Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Mërgata e qyqeve, vëllimi 1+2,  Nasho Jorgaqi
  • Mërgata e qyqeve, vëllimi 1+2,  Nasho Jorgaqi

Mërgata e qyqeve, vëllimi 1+2, Nasho Jorgaqi

Erik Botime

“Mërgata e qyqeve” është vepra e parë e madhe e Nasho Jorgaqit, padyshim një nga veprat e tij monumentale që tregojnë ndjeshmërinë e thellë të patriotit dhe mjeshtërinë e lartë të shkrimtarit.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mërgata e qyqeve, vëllimi 1+2

Origjinali: Mërgata e qyqeve, vëllimi 1+2

Gjinia: Roman

Autori: Nasho Jorgaqi

Shtëpia botuese: Erik Botime

Fq. 749

Pesha: 0.646 kg

ISBN: 978-99927-923-2-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Mërgata e qyqeve” është vepra e parë e madhe e Nasho Jorgaqit, padyshim një nga veprat e tij monumentale që tregojnë ndjeshmërinë e thellë të patriotit dhe mjeshtërinë e lartë të shkrimtarit. Deri në atë kohë ai kishte botuar me shumë sukses gjini si tregime e novela që në të vërtetë e kalitin, e sprovojnë një shkrimtar dhe janë si një trampolinë e sigurt për t’u hedhur me sukses në gjini të mëdha, të cilat janë po aq serioze sa tregimet dhe novelat. Nasho Jorgaqi ndjehej i sigurt në këtë sprovë sepse është një nga njohësit më të mirë të dokumentacioneve të Luftës së Dytë Botërore (1939-1945).

Ai nuk ka qenë një studiues dogmatik, i njëanshëm, por njohës i “Dy kampeve ndërluftuese” madje edhe i “të tretëve” që kanë qënë më shumë objektivë. Njohës i shkëlqyer i letërsisë shqiptare që nga krijimi, njohës i mjeshtërve të mëdhenj të kësaj letërsie dhe i gjithë plejadës së krijuar nga kombi shqiptar, ishte vërtet i përgatitur për të kryer një vepër serioze si “Mërgata e qyqeve”. E botuar edhe e ribotuar katër herë në mbi 100.000 ekzemplarë, e ribotuar edhe nga Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, romani “Mërgata e qyqeve” ka dëshmuar vlerat e krijuesit të saj.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789992792322
ean13
9789992792322
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Liria ime, Mehmet Kraja

"Liria ime" nuk është shkruar si roman tradicional, por duke bërë një thyerje të fortë të zhanrit dhe, duke shkelur vise të panjohura të imagjinatës, arrin të ndërlidhë përsosmërisht rrëfime të dhembshme nga njerëz të ndryshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin, përveç fatit të keq që i përndjek në palumturinë e tyre.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Anjeza nuk u zgjua, Preç Zogaj

Ajo e kishte futur thellë gojën e saj në të tijën, e kishte puthur prapë gjatë, ishte lumturuar dhe ai ia kishte kthyer me pikë e me presje. Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte gjithnjë nga fillimi, një herë e parë e përjetshme
120,75 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Te "Mërkuna e Zezë", Guri, personazhi kryesor, viziton fshatin e largët të dajës për t'u gjetur i vetmi djalë i një shtëpie me shumë femra, mes joshjes së magjirave, seksualitetit dhe lakuriqësisë, i rrethuar nga femra që nuk dihet se ç'duan prej tij: të ngelen shtatzanë me të, ta mbrojnë apo ta vrasin?
92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001367

Botuesi: Erik Botime

Pse, Sterjo Spase

Ju lutem zgjidhni ribotimin e vepres ketu: http://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/3158-pse-sterjo-spasse.html
51,75 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000373

Botuesi: Onufri

Vajza e Agamemnonit, Ismail Kadare

Në tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit.
57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Libri i fluturave, Veton Surroi

Ky libër është, ashtu i nxitur, një përshkrim përvoje, duke përdorur sa më mirë që është e mundur kujtesën dhe tashmë distancën dhjetëvjeçare nga lufta, të nevojshme për të mos u ndikuar nga zjarri i saj.
103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Kolonë zanore, Rezarta Reçi

Përtej dilemës “dashuria apo seksi”, ngrihet dilema më e madhe e fatit të njeriut, se kush duhet të vendosë për jetën e tij, për ndjenjat e tij, për trupin e tij, për zgjedhjet e tij, për bashkëudhëtarët e përkohshëm apo të përhershëm të tij.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2086

Botuesi: Princi

Saga e nji dite, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.
46,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Vajzat e ballkonit, Edmond Tupja

I cilësuar nga vetë autori si një pseudoroman, kjo është historia e dy vajzave shqiptare, produkt tipik i tranzicionit postkomunist, në përpjekje për të gjetur vetveten përmes tundimeve të shumta për të qenë diçka tjetër.
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Martesa e Lejlës, pasuar nga Sotiri dhe Mitka, Faik Konica

Të njëzet kapitujt e kësaj pastoraleje dashurore shkojnë fjollë, pa përplasje as pengesë, rrjedhin si një burim me ujë kristalor drejt një zgjidhjeje të dëshiruar, duke përbërë në tërësinë e tyre një akt të lartë, tek vërtetojnë (gjë e rrallë sot) që një roman mund të jetë interesant duke mbetur i ndershëm.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2108

Botuesi: Botimet Dudaj

Ti je e nesërmja, Brunilda Zllami

"Ti je e nesërmja" është një libër për miqësinë, dashurinë, iluzionet dhe shpresën. Një libër për rrugëtimin e jetëve që përsosen pikërisht nga vështirësitë, sfidat, rrëzimet e ngritjet. Është përpjekja për të ruajtur atë që është vetvetja, për të mos u deformuar në shpirt nga rrebeshet me të cilat përballesh.
103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Zonja me të kuqe, Majlinda Nana Rama

Jasmina e romanit "Zonja me të kuqe" është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak sesa një e çmendur.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Yjet janë fare pranë, Betim Muço

Betim Muço kishte kohë që përtypte lëndën e pare të narracionit në mendjen e tij. Ishte një përsiatje e gjatë që fillonte nga historitë e mbledhura me dashuri nga burimi i pashtershëm i gjyshes së tij dhe rrënjët në Përmetin e largët.
80,50 SEK
More
Në gjendje