- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
"Gotat e kristalit" është libri i parë i autores që sjell përmes imagjinatës së përndezur realitetin tronditës, fatin e njeriut, jetën e mërgimtarit dhe vrundujt e dashurisë, si ndjesia më sublime e qenies.
Titulli: Gotat e kristalit
Origjinali: Gotat e kristalit
Gjinia: Roman
Autori: Zharina Sinani
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 368
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-205-10-0
"Gotat e kristalit" është libri i parë i autores që sjell përmes imagjinatës së përndezur realitetin tronditës, fatin e njeriut, jetën e mërgimtarit dhe vrundujt e dashurisë, si ndjesia më sublime e qenies.
Ndjenja e lashtë sa bota, në hapësirat e romanit, me tipare të rrokshme biografike, që ka ndërthurur realen me imagjinaren, derdhur artistikisht në formën e ditarit, që e shpalos gjerësisht shpirtëroren, duke ngjizur një ndjeshmëri rrezëllitëse.
Në faqet e librit vjen universi i qenies, teksa noton në ethet e dashurisë, përmes një situimi të beftë, të vuajtjes prej dashurisë, të vuajtjes së ëmbël dhe shpesh rraskapitëse, në kuptimin e sprovave që kapërcen.
Proza, si narrativë dhe strukturim, rrjedh natyrshëm, pa sforco dhe zbukurime të tepërta, përkundër skemës së prozëshkrimit të kësaj ndërkohje. Realiteti letrar zbulohet përmes poetikës së rrëfimit të unit të saj, të një kohe subjektive, çka ka mundësuar endjen e një realiteti që më tepër zbulohet në leximin e secilit lexues, ku ngjizet sprova e parë shkrimore e saj.
Mbrëmë në darkë shkuam të hanim së bashku dhe ndenjëm deri në dy të mëngjesit në një bar në Glifadha, duke treguar dhe pjesët më të fshehta të kujtimeve tona. Ndiheshim të pirë. U ulëm buzë detit në vetminë tonë të përkëdhelur nga era e freskët, ndërsa deti ishte i qetë dhe misterioz.
U afruam me këmbët e zbathura të stamponim shputat tona në rërën e butë, ndërsa hapat tanë nisën të shkëlqenin si xixa të argjendta që të mahnitnin. Ai me sytë që i shndritën më tha:
- Eraaa! Deti është në dashuri! Çfarë mrekullie!
- Deti në dashuri?! - kurrë nuk e kisha dëgjuar një gjë të tillë dhe këmbët e mia nuk kishin shkëlqyer asnjëherë ndërsa e përshkonin atë ujë të kripur.
- Zhvishu! - tha ai, dhe nisi të hiqte këmishën. - Hiqi të gjitha rrobat. Është gjëja më e bukur që mund të na ndodhë, edhe Zoti qenka nga ana jonë, Eraaa!
U zhytëm në detin që lëshonte xixa të argjendta dhe në çdo lëvizje tonën ndienim drithërimën e ujit të ftohtë dhe trupat tanë që i dhanë ngrohtësinë njëri-tjetrit.
Zharina Sinani lindi në Tepelenë në vitin 1973, por u rrit dhe studioi në Tiranë. Prej shumë vitesh jeton dhe punon si mediatore e gjuhës dhe e kulturës në Toskana, Itali, së bashku me familjen.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Toena
Botuesi: Onufri
Botuesi: Te tjere
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU001293
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000884
Botuesi: Toena
Botuesi: Buzuku
Referenca: SKU000297
Botuesi: Cabej
Referenca: 2110
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Onufri
Botuesi: Skanderbeg Books
Referenca: SKU000649
Botuesi: Onufri
Botuesi: Fishta
Referenca: SKU001318
Botuesi: Buzuku
Referenca: 2304
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000650
Botuesi: Onufri
Botuesi: Toena
Botuesi: Toena
"Gotat e kristalit" është libri i parë i autores që sjell përmes imagjinatës së përndezur realitetin tronditës, fatin e njeriut, jetën e mërgimtarit dhe vrundujt e dashurisë, si ndjesia më sublime e qenies.
check_circle
check_circle