtar nga një betejë, i joshur nga lavdia dhe nderi që merrte nga turma, zakonisht mendja e tij fluturonte, ia merrte era. Për këtë arsye, ndërkohë që hynte në qytet për atë që quhej Triumf, i vinin një skllav pas karrocës së tij për t’i kujtuar vazhdimisht se është vdekatar dhe se në një moment ai do vdesë.”

“E vetmja gjë që dua në këtë çast është të fle një gjumë pa ëndrra dhe kur të zgjohem të mos mbaj mend asgjë.”

Një fëmijëri e vështirë gjithmonë lë shenja të pashlyeshme te të rriturit. Sidomos në rastet e bullizmit, te viktimat lindë një etje e pasosur për fuqizim dhe hakmarrje. Ky është rasti i vrasësit në romanin policor “Memento Mori”. 

Aleksandro Sergo është viktima që ka përzgjedhur vrasësi, por çfarë i ka bërë ai?! Lojërat-enigma do të na shoqërojnë deri në fund, bashk me zgjidhjet e tyre që vijnë nga Petro Eleftheriadhi, polic në Departamentin e Vrasjeve. Mirëpo kush e spiunon Petron? Si e zbulon vrasësi që Petro e ka zgjidhur enigmën, për të ia nisur më pas enigmën e rradhës? Ka ndonjë tradhëtar në rrethin e Petros apo bëhet fjalë krejtësisht për diçka tjetër?! 

Ky është një triller policesk me sfond Greqinë moderne, me pleksjen e ngjarjeve të shkuara dhe ato momentale, me me një shkrim plot tension dhe dramacitet, që do të ju mbaj pezull deri në faqen e fundit. 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292797
ean13
9789928292797
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Nuk duhet të fle, S. J. Watson

Kujtesa na përkufizon. Atëherë, çdo të ndodhte sikur të humbisje kujtimet e tua sa herë që fle? Emri yt, vetvetja, e kaluara jote, edhe njerëzit që do, të gjitha të harruara brenda natës. Dhe i vetmi njeri të cilit i beson, ndoshta po të tregon vetëm gjysmën e historisë. Mirë se erdhe në jetën e Kristinës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

E panjohura e Senës, Guillaume Musso

Një natë dhjetori me mjegull, një grua e re nxirret nga lumi Senë pranë Urës së Re. Lakuqiq, me amnezi, por e gjallë. Shumë e tronditur, ajo dërgohet në infermierinë e komisariatit të policisë së Parisit... nga ku arratiset pas disa orësh...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Burgu, Georges Simenon

Vrasja e motrës është bërë për xhelozi ndaj burrit, për të cilën gruaja kishte kohë që e dinte apo për xhelozi ndaj të dashurit tjetër që ishte i përbashkët për të dyja motrat dhe që të dyja e dinin më herët?!

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Manastiri i nemur, Peter Haines

Në një krahinë të largët të Anglisë, në një fshat të veçuar ndodhin një sërë ngjarjesh të pazakonta që tërheqin vëmendjen e qeverisë; drita që shfaqen herë pas here në qiell, një makinë policie që ndahet përgjysmë në mënyrë të mistershme dhe një i ftohtë i pazakontë për stinën që mbulon fshatin.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rojtari i farit, Camilla Lackberg

Legjenda popullore thotë se aty sillen shpirtrat e të vdekurve, por kjo nuk e turbullon aspak, përkundrazi në atë vend aq të vetmuar, ku vështrimi të kap vetëm shkëmbinj e det të kripur, Enit i pëlqen të mendojë që fantazmat kanë qëndruar aty për t’i bërë shoqëri. 

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Neraida

Ditën kur ngriu lumi, Stavros Hristodulu

Jetë paralele, të cilat rastësisht takohen në kufijtë e realitetit të ri athinas. Një e ve gjashtëdhjetëvjeçare që ka lidhje erotike me hungarezin, gruaja e tij me të cilën ai ka një djalë, pasardhësi i një familjeje të fuqishme politike, që ka marrëdhënie me piktorin, një agjent policie dhe një tip i errët i botës së krimit janë personat kyç në një lojë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Muza e errët, Armin Ohri

Berlin, 1865. Qyteti rënkon nën peshën e vapës dhe qytetarët ndjekin me frike dhe kërshëri rastin e fundit kriminal: thuhet se profesori Boto Golc paska vrarë në mënyrë barbare një prostitutë të rastit.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Puthja e Amazonës, Mira Meksi

Një thriller fantastik ku bashkohet e shenjta e tatuazhit të Alefit dhe brirëve të demit të Kretës, magjia e një varëseje kamé të stërlashtë me kumte pellazge, mugujt e mitologjisë greke dhe tmerri i pandemisë Covid-19 – gjithçka për të zbuluar përjetësinë e thelbit të ekzistencës njerëzore, nga pena mjeshtërore e autores së romanit të suksesshëm “Kutia e...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Rruga e së keqes, Robert Galbraith

Një pako misterioze i dorëzohet Robin Elakotit. Vajza mbetet e tronditur kur zbulon se në pako gjendet këmba e prerë e një gruaje. Hetuesi privat Kormoran Strajk, shefi i saj, befasohet më pak, por është po aq i alarmuar. Vetëm katër njerëz, që janë pjesë e së kaluarës së tij, mund të jenë përgjegjës.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ku është Ana, Biagio Proietti, Diana Crispo

Karlo dhe Ana Ortese janë një çift i ri pa fëmijë. Ata jetojnë në një apartament modest në Romë: ai është librar dhe troket derë më derë për të shitur libra, ajo punon në një kompani ndërtimi. Ata e duan njëri tjetrin, të paktën kështu mendon Karloja, derisa një pasdite të ftohtë dhjetori Ana zhduket pa lënë asnjë gjurmë, në mënyrë misterioze.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)