Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Valsi i lumturisë, Ylljet Aliçka
  • Valsi i lumturisë, Ylljet Aliçka

Valsi i lumturisë, Ylljet Aliçka

Toena

Duket që autori i druhet marrjes së një pozicionimi, duke u përpjekur të rrijë jashtë loje. Ai furnizon lëndë pa dhënë asnjë opinion apo leksion morali. Ligësia njerëzore, dinjiteti, ngrohtësia njerëzore, poshtërsia, nënshtrimi apo zotërimi, sipas autorit, shprehen më mirë nëpërmjet elementëve në pamje të paanshëm e butësisht.

118,45 SEK
106,61 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Valsi i lumturisë

Origjinali: Valsi i lumturisë

Gjinia: Roman

Autori: Ylljet Aliçka

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2012

Fq. 208

Pesha: 0.256 kg

ISBN: 978-99943-1-810-0

Mbi librin

Një roman, ndoshta më i pjekur se "Rrëfenjat me ndërkombëtarë", ku autori në vazhdimësinë e stilit të tij, ironik, të ndjeshëm e sarkastik, në dukje neutral e i paanshëm, rrëfen një histori, ku gjashtë personazhe kryejnë një akt kurajoz, donkishotesk dhe heroik në të njëjtën kohë, për t’ju nënshtruar më pas pashmangshmërisë së fatit të hidhur gri, ashtu si vetë horizonti i izolimit politik e atij njerëzor. Në këtë roman të ri autori duket se nuk krijon, thjesht tregon një histori, pasi vetë realiteti i ngjarjes ia kalon çdo lloj krijimtarie.

Aliçka tregon për gjëra të tmerrshme në mënyrë të thjeshtë e të natyrshme. Duket që autori i druhet marrjes së një pozicionimi, duke u përpjekur të rrijë jashtë loje. Ai furnizon lëndë pa dhënë asnjë opinion apo leksion morali. Ligësia njerëzore, dinjiteti, ngrohtësia njerëzore, poshtërsia, nënshtrimi apo zotërimi, sipas autorit, shprehen më mirë nëpërmjet elementëve në pamje të paanshëm e butësisht.

Detajet e librit
9789994318100
9789994318100
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Pilisama Selfie, Zija Çela

Një realitet onomastik dhe topografik tërësisht i sendërgjuar, por me lidhje të forta me përditshmërinë shqiptare në të gjitha nivelet, deri edhe më i fundit, “patronazhistët” që kërkojnë diktatin e tyre mbi jetën e njerëzve.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dashuritë e virgjëreshës Madalenë, Ridvan Dibra

Parabolat e Ridvan Dibrës, për nga sintetizimi dhe vrullimi i imagjinatës, të kujtojnë parabolat e Kafkës apo skicat – enigma të Apdajkut. Dhe këtë ngjashmëri e përmendim me kuptimin e mirë që kanë paralelizmat në fushën e letrave, si ngjashmëri tipologjike, lidhur me një dukuri të re në letërsinë tonë.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Teqeja e shterpave, Balil Gjini

Pezuli i ballkonit të shtëpisë së Lejlasë ishte mbushur plot me saksi me karafila të kuq, të cilët vareshin poshtë penxhereve të hekurta, dhe dukej sikur, pasi shndërroheshin në një lëng të kuq, merrnin sokaqet e rrugët, mbërrinin në shtretërit dhe kanapetë ku dergjeshin në vapë meshkujt me trupin e lakuriqtë.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Habia, Dashnor Kokonozi

Elegancë që e shoqëron lexuesin faqe pas faqe, kapitull pas kapitulli, pavarësisht se aty tregohen ndodhi dramatike, ndjenja turbulluese, dilema tronditëse, ankthe marrorëse; por edhe situata absurde e groteske, shpeshherë shoqëruar nga nuanca komike, fryt i një konteksti sa paradoksal aq edhe i njëmendtë. 
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Ciklopi, Brajan Sukaj

Dhe vetëm në një botë të tillë, ku gjithçka është e mundur, djali i saj, kur të rritej, do të ishte i lirë të dilte e të bënte ç’të donte, pa u parë me sy të llahtarisur sikur të ishte një bishë e egër. Por jo në këtë botë. 
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001324

Botuesi: Toena

Jetë në një kuti shkrepësesh, Fatos Kongoli

Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000887

Botuesi: OMSCA-1

Në kohën e britmës, Visar Zhiti

Përsëri shkrimtari Visar Zhiti u jep letrave shqipe një vepër dinjitose, romanin "Në kohën e britmës", për të cilin  mund të themi me plot bindje se është ndër më të mirët e kohëve të fundit në letërsinë tonë, duke shpalosur edhe njëherë fuqishëm talentin e mrekullueshëm të këtij autori.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Ditët e lakuriqëve të natës, Namik Dokle

“Ditët e lakuriqëve të natës”, krahas dy romaneve të mëparshme, plotëson triptikun romanor të Namik Dokles, shënjon vlerë të letrave shqipe. Gjashtë ditët e kohës letrare, vijnë përmes digresionit, japin shkërmoqjen e ëndrrave. Në fshatin e dashurisë së shprehur me lule, ka rënë tërbimi. 
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001318

Botuesi: Buzuku

Tregtari i skeleteve, Kasëm Trebeshina

Tregtari i skeletëve ka si motiv esencial të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatja niset në misionin politik për të mbledhur skeletët, të cilët do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000287

Botuesi: OMBRA GVG

Metamorfoza e nje brezi te humbur, Henrik S.G

Ndodhi që të jem lindur pikërisht atëherë, kur sapo pati nisur udhë gjysma e dytë e Shekullit të Njëzetë. Lindje fatale, në mes një shoqërie mizore. Im atë, fare i ri, me kërshërinë e Dantes trokiti në portat e Ferrit, ndonëse i ishte ofruar atij Parajsa Komuniste.
98,18 SEK 109,09 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Varri i braktisur, Arber Ahmetaj

Arbër Ahmetaj ka lindur në Tropojë në vitin 1965. I diplomuar për Farmaci në Universitetin e Tiranës dhe të Gjenevës, që prej vitit 1986 bashkëpunon me shtypin letrar (Zëri i Rinisë, Drita, Nëntori). Krahas studimeve, në vitet 1991-1993 punoi si redaktor në gazetat "Balli i Kombit", "Kosova" e më pas në departamentin e Informacionit të TVSH-së.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Tirana Times

Ndërkombëtarët, Ylljet Alicka

Si përgjatë makthit të partisë unike ashtu dhe nën anarkinë liberale që e zëvendësoi atë, e njëjta shpërbërje morale që i zhvlerëson personazhet e Aliçkës. Absurdi me të gjitha format e tij që të çon tinëzisht drejt poshtërsisë.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje