Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Teori te marredhenieve nderkombetare, Tim Dunne, Milja Kurki, Steve Smith
  • Teori te marredhenieve nderkombetare, Tim Dunne, Milja Kurki, Steve Smith

Teori të marrëdhënieve ndërkombëtare, Tim Dunne, Milja Kurki, Steve Smith

SKU001470
UET Press

Në përmbajtje të këtij libri ka një numër tematikash mbi teorinë dhe natyrën e disiplinës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

138,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Teori të marrëdhënieve ndërkombëtare, disiplina dhe shumëllojshmëria
Origjinali: International relations theories, discipline and diversity
Gjinia: Marrëdhënie ndërkombëtare
Autori: Tim DunneMilja KurkiSteve Smith
Shqipëroi: Arjan StarovaEnri Hide
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2010
Fq. 436
Pesha: 0.648 kg
ISBN: 978-99956-39-32-7

Koment nga autorët

Në përmbajtje të këtij libri ka një numër tematikash mbi teorinë dhe natyrën e disiplinës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kur përdorim këtë term, ne ndjekim traditën e rëndësishme që bën dallimin ndërmjet emërtimit Marrëdhënie Ndërkombëtare, me shkronja të mëdha, që tregon studimin akademik të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dhe emërtimit marrëdhënie ndërkombëtare, me shkronja të vogla, që tregon përmbledhtazi objektin e hulumtimeve të kësaj dege të shkencës (aktorët, interesat, institucionet dhe identitetet në rrafsh botëror).

Ky dallim na jep mundësinë të shqyrtojmë sociologjinë e dijes mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare si disiplinë: si dhe kur ajo u bë një lëndë e veçantë, llojin e çështjeve të studiuara, vendet ku studiohet kjo displinë dhe llojet e kërkimeve që mbështeten financiarisht. Nëse nuk do ta bënim këtë dallim, do të hamendësonim se ekziston një interpretim i drejtpërdrejtë prej disiplinës deri te ndërveprimet që përbëjnë botën reale të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Detajet e librit
UET Press
SKU001470

Referencat specifike

isbn
9789995639327
ean13
9789995639327
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2644

Botuesi: Tirana Times

E drejta nderkombetare, Martin Dixon

Ky libër mbi të drejtën ndërkombëtare iu jep studentëve një trajtim të përmbledhur të të gjitha temave themelore, që studiohen në kurset e të drejtës ndërkombëtare, duke iu dhënë studentëve gjëra të reja për temën, me një hyrje të plotë e të kujdesshme dhe me një shtrirje të përshtatme.
172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001166

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Shteti Modern, Christopher Pierson

Shteti modern është jashtëzakonisht i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Ai grumbullon pothuajse gjysmën e të ardhurave tona në formën e taksave. Ai regjistron lindjet, martesat dhe vdekjet. Ai edukon fëmijët dhe paguan pensionet tona. Shteti ka autoritet të padiskutueshëm detyrues.
161,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Tirana Times

Rendi botëror, Henry Kissinger

Shumë kohë më parë, në moshën e rinisë, isha mjaft i rrëmbyer sa e mendoja veten të aftë për të shpallur "Kuptimin e Historisë". Tani e di se kuptimi i historisë është një problem që duhet zbuluar dhe jo shpallur.
172,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000398

Botuesi: Albin

Neper analet e diplomacise Angleze, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar" etj.
55,20 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001502

Botuesi: Te tjere

Fjalor termash biznesi, finance dhe juridiksioni ekonomik, Anglisht-Shqip, Luan Kaceli

Ky Fjalor përmban rreth 20.000 terma, dhe është përmirësimi dhe zgjerimi i plotë i Fjalorit të mëparshëm "Terma Juridike, Ekonomike dhe Biznesi", i botuar më parë, i cili përmbante rreth 9.000 terma. Nga vetë numri i termave, rezulton se ky fjalor përmban mbi dyfishin e termave të shtjelluara në Fjalorin e parë, dhe një përmirësim të dukshëm të termave të...
138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Kush e sundon botën, Noam Chomsky

Nëpërmjet një analize tërësore dhe të mprehtë të situatës aktuale ndërkombëtare, Noam Chomsky ekzaminon mënyrën me atë të së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht fuqizimit të Europës dhe Azisë, vazhdojnë të përcaktojnë ende në një mase të madhe termat e diskurseve globale.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001434

Botuesi: UET Press

Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lindjes së Mesme, Louise Fawcett

Ky libër synon të pajisë lexuesin me një udhëzues gjithëpërfshirës e të përdorshëm për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Lindjes së Mesme gjatë shekullit të kaluar. Pak pjesë të botës kanë qenë kaq shumë të goditura nga konflikti dhe lufta.
115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rikthimi i historisë dhe fundi i ëndrrave, Robert Kagan

Në këtë libër të rëndësishëm, që është shkruar në kohën e duhur dhe në mënyrë kaq mjeshtërore, Robert Kagan tregon se "fundi i historisë" ishte një iluzion. Sfidat e sotme globale paraqesin një sprovë jetike për demokracitë e botës.
80,50 SEK
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001434

Botuesi: UET Press

Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lindjes së Mesme, Louise Fawcett

Ky libër synon të pajisë lexuesin me një udhëzues gjithëpërfshirës e të përdorshëm për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Lindjes së Mesme gjatë shekullit të kaluar. Pak pjesë të botës kanë qenë kaq shumë të goditura nga konflikti dhe lufta.
115,00 SEK
More
Ne gjendje