• Banner

Triologjia e Shkodrës, Gazmend Krasniqi

Ç’është ky roman shqiptar postmodernist? A ka lidhje me tipologjinë romanore, apo është larguar dhunshëm nga forma e tij? A duhen parë këto “shmangie” si pasurim që kjo strukturë e thyer e narracionit postmodernist i sjell romanit tonë?

12,75 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Triologjia e Shkodrës

Origjinali: Triologjia e Shkodrës

Gjinia: Roman

Autori: Gazmend Krasniqi

Shtëpia botuese: Fenix

Viti: 2021

Fq. 288

Pesha: 0.450 kg

ISBN: 978-9928-330-58-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në romanët e G. Krasniqit bashkohet ligjërimi letrar me arsyetime teorike mbi modernen, postmodernizmin, ndërfuten pjesë të ligjërimit filozofik-budist, përzihet rrëfimi i zakonshëm me rrëfim të imagjinuar, me rindërtim të një dialogu, vijnë copëza rrëfimesh apo në këmbim rrëfimtarësh, sikur të jenë dy deklamues që zëvendësojnë njëri-tjetrin, pohohet papritur që kjo vepër nuk është roman. Po çfarë është? Stilet vazhdojnë... Dhe thyerja e vërtetë vjen në fund... ku tashmë rrëfimi ka ndryshuar plotësisht specifikën e vet në një komunikim/ “raportim” te lexuesi për botimin e këtij libri, që e quan “roman”, duke ndryshuar rrëfimtarin e etj.

Ç’është ky roman shqiptar postmodernist? A ka lidhje me tipologjinë romanore, apo është larguar dhunshëm nga forma e tij? A duhen parë këto “shmangie” si pasurim që kjo strukturë e thyer e narracionit postmodernist i sjell romanit tonë?

Proçesi i transformimit të gjinive e çon patjetër vëmendjen tonë në përcaktimin e individualitetit historik të veprës, hetimin e shmangies së tipareve themelore të gjinisë dhe nëse ajo arrin të krijojë një identitet te ri. Vetë zhvillimi i letërsisë botërore ka dëshmuar se sa kanonike dhe e ngurtësuar ishte pikëpamja klasike dhe neoklasike e shek. XVIII-XIX që e shihte çdo lloj letrar “të pastër”, që duhet të respektonte rregulla për subjektin, strukturën, stilin etj.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928330581
ean13
9789928330581
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Një sagë e vogël, Besnik Mustafaj

Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ose Kosovë - emri nuk përmendet.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kadare, Vepra e plotë, vol. 4

Ky vëllim përbëhet nga dy romane: "Lëkura e daulles" dhe "Kronikë në gur". "Lëkura e daulles" u shkrua dhe u botua në vitin 1967 në revistën "Nëntori" për të dalë një vit më pas si libër më vete, me titullin "Dasma".

Çmimi 12,75 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001231

Botuesi: Toena

Engjëj të armatosur, Diana Çuli

"Engjëj të armatosur" sipas kritikës është romani më i arrirë i Diana Culit. Një punë shumëvjecare kërkimore e hulumtuese mbi histori lufte e histori njerëzore të ndërthurura në tragjeditë më të rënda që ka prodhuar shoqëria shqiptare, një thellim në kohë dhe hapësirë për të kuptuar honet e shpirtit.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Krushqit janë të ngrirë, Ismail Kadare

Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000717

Botuesi: Onufri

Frosina e Janines, Mira Meksi

Zonjën Frosinë e mbyllën në një sëndyk venecian të larë në argjend dhe pak përpara se të zbardhte e hodhën në ujërat pis të liqenit. Pas saj, diku më larg, shprazën në liqen gjithë mllefin e Ali Pashait, vezirit të Janinës, duke mbytur, lidhur këmbë e duar edhe gjashtëmbëdhjetë gra të tjera që lebetiteshin duke thirrur zot e qiell.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000583

Botuesi: OMSCA-1

Funerali i pafundmë, Visar Zhiti

Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër.

Çmimi 3,40 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Kolerë në kohë të dashurisë, Namik Dokle

Njerëzor në dhimbje dhe pjesë e dhimbjes në greminën e tjetrit,një peizazh shpirti n ë një botë koleriane,ku gjithcka është  e turbullt, mendja, qëndresa,rendja, poezia, e fshehta,dashuria e  përgjysmuar, poetët, fati i njeriut dhe malli... Është nga romanet më  të  mira të letersisë  sonë dhe, pa dyshim, ndër më tronditëset.

Çmimi 9,35 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ajo e errëta, Enkelejd Lamaj

Çdo vend ka (të paktën) një shtëpi të braktisur dhe çdo shtëpi e braktisur ka historinë e saj. Në Stora – fshat bregdetar pranë Sarandës – historia e shtëpisë së braktisur është e trishtë, e dhimbshme dhe e mbushur me terror. Ajo është djegur dy herë dhe në secilën prej herëve, një fëmijë ka vdekur mes rrënojave.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Altin Dardha, Ferdinand Dervishi

Berati, një qytet i shquar për bashkëjetesën dhe qytetarinë, në mënyrë të befasishme gdhihet i copëtuar nga bandat, i dhunuar, i ngujuar brenda mureve të shtëpive dhe me një bilanc tragjik jetësh të humbura.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000671

Botuesi: Onufri

Pritje te bukura, Ani Wilms

Ky roman është me ngjyra rozeblu, me shumë ndjenja të ëmbla, situata të buta, biseda me ton të ulët, në sfondin e një Shqipërie të egër, me shumë probleme. Merita e Ani Wilms-it është se në këtë gjëmë, në këtë humnerë, na çon vetëm në pritje të bukura...

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Funerali i hijes, Odise Kote

Romani "Funerali i hijes" i Odise Kotes e merr temën nga ndryshimet social-politike në Shqipëri në fund të viteve '40 të shekullit të kaluar duke e vendosur subjektin në qytetin e Gjirokastrës. Rreth një ngjarjeje të vetme - zhdukjes së një personi -vërtitet një botë e madhe dhe e pasur në zhbirime psikologjike, në kolorit lokal, ku jeta e panjohur dhe e...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Lulet e pjeshkës, Hasan Bajo

Autori, duke i njohur personalisht këto mekanizma, i jep lexuesit një dëshmi të ankthit që kishte kapluar individin, të dhunës shpirtërore dhe asaj fizike, të ndjenjës së frikës dhe të luftës absurde që shteti i kishte shpallur gjithkujt, njeriut të thjeshtë apo intelektualit.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)