Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Vila me tri porta, Vera Bekteshi
  • Vila me tri porta, Vera Bekteshi

Vila me tri porta, Vera Bekteshi

UET Press

Vila me tri porta, përtej dëshmisë që përfaqëson, duhet lexuar edhe për aftësinë e madhe për ta shndërruar kujtesën në një letërsi, e cila të na prekë regjistra të ndryshëm emocionalë, ku nuk përjashtohet dhe ironia e poezia. Pra, një libër i bukur, që tregon se si mund të përshkruajmë ferrin e megjithatë të mos e humbasim parajsën brenda nesh.

1 250 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vila me tri porta
Gjinia: Roman
Autori: Vera Bekteshi
Shtëpia botuese: Mapo Editions
Viti: 2018
Fq. 538
Pesha: 0.573 kg.
ISBN: 978-9928-213-20-4

Komente mbi librin

"Gënjeshtra më e paturpshme u përdor si armë politike, po aq sa shpifja dhe shkatërrimi i lidhjeve familjare e miqësore, të cilat hapën plagë tepër të vështira për t'u mbyllur.

Vera Bekteshi di ta përshkruajë të gjithë këtë dhe të krijojë letërsi. Por, kryesorja, këndvështrimi i saj femëror depërton në degradimin e një pushteti mashkullor dhe maskilist: portreti i diktatorit është vërtet i jashtëzakonshëm, ashtu si dhe ushtrimi mizor i terrorit që ne shohim në këto faqe.

Por, në ndryshim nga shumë autorë të tjerë po kaq tragjikë, sytë e saj kanë mbetur të hapur deri në fund. Për këtë arsye "Vila me tri porta" është një libër i rëndësishëm."

Corriere del Mezzogiorno

"Vila me tri porta, përtej dëshmisë që përfaqëson, duhet lexuar edhe për aftësinë e madhe për ta shndërruar kujtesën në një letërsi, e cila të na prekë regjistra të ndryshëm emocionalë, ku nuk përjashtohet dhe ironia e poezia. Pra, një libër i bukur, që tregon se si mund të përshkruajmë ferrin e megjithatë të mos e humbasim parajsën brenda nesh, duke përçuar vlerat e shpresës dhe të dashurisë së njerëzve tanë të afërm."

Diego Zandel

"Romani autobiografik "Vila me tri porta" e shfaq Vera Bekteshin si një shkrimtare me dorë të sigurt dhe veprën e saj si një nga botimet më të rëndësishme të viteve të fundit mbi periudhën e diktaturës. Shkrimtarja ka aftësinë të përshkruajë me lehtësi dhe humor edhe situatat më të ndërlikuara, të rikrijojë me shumë finesë kontraste e personazhe të mjedisit të ngushtë ose edhe të protagonistëve të diktaturës."

Ardian Klosi

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928213204
ean13
9789928213204
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000651

Botuesi: Onufri

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si "Kujtime të humbura", shkruar në vitin 1955.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Kështu na vret jeta, Frederik Mocka

Rrezet e diellit i lëbyrën sytë. Gjergji u ngrit nga gjumi i ferrit me sy të mbufatur. Brodhi sytë nga shtëpia e heshtur, me dyer të shqyera ku era e fortë e natës së kaluar kishte lojtur vallen e përditshme me gjethet e thara dhe halat e pishave, duke i flakur andej-këndej sipas trilleve të saj.
500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Gruaja me të Zeza, Vojsava Nelo

Romani "Gruaja me të Zeza" është një narracion artistik që tipologjikisht qëndron shumë afër me romanin magjik. Shkrimtarja e mirënjohur, Vojsava Nelo, ndërton një vepër në të cilën kohët, ngjarjet, personazhet dhe përjetimet vendosen në kufi të ekzistencës së tyre. Kjo mënyrë rrëfimi i jep narracionit dramacitet dhe tension, që e bëjnë lexuesin "t'i...
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000041

Botuesi: Botimet Dudaj

Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga

“Preja e një martese të lodhur” është një roman për dashurinë. Në faqen e dedikimit autorja shkruan: Për ata që duhen; me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një. Kanë thënë për librin “Eshtë një mnyrë të shkruari me sinqeritet, pa poza, një realizëm pa makijazh. Një libër I shkruar me mendje, me zemër,
650 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Zemra nuk e njeh armikun, Ilir Levonja

Ngjarja e romanit "Zemra nuk e njeh armikun" ndodh në një kohë reale. Veç emrat dhe rrjedha janë trill artistik. Gjithçka e ka zanafillën nga një fabul e thjeshtë. Ne ishim një brez i tërë djemsh. Në mesin tonë kishim jo një, por disa vajza të bukura.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Libri i fluturave, Veton Surroi

Ky libër është, ashtu i nxitur, një përshkrim përvoje, duke përdorur sa më mirë që është e mundur kujtesën dhe tashmë distancën dhjetëvjeçare nga lufta, të nevojshme për të mos u ndikuar nga zjarri i saj.
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Arkipelagu spiritus, Zija Cela

Identiteti i prozës moderne shqiptare do të ishte i gjymtuar pa prozën e Zija Çelës, sidomos romanet e tij të mrekullueshme për jetën e vdekjen. Një mënyrë të këtillë të rrëfimit dhe të zhvillimit të situatave mbi parimet e lëvizjeve të brendshme koncentrike, gjithsesi do të mund ta ndërtonte vetëm një mjeshtër i sprovuar i artit të romanit, çfarë është...
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Kishim një ëndërr, Nasi Lera

Asti, një regjisor që nuk mundi të vinte në skenë gërshetimin e Çehovit me Beketin, përjeton tragjikomedinë çehoviane-beketiane, të vënë në skenë në realitetin e përditshëm nga politikanët dhe politika shqiptare.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000647

Botuesi: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.
500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2135

Botuesi: Albin

Uji i gjalle, Gjergj Uli

Ne, shqiptarët, endemi nën këtë qiell që na ka rënë për pjesë, endemi dhe nuk dimë ku shkojmë. Në fakt askurrë nuk kemi ditur, sepse ne nuk besojmë as në veten tonë e jo më në Zot. Ne ulemi në gjunjë të lutemi dhe ia bëjmë me sy djallit.
600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Më duaj, por jo vonë, Mimoza Ahmeti, Mimoza Kuchly

Duke lexuar librin, na duket sikur hyjmë në një “dhomë magjike” të zhveshur e me shpirtin në dorë. Ndiejmë që kjo “dhomëz e magjishme” na ka bërë ta duam më shumë veten  dhe jemi gati të përqafojmë aventurat që jeta na ofron me zemërgjerësinë e saj.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Bombe ne Beograd, Albatros Rexhaj

"Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga spiunazhi, ku përfshihet edhe CIA amerikane. Në sfond të gjithë kësaj është dashuria mes dy heronjve kryesorë. Një dashuri me shumë ndjenja dhe pak fjalë.
800 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2327

Botuesi: Te tjere

Vila me dy porta, Vera Bekteshi

"Vila me dy porta" është një roman dokumentar apo rrëfimi i jetës së autores në një periudhë tronditjesh të forta, që shkojnë nga rinia e parë te spastrimet komuniste të viteve 1974 – 1975, nëpër kalvarin e internimeve e deri në vitet pas kthimit të lirisë.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Ora me rërë, Vera Bekteshi

Të lindur në diktaturë, me fate diametralisht të kundërt janë ende histori të asaj njolle biografike që kanë mbetur si memorie e pathënë plotësisht. Vera Bekteshi  rrëfen këto  ngjarje në një distancë kohe, por e përfshirë në përgjegjësinë për ta dëshmuar kohën e saj nën diktaturë. 
900 Lekë
More
Në gjendje