Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Një fije shprese, një fije shkrepëse, Ag Apolloni
  • Një fije shprese, një fije shkrepëse, Ag Apolloni

Një fije shprese, një fije shkrepëse, Ag Apolloni

Bashkë me historinë e Ferdonijes, rrëfehet edhe historia e nënës Pashkë, e cila pak ditë pasi iu kthyen mbetjet e dy djemve, bëri vetëvrasje.

5,95 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një fije shprese, një fije shkrepëse
Origjinali: Një fije shprese, një fije shkrepëse
Kategoria: Roman
Autori:  Ag Apolloni
Botues: Skanderbeg Books
Viti: 2021
Fq. 136
Pesha: 0.200 kg
ISBN: 978-9928-221-46-9
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Romani dokumentar “Një fije shprese, një fije shkrepëse” është përshkrim i një vizite të tre shokëve në shtëpinë e nënës Ferdonije, e cila gjatë luftës ka humbur katër djemtë dhe burrin. Linja e parë e këtij romani është udhëpërshkrim dhe mbaron aty ku nis.

Mirëpo brenda saj gërshetohen edhe linja të tjera, që shpalosin histori të përndjekjes, shpërnguljes, dhunimit, vrasjeve, masakrave, pritjes dhe vetëvrasjes. Bashkë me historinë e Ferdonijes, rrëfehet edhe historia e nënës Pashkë, e cila pak ditë pasi iu kthyen mbetjet e dy djemve, bëri vetëvrasje.

Po ashtu, e bazuar krejtësisht në materiale arkivore, vihet edhe një paralele mes Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Kosovës, përkatësisht mes kampeve të shfarosjes dhe kampeve të shpërnguljes.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928221469
ean13
9789928221469
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

E premte pasdite, Brunilda Zllami

Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojne shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kadare, Vepra e plotë, vol. 4

Ky vëllim përbëhet nga dy romane: "Lëkura e daulles" dhe "Kronikë në gur". "Lëkura e daulles" u shkrua dhe u botua në vitin 1967 në revistën "Nëntori" për të dalë një vit më pas si libër më vete, me titullin "Dasma".
12,75 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000941

Botuesi: Toena

Gruaja ne kafe, Diana Culi

Shkrimtarja Diana Culi sjell në romanin e saj "Gruaja ne kafé" realitetin e një shoqërie të turbulluar, krizën shpirtërore të një brezi me të cilin jeta u tregua dorështrënguar dhe që kërkon dashurinë aty ku vështirë mund të gjendet, duke marrë zhgënjime ndoshta edhe të pritshme.
5,10 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Profeti nga Praga, Musa Ramadani

41 vite pas vdekjes, 82 vite nga lindja, në Pragë shfaqet një njeri truphollak e fytyrëthatim, me rroba të zeza e këmishë të bardhë. Nuk është turist, as emigrant. Është vetë Franz Kafka që rikthehet në qytetin e tij, pas vdekjes që i shoi para kohe vullkanin letrar.
7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gjaku i Dallëndyshes, Zija Çela

Në fund të viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur shumica e shkrimtarëve shqiptarë përfshihen nga dilemat e kthesës së madhe, Zija Çelën e gjejmë ta ketë shpallur tashmë programin e tij letrar. Atë nuk e huton tranzicioni i rrëmujshëm. I çliruar nga shtrëngesat e realizmit socialist, ai do të realizojë ciklin e parë të romaneve të...
17,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ora e ligë, Tom Kuka

Një fshat i tërë që përgjon dalldinë e Sali Kamatit, mallkohet nga Ora e ligë, saqë të gjithëve u bie leskra. Me një gjuhë kuteliane, ku përzihen atmosfera epike dhe ajo lirike, vdekja dhe dashuria, paragjykimi dhe liria, idhnimi dhe ngrohtësia, magjia dhe mallkimet, sutat dhe figura mitologjike...
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Missing, Bashkim Hoxha

Rrëfimi nis me humbjen e Lorës, sepse sikurse thotë edhe vetë autori Hoxha, ky roman, nuk do të ishte shkruar i tillë, nëse Lora (qeni husky i autorit, i humbur para 4 vitesh) nuk do të kishte humbur. Humbja e Lorës e më tej mungesa e saj, e bëjnë autorin Bashkim Hoxha dhe personazhin e tij Grozi, të flasin, të rrëfejnë, të ndërtojnë një roman.
5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Mjegullat e Tiranës, Ismail Kadare

Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë. Dukej sikur ai vetë e kishte harruar romanin e tij të parë "Mjegullat e Tiranës", shkruar gjatë kohës kur ishte student në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1957-1958.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vdekja i ka sytë e kaltër, Luan Rexha

Mos frikja e autorit nga shkrimi i një vepre në kufij tipologjikë të ndërmjetëm vjen nga vetëndërgjegjja se vetëm stili e bart përmbajtjen, ashtu siç ndodh me personazhin e veprës, i cili mes formave ekscentrike të jetës, në ndjekje të vazhdueshme të elegantes për të realizuar pareshtur një profil prej dandy.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Bombe ne Beograd, Albatros Rexhaj

"Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga spiunazhi, ku përfshihet edhe CIA amerikane. Në sfond të gjithë kësaj është dashuria mes dy heronjve kryesorë. Një dashuri me shumë ndjenja dhe pak fjalë.
6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000472

Botuesi: UET Press

Të jetosh në ishull, Ben Blushi

Romani "Të jetosh në ishull" me autor Ben Blushin është një vepër tërheqëse, me një stil tregimtar të këndshëm, e cila lexohet me kënaqësi dhe me kureshtje.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000499

Botuesi: OMSCA-1

Ferri i çarë, Burgologji, Visar Zhiti

“U gëzova për mençurinë tënde fisnike, u gëzova edhe më shumë për faktin që njeriu shqiptar është i aftë për një mençuri të tillë. Dhumë zymti vjen nga Shqipëria, shumë dëshpërim e disa herë shumë egërsi. Ndaj për oguret e mirë kemi të drejtë të gëzohemi.” Ismail Kadare
10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Orgji në famullinë e at Ludovikut, Leonard Veizi

Një roman ku ndërthuret trileri me psikologjinë, jeta moderne dhe e provincës, engjëjt dhe djajtë. "Orgji në famullinë e at Ludovikut" është një vepër e shtrirë në plan universal. Si edhe më parë, letërsia e Veizit del nga kufijtë e së zakonshmes, duke synuar hapësira dhe mundësi të reja.
5,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001222

Botuesi: OMBRA GVG

Letra e Sonjës, Dhimitër Xhuvani

Në një kuptim, romani i Dhimitër Xhuvanit "Letra e Sonjës" është kronikë e dhimbjes njerëzore, mjerimit dhe e halleve të përditshme. Me aftësinë vëzhguese të mjeshtrit, ai hedh në faqet e librit tablo surrealiste ekzistenciale dhe vizaton, kryesisht në grafikë, karaktere që i sheh përditë në dyqanin e ushqimeve, në ceremonialin e varrezave, në pallatin e...
5,10 GBP
More
Ka mbaruar