Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Shantaram, Gregory David Roberts, vol. 2
  • Shantaram, Gregory David Roberts, vol. 2

Shantaram, Gregory David Roberts, vol. 2

Te tjere

Rrugëtimi i Linit ndërthuret me luftën, burgun, torturat, vrasjet dhe një sërë tradhtish të mistershme e të përgjakshme. Geto mes flakëve dhe hotele me pesë yje, dashuri romantike dhe vuajtje në burg, beteja mes bandash kriminale dhe filma të Bollivudit, të gjitha këto pasqyrojnë botën dhe eksperiencën njerëzore të përshkruar më së miri në këtë vepër madhështore.

1 700 Lekë
1 530 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shantaram, vëllimi i dytë
Origjinali: Shantaram
Gjinia: Roman
Autori: Gregory David Roberts
Shqipëroi: Blendi Lami
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2018
Fq. 614
Pesha: 0.678 kg.
ISBN: 978-9928-21-633-5

Mbi librin

"Vetëm pas një kohe të gjatë e pasi shëtita botën mbarë, arrita të mësoja se ç'është dashuria, fati dhe zgjedhjet që bëjmë në jetë. Ama, për të kuptuar thelbin e vërtetë të këtyre gjërave, më mjaftoi vetëm një çast, pikërisht atëherë kur më kishin lidhur me zinxhirë pas një muri e po më torturonin."

Kështu fillon kjo histori magjepsëse, e cila vjen nga bota kriminale e Bombeit të sotëm. Lini, një i dënuar që arratiset nga një burg i sigurisë së lartë në Australi, përfundon në rrugët gumëzhitëse të një qyteti që i jep mundësinë të bëhet i padukshëm.

Ai dhe Prabakeri, udhërrëfyesi dhe miku i tij besnik, depërtojnë në shoqërinë e fshehtë të Bombeit, të mbushur me lypsarë e mafiozë, prostituta e shenjtorë, gangsterë e aktorë, indianë e mërgimtarë, të cilët kërkojnë në këtë vend të mrekullueshëm, atë që nuk mund ta gjejnë gjetkë.

Rrugëtimi i Linit ndërthuret me luftën, burgun, torturat, vrasjet dhe një sërë tradhtish të mistershme e të përgjakshme. Geto mes flakëve dhe hotele me pesë yje, dashuri romantike dhe vuajtje në burg, beteja mes bandash kriminale dhe filma të Bollivudit, të gjitha këto pasqyrojnë botën dhe eksperiencën njerëzore të përshkruar më së miri në këtë vepër madhështore, e cila ka në zemër dashurinë e zjarrtë për Indinë.

Bazuar në historinë e vërtetë dhe jetën e autorit, ky roman është pa dyshim prezantimi i parë i denjë i një zëri të jashtëzakonshëm në letërsi.

Detajet e librit
Te tjere
9789928216335
9789928216335
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Avokati i Djallit, Morris L. West

Në çastin kur merr vesh se një kancer nuk i lë më shumë se disa muaj jetë, Imzot Meredithi, prelat anglez i Kurisë romane, është ngarkuar nga Vatikani me një hetim të vështirë, që ai duhej ta bënte në një fshat të mjerë të Kalabrisë, lidhur me një personazh të mistershëm, të pushkatuar nga partizanët në fund të luftës.
675 Lekë 750 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Putzi - Pianisti i Hitlerit, Thomas Snégaroff

Tregtar arti në Nju Jorkun bohemian të viteve 1910, muzikant kur mundej, Ernst Hanfeshtengel u bë dhjetë vjet më vonë njeri i afërt dhe pianist i Hitlerit. Ky burrë ekstravagant që ngjalli xhelozinë e nazistëve, ishte magjepsur nga shefi i tyre të cilit i fali para, familje dhe meloditë e Vagnerit ditë e natë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Klubi i Bakllavasë, Jason Goodwin

Tre të rinj italianë, ende të papjekur e në politikë, me qëndrimin e tyre liberal donin që Italia të futej në rrjedhën e ndryshimeve, pa sundues autoritarë, veçanërisht atë të papës dhe të kishës. Për këtë, ata shkojnë në këtë qytet ku ndihen më të sigurtë dhe njëkohësisht kanë marrë urdhrin për të vrarë një princ polak.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Froni prej xhami, Sarah J. Maas

Mirëpo në kështjellë lëvrin diçka e keqe dhe ajo duhet ta heqë qafe. Kur konkurrentët e saj fillojnë të vdesin në mënyrë misterioze, një nga një, përpjekjet e Selenës për liri kthehen në një luftë për mbijetesë dhe në një kërkim të dëshpëruar për të çrrënjosur të keqen përpara se të shkatërrojë botën e saj.
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2795

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije te cliruara, E. L. James, vol. 3

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Origjina, Dan Brown

Robert Langdon, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qenë i pranishëm në një njoftim madhor – paraqitjen e një zbulimi që "do të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e shkencës".
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbytja, Camilla Läckberg

Ndërsa nga akulli përgjatë bregut peshkohet trupi i një miku të vjetër të Kristianit, i zhdukur në mënyrë misterioze tre muaj më parë, inspektori Patrik Hedstrom bindet që mes dy episodeve ka një lidhje dhe nis të hetojë. Ndërkohë Erika, në pritje të mundimshme të binjakëve, vendos të ndjekë një pistë krejt të sajën. Kush më mirë se ajo e njeh...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Porosia e tetë, Anne Holt

Kryeprokurori Sigurd Halvorsrudi ka vënë duart mbi fytyrë. Para tij, mbi dysheme, gjendet bashkëshortja, koka e ndarë nga trupi dhe këmisha blu e Halvorsrudit është tërë njolla të errëta, njolla gjaku. Por komisarja Hana Vilhelmseni nuk dëshiron të marrë vendime të parakohshme.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Vrasja e fundit, Anne Holt

Pas romanit "Atë që meriton" të botuar vitin që shkoi, botimet IDK sjellin romanin e ri të Anne Holt, "Vrasja e fundit", me të cilin ajo konfi rmohet si një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të letërsisë së sotme skandinave, aq të suksesshme sot në mbarë botën.
855 Lekë 950 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Living

Shantaram, Gregory David Roberts, vol. 1

Rrugëtimi i Linit ndërthuret me luftën, burgun, torturat, vrasjet dhe një sërë tradhtish të mistershme e të përgjakshme. Geto mes flakëve dhe hotele me pesë yje, dashuri romantike dhe vuajtje në burg, beteja mes bandash kriminale dhe filma të Bollivudit, të gjitha këto pasqyrojnë botën dhe eksperiencën njerëzore të përshkruar më së miri në këtë vepër...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje