
Referenca: SKU001694
Marka: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Marka: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Marka: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU000783
Marka: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU001180
Marka: Onufri
Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.
Referenca: SKU000660
Marka: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Me një stil krejt të ri e të palexuar në letërsinë shqiptare, vjen një libër mbi ëndrrat, dëshirat, dhuntitë dhe dëshpërimin e shqiptarëve të sapopjekur. Martin Ibrahimi, apo Marti siç e thërrasin miqtë, diplomuar në letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë".
Titulli: Poetët bëjnë dashuri ndryshe
Origjinali: Poetët bëjnë dashuri ndryshe
Gjinia: Roman
Autori: Darien Levani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2012
Fq. 268
Pesha: 0.338 kg.
ISBN: 978-9928-162-02-1
Me një stil krejt të ri e të palexuar në letërsinë shqiptare, vjen një libër mbi ëndrrat, dëshirat, dhuntitë dhe dëshpërimin e shqiptarëve të sapopjekur. Martin Ibrahimi, apo Marti siç e thërrasin miqtë, diplomuar në letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë".
Jeta e tij merr një kthesë të çuditshme kur njeh Enxhin, e cila, me "enxhitetin" e saj, do ta sfidojë Martinin në një duel joshjesh e fjalësh, duke e tërhequr në një Tiranë të panjohur për të. Është një Tiranë që ka zhurmën e tregut të Medresesë, ironinë e mbrëmjeve poetike dhe sfidën e një proteste. Pastaj ka edhe zakone bilardosh, spitale të ndyra, ideale partish e mësime universitare, pa harruar provat për koncertin e radhës, të gjitha këto të shërbyera me zhargonin dhe humorin e rrugëve shqiptare.
Në këtë vorbull ngjarjesh, personazhet dalin nga bota e fantazisë e marrin shëmbëlltyrën e këtij apo atij personi që çdo lexues me siguri njeh. Martini na rrëfen rrugëtimin e tij duke u ndalur tek e përditshmja që e nervozon e ndaj të cilës i duhet të jetë indiferent; te pasioni i tij për muzikën e vërtetë, por që shumica nuk e kupton; te ngushëllimi që kërkon të gjejë tek antidepresivët, që nuk mund t'ia zgjidhin problemet; te domethënia e një dashurie, ndaj së cilës realiteti i zymtë shqiptar ka vënë një zgjedhë. Rrugëzgjidhja e vetme mbetet përshtatja, dhe këtë Martini nuk e ka të vështirë për ta kuptuar, por për ta pranuar.
Autori i jep zë frikës, shpresës e përpjekjeve të një brezi: historia e personazhit bëhet këndvështrim për Shqipërinë e sotme. E përfaqëson atë pa mëshirë, pa lajka e lustra, por me një ndjeshmëri të re për letërsinë shqiptare. Ky roman bën atë që bëjnë të gjithë librat e arrirë: merr një histori personale dhe e kthen në universale, të vlefshme për të gjithë.
- Shumë instrument i bukur, - i them kur më ulet afër. Pendohem, më duket vetja si ata tipat që marrin në telefon në emisionet televizive të mëngjesit dhe nuk kanë asnjë mendim. – Elegant, - mundohem të korrigjoj veten. – Seksi. Shumë seksi. Si ti atë natë me atë fustanin e zi. Nuk më hiqesh nga mendja...
Bravo Marto, je gjeni komunikimi. Tani do të mendojë se je një maniak seksual, sepse e mendon vetëm me atë fustan. Po, ti je maniak seksual, por s'ka nevojë ta kuptojë kaq shpejt, të paktën jo tani. Enxhi bën shenjë me kokë që po, violina është e tillë...
- Është e vështirë? – pyes kot, sa të për thënë diçka. E në çast më vjen në mendje përgjigjja që do të jepje unë: po bëj konservatorin për të mësuar violinën, Martin, sipas teje është e vështirë? Lidhi këto dy elemente e m'u përgjigj!
- Po, - pohon, duke parë nuk e di se çfarë mbrapa shpinës sime me interes të rizgjuar. Edhe ca sekonda e do të ikë, e di.
"Bota reale sundon me realizmin e vet tepran. Kjo duket se është fryma që përçon ky roman, që teprinë e shndërron në tjetër realitet me alkiminë e fjalës metaforike, të cilën autori e përdor në mënyrë të re."
Visar Zhiti
"Në një katrahurë urbane si kjo e jona, ku vetëm koha ikën e asgjë tjetër nuk ndryshon, realiteti i Martinit vjen si një shuplakë e fortë për të na kujtuar se nuk po shkojmë asgjëkundi. Është vërtetë ky një tranzicion i pambarimtë?"
Botuesi
Darien Levani (1982) është shkrimtar, kritik muzikor dhe gazetar shqiptar që jeton në Itali. Bashkëpunëtor i "Albania News", "Nazione Indiana", "Prospettive", "Cittá Metticcia", "Gazeta" dhe "Shqiptari i Italisë", Darieni është edhe themelues i blogut kolektiv "Tirana Calling".
Ai ka debutuar në Itali me romanin "Solo mandata, grazie" (2010). "Il famoso Magico Qukapik", romani i tij i dytë, u botua në vitin 2011, gjithmonë në Itali. Darkeni ka fituar çmime të ndryshme letrare, midis të cilave çmimin "Scrivere Altrove". "Poetët bëjnë dashuri ndryshe" është romani i tij i parë i shkruar në shqip dhe i botuar në Shqipëri.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)No customer reviews for the moment.
Referenca: SKU000122
Marka: Ideart
Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
Referenca: SKU000123
Marka: Ideart
Pas heshtjes gati 10-vjeçare, Alban Bala i kthehet botimeve dhe i rivjen lexuesit të tij me një përmbledhje novelash. Arti i këtij autori, përveç njohjes dhe sigurisë në përdorimin e teknikave të rrëfimit, është orientim i drejtë që di të zgjedhë tonalitete pa vrarë tinguj, që di të organizojë lëndë të psikës kolektive pa tretur nën të shenja të...
Referenca: SKU000151
Marka: Ideart
Historitë që tregon Zija Çela të befasojnë për nga gjetja e realizimi artistik, si dhe të vënë në mendime. Ai duket se kërkon një lloj të ri lexuesi, deviza e Andre Zhidit "Unë shqetësoj" i përshtatet më së miri prozës së tij.
Referenca: SKU000841
Marka: Ideart
Titulli: Qyteti me sy të kuqTregimeAutori: Alban BalaShtëpia botuese: IdeartViti: shkurt 2009f. 104Pesha: 0.15 kg
Referenca: SKU000849
Marka: Ideart
Mbi zemrën time e vije kokën.Dhe pulsi im ish një përrallëQë s'e besove kurrë.
Referenca: SKU001362
Marka: Toena
Ky roman i Zija Celës është vepra e fundit i atij triptikut, që filloi me "Las Varrezas" dhe vazhdoi me "SOS, një buzëqeshje". Një lexues i vëmendshëm do ta ndjente ekzistencën e tij që në leximin e dy të parëve, po ashtu siç e ndien një astrolog mungesën e një ylli të pazbuluar ende, thjesht nga tërheqja e forcës së gravitacionit përreth yjeve tashmë të...
Referenca: 2086
Marka: Princi
Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.
Referenca: 2349
Marka: Te tjere
Zhapiku u kulaç si kushëriri tjetër pa këmbë mbi do gjethe të kthyera në pleh kur pa ballin tim. Fillova t'i flas. Unë jam një shpirt i rilindur. I njoh mirë dhëmbët e tu. Ati im ish shkrimtar i pafe; vëllai një flokëpërdredhur mbi supe. Nëna ishte një mbretëreshë e martuar rishtas. Unë jam kripë e futur mishit për njerëzit.
Referenca: 2356
Marka: Te tjere
Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.
Marka: Zenit Editions
Shenja e hatasë që do të pllakoste qytetin tonë ishte dhënë qysh më parë, ishte dhënë qysh kur një tufë korbash i lanë sprethet e shkëmbinjve e të honeve dhe filluan të vejevinin mbi akrepat e sahatit të qytetit tonë, duke kruar sqepat në ta, duke u cpërfëndur gjithë sevda zie me njëri – tjetrin dhe, ç'është më e keqja, duke i ngarkuar ata me glasa të...
Reference: 2108
Brand: Botimet Dudaj
Title: Ti je e nesërmjaOriginal: Ti je e nesërmjaCategory: NovelAuthor: Brunilda ZllamiPublisher: DudajYear: 2012Pgs. 412Weight: 0.37 kgISBN: 978-99943-0-252-9
Reference: 2990
Brand: Te tjere
Title: Banorët e shpellësOriginal: Banorët e shpellësCategory: NovelAuthor: Sulejman MatoPublisher: IHPVKAYear: 2011Pgs. 208Weight: 0.251 kgISBN: 978-9928-111-01-2
Reference: SKU001305
Brand: Botimet Dudaj
Title: Në shpirtin tim bën ftohtëOriginal: Në shpirtin tim bën ftohtëCategory: NovelAuthor: Brunilda ZllamiPublisher: DudajYear: 2010Pgs. 356Weight: 0.284 kgISBN: 978-99943-0-162-1
Reference: SKU001197
Brand: AIIS - Tirana times
Title: Të mallkuarit e ditës së gjashtëOriginal: Të mallkuarit e ditës së gjashtëCategory: NovelAuthor: Valter FilePublisher: Tirana TimesYear: 2009Pgs. 242Weight: 0.28 kgISBN: 978-99956-771-2-1
Reference: SKU000540
Brand: OMSCA-1
Title: Një natë dhe dy agimeOriginal: Një natë dhe dy agimeCategory: NovelAuthor: Petro MarkoPublisher: OMSCA-1Year: 2002Pgs. 562Weight: 0.43 kg.
Reference: SKU000706
Brand: Onufri
Title: Frikë nga GuernikaOriginal: Frikë nga GuernikaCategory: NovelAuthor: Rexhep FerriPublisher: OnufriPgs. 96Weight: 0.131 Kg.ISBN: 978-99943-32-114-7
Me një stil krejt të ri e të palexuar në letërsinë shqiptare, vjen një libër mbi ëndrrat, dëshirat, dhuntitë dhe dëshpërimin e shqiptarëve të sapopjekur. Martin Ibrahimi, apo Marti siç e thërrasin miqtë, diplomuar në letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë".