- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Miku i tij i afërt Aztbacher është ftuar në takim dhe nëpërmjet syve të tij, ne mësojmë edhe më shumë për Regerin - vdekjen tragjike të së shoqes, mendimet e tij vetëvrasëse dhe për rrjedhojë arsyen e vërtetë të takimit.
Titulli: Mjeshtra të vjetër
Gjinia: Roman
Autori: Thomas Bernhard
Shqipëroi: Doriana Gedaj
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2020
Fq. 204
Pesha: 0.235 kg
ISBN: 978-9928-323-05-7
1. Letërsia botërore 2. Letërsia austriake 3. Thomas Bernhard 4. Admira Poci
Mjeshtrat e vjetër është një rrëfim djallëzisht argëtues për miqësinë mes dy njerëzve në moshë madhore. Për gati tridhjetë vite, Regeri, kritik muzike, është ulur në të njëjtin stol përballë një vepre Tintorettos në muzeumin vjenez të artit, ndërsa mendonte si t'i kundërvihej shoqërisë bashkëkohore, miqëve të tij, artistëve, motit, deri edhe banjave publike. Miku i tij i afërt Aztbacher është ftuar në takim dhe nëpërmjet syve të tij, ne mësojmë edhe më shumë për Regerin - vdekjen tragjike të së shoqes, mendimet e tij vetëvrasëse dhe për rrjedhojë arsyen e vërtetë të takimit. Njëherësh pesimist dhe kaq i gjallë, i hidhur dhe argëtues, Mjeshtrat e vjetër është një portret satirik mjaft i pasur, për kulturën, gjeniun, nacionalizmin, shtresat klasore, vlerën e artit dhe aspiratat njerëzore.
"Thomas Bernhard do të mbetet si gjeniu austriak i pasluftës së Dytë Botërore" The Washington Times
“Tani e kemi ne rradhën ta mbajmë sa më gjatë në mendje këtë gjeni, sikundër kanë bërë me vite lexuesit në mbarë Europën”
Christian Science Monitor
Mbi autorin
Thomas Bernhard (1931 – 1989) u rrit në Salsburg dhe Vienë, ku studioi muzikë dhe dëshmoi talent të konsiderueshëm. Por më 1957 ai nisi një karrierë të dytë si dramaturk, prozator dhe poet. Do të merrte shumë çmime letrare në Europë (përfshi këtu Çmimin e Shtetit Austriak, Çmimet Bremen dhe Brüchner edhe Le Prix Séguier) dhe u bë një prej shkrimtarëve më të dashur dhe të rëndësishëm të epokës së vet. Ai deri në fund t ëjetës së shkurtër, këmbënguli që vepra e tij mund të botohej në Austri, vetëm shtatëdhjetë vjet pas vdekjes së atij vetë. Por vëllai i Thomas Bernhardit e zhvëri këtë vendim dhe i dha mundësinë kësaj vepre gjeniale të botohej ngado në Austrinë e tij “të ëmbël dhe të hidhur.”
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Aleph
Botuesi: Aleph
Miku i tij i afërt Aztbacher është ftuar në takim dhe nëpërmjet syve të tij, ne mësojmë edhe më shumë për Regerin - vdekjen tragjike të së shoqes, mendimet e tij vetëvrasëse dhe për rrjedhojë arsyen e vërtetë të takimit.
check_circle
check_circle