Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,56  7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,05  15,62 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,37  10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Stinë pandemie, Fatos Kongoli
  • Stinë pandemie, Fatos Kongoli
  • Stinë pandemie, Fatos Kongoli

Stinë pandemie, Fatos Kongoli

Toena

Zëdhënësi i policisë i përligji veprimet e kryera, duke përmendur se përdorimi i gazit lotsjellës- kështu tha ai dhe jo i lëndëve helmuese luftarake – ishte një praktikë e njohur edhe në vendet më të zhvilluara të BE-së, thënë ndryshe Bashkimi Europian. Tek dëgjoja zëdhënësin, vrava mendjen të gjeja se kujt i drejtohej ai; përfaqësuesve të nderuar të BE-së apo opinionit tonë publik.

9,37 
8,43  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Stinë pandemie

Origjinali: Stinë pandemie

Gjinia: Roman

Autori: Fatos Kongoli

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2020

Fq. 184

Pesha: 0.232 kg

ISBN: 978-9928-327-39-0

Mbi librin

Romani shtrihet në kohë dhe e njeh lexuesin me shndërrimin e Tiranës. Kryeqyteti i dikurshëm fle në kujtimet e  Fatos Kongolit, që nuk gjenë asnjë grimë të përjetimeve të atëhershme.

Përshkrimet  për Astirin përkojnë edhe me ato të mëngjesit të 17 majit, ditë kur u shemb Teatri Kombëtar. Shkrimtari thotë se ajo që ndodhi me teatrin ishte një veprim kriminal se dhe me të u shkatërruan qindra kujtime.

“Stinë pandemie”, një libër i shkruar herë me humor, herë me dhimbje e herë me ironi të hollë, risjell edhe historinë  e një dashurie të pafinalizuar, që duket sikur i mban peng personazhet.  Për ata, që kërkojnë të arratisen në lexime të mira, romani është zgjedhja e duhur. Një skaner i realitetit të sotëm shqiptar, ku autori nuk mungon të fishkullojë gjithçka të shëmtuar.

Pjesë nga libri

“Zëdhënësi i policisë i përligji veprimet e kryera, duke përmendur se përdorimi i gazit lotsjellës- kështu tha ai dhe jo i lëndëve helmuese luftarake – ishte një praktikë e njohur edhe në vendet më të zhvilluara të BE-së, thënë ndryshe Bashkimi Europian. Tek dëgjoja zëdhënësin, vrava mendjen të gjeja se kujt i drejtohej ai; përfaqësuesve të nderuar të BE-së apo opinionit tonë publik. Nëse u drejtohej të parëve, mirë, ia vlente, për të marrë prej tyre një  certifikatë mirësjelljeje.  Sa për të dytin, domethënë opinionin publik në vend, e harxhonte frymën kot. Askujt nuk i bëhej vonë, aq më pak i shkonte mendja të protestonte, për çka paskej ndodhur me ca banorë në një humbëtirë.”

Detajet e librit
9789928327390
9789928327390
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2124

Botuesi: Te tjere

Dialektika e arsyes dhe e sugjestionit, Robert Thomanikaj

Ngjarjet e romanit vërtiten në një repart të uzinës Traktori. Nën melodinë e një kitare përzihen në verën e nxehtë të vitit 1983 flokët e gjata të personazhit kryesor, moda e huaj e të rinjve të tjerë, hallet e një sekretari partie, shoqëria e Romeos dhe Kujtimit, probleme fejese, dega e brendshme, halle uzine, tema filozofike, dashuri platonike, etj.
4,68  5,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Klithma e mbretëreshës Teutë, Ajmone Sumaj Salihu

Romani "Klithma e mbretëreshës Teutë" shquhet për një gjeturi artistike, përmes së cilës fryma e ndjeshmërisë lirike përcakton strukturën, figuracionin dhe stilin, duke dhënë situata dhe ngjarje që nga miti, gojëdhëna, historia e dokumentacioni, që prodhojnë fenomenin letrar dhe faktin estetik, madje edhe shëmbëlltyrën e personalitetit.
13,12  14,57 
More
Në gjendje

Diku ku dielli nuk perëndon, Enxhi Drapi

Po vuaj vërtetë shumë, por nuk e kam problem. Ashtu sikurse edhe ti, unë mundem. Kam bindjen se gjithçka arrihet kur e dëshiron me gjithë shpirt. "Të dëshirosh" diçka nuk është aq e thjeshtë sa duket vetëm kur e shqipton atë fjalë. Duhet ta besosh fort, e nëse e bën atëherë ky është dëshirimi. Mos e harro! Këtë sekret nuk e përdor dot kushdo!
6,56  7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Pakti

Odin Mondvalsen, Kasëm Trebeshina

Odin Mondvalsen e Kasëm Trebeshinës është vepër unikale e letërsisë shqipe, e cila në mënyrë lapidare arrin ta shpjegojë artistikisht dukurinë e totalitarizmit komunist. Trebeshina ndërton një rrëfim që e nyjëton idenë e shprishjes shpirtërore të individëve dhe të kolektivitetit...
6,09  6,77 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Yjet janë fare pranë, Betim Muço

Betim Muço kishte kohë që përtypte lëndën e pare të narracionit në mendjen e tij. Ishte një përsiatje e gjatë që fillonte nga historitë e mbledhura me dashuri nga burimi i pashtershëm i gjyshes së tij dhe rrënjët në Përmetin e largët.
6,56  7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Histori e shkurtër e rrëmujës, Loer Kume

Histori e shkurtër e rrëmujës është një pikturë e madhe sferike e vështirë për t'u përfshirë në një vështrim të vetëm. Nisur në 2008-n, romani filloi të zhvillohej diktuar nga personazhet dhe udhët e tyre të ngatërruara, nga të cilat munda të shkëputem vetëm në gusht të 2017-s, e të shkruaj fjalën FUND.
7,50  8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kurbani ballkanik, Luan Starova

Një ndërmarrje e këtillë romanore është vështirë të haset në letërsitë e tjera europiane... Luan Starova tregon superioritet me romanet e tij, sepse letërsia e tij bëhet europiane, para se të europianizohen institucionet e vendit të tij.
9,37  10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2227

Botuesi: Te tjere

Lumi i Vdekur, Jakov Xoxa

Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen në të dhëmburat e lindjes e s'është mirë... S'bën të na gjejë ajo orë me mallkim në buzë.s, aty qante, aty qeshte. Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë të Gjanikës dhe po pritshin të...
9,37  10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fishta

Një prani në ikje, Durim Taçi

Libri është pjellë e një eksperiencë kurrë të ndodhur më parë, siç qe goditja që njerëzimi mbarë mori nga pandemia e Covid-19, parë nga qendra më problematike dhe vdekjeprurëse, siç qe Bergamo e pranverës së këtij viti. I ndodhur pikërisht atje, autor na e përshkruan situatën me një aftësi të mrekullueshme shtëgtimi nga jashtë Brenda dhe nga Brenda...
9,37  10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000024

Botuesi: Botimet Dudaj

Dikur ishim bashkë, Brunilda Zllami

Brunilda Zllami, me këtë libër, dëshmon edhe një herë aftësinë e saj krijuese, duke na sjellë tema të ndjeshme për cilindo nga ne dhe që e kanë burimin tek realiteti shqiptar. Është kjo njëra nga arsyet pse librat e saj janë bërë aq të dashur për një numër të madh lexuesish. 
9,37  10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Kandidati, Ben Blushi

Kandidati është botimi i fundit i shkrimtarit Ben Blushi. Ky roman merr përsipër të tregojë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Njëri nga kandidatët për bashkinë e Basenit vdes papritur pas hapjes së fushatës zgjedhore dhe megjithatë fiton.
9,37  10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Fabula rasa, Agron Tufa

Një vështrim i çuditshëm dhe përshkrim i historisë së një Uni, histori që i shtrin kufijtë nga lindja në vdekje, nga shpresa në dëshpërim, nga realizimi në dështim, histori që është Kohë, njëherësh e secilit dhe e askujt.
8,43  9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Anjeza nuk u zgjua, Preç Zogaj

Ajo e kishte futur thellë gojën e saj në të tijën, e kishte puthur prapë gjatë, ishte lumturuar dhe ai ia kishte kthyer me pikë e me presje. Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte gjithnjë nga fillimi, një herë e parë e përjetshme
9,84  10,93 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000018

Botuesi: Toena

Dragoi i fildishtë, Fatos Kongoli

Në fillim të viteve '90, Genci Skampa, reporter në një të përditshme, ftohet në një takim gazetarësh ballkanikë në Paris. Prej andej rrëfimi shpërngulet në kohë dhe hapësirë, vendoset në Pekin, në mjediset studentore të fillimit të viteve '60, ku protagonisti ka kryer studimet. 
7,50  8,33 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001749

Botuesi: Toena

Si-do-re-la, Fatos Kongoli

Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nëpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna. Ai është natyrë e mbyllur, më një alergji të çuditshme ndaj mjeteve moderne të komunikimit si interneti.
9,37  10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gjemia e mbytur, Fatos Kongoli

Në një vilë periferike të kryeqytetit, në Natën e Krishtlindjes 2014, bien aksidentalisht në kurthin e policisë tre persona: një gazetar investigativ dhe dy të moshuar të çuditshëm, rreth të shtatëdhjetave, njëri ish-hetues i sigurimit të shtetit, tjetri ish-operativ.
9,37  10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Kapitulli i Amerikës, Fatos Kongoli

Kongoli shkruan autobiografinë e tij të dytë teksa shenjat që i ka lënë reagimi ndaj të parës, jo vetëm që nuk i janë shlyer por janë të pashlyeshmne. E megjithatë ai guxon sërish, duke i lënë, ata që s’janë dakord, të qetë në kundështitë e tyre.
9,37  10,41 
More
Në gjendje