
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
"Engjëj të armatosur" sipas kritikës është romani më i arrirë i Diana Culit. Një punë shumëvjecare kërkimore e hulumtuese mbi histori lufte e histori njerëzore të ndërthurura në tragjeditë më të rënda që ka prodhuar shoqëria shqiptare, një thellim në kohë dhe hapësirë për të kuptuar honet e shpirtit.
Titulli: Engjëj të armatosur
Origjinali: Engjëj të armatosur
Gjinia: Roman
Autori: Diana Çuli
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2009
Fq. 288
Pesha: 0.32 kg
ISBN: 978-99943-1-495-9
"Engjëj të armatosur" sipas kritikës është romani më i arrirë i Diana Culit. Një punë shumëvjecare kërkimore e hulumtuese mbi histori lufte e histori njerëzore të ndërthurura në tragjeditë më të rënda që ka prodhuar shoqëria shqiptare, një thellim në kohë dhe hapësirë për të kuptuar honet e shpirtit dhe kapërcimet e mendjes, një përshkrim i hollësishëm e ekzotik i njërës prej krahinave më interesante të Shqipërisë, Bregut të Detit, i karakterit mesdhetar të banorëve të tij, i pasioneve, vrulleve, traditave, legjendave të hershme dhe të tashme, të gjitha këto në sfondin e Luftës së Dytë Botërore.
Kritika ka vlerësuar trajtimin origjinal të temës së Luftës së Dytë nga ana e autores, temë që shpesh është skematizuar, paragjykuar ose shmangur nga autorët shqiptarë. Diana Culi me këtë vepër dëshmon edhe një herë forcën e saj artisike, tashmë të pjekur, aftësinë e vëzhgimit, sintezës, filtrimit në letërsi të cështjeve ekzistenciale si marrëdhëniet e individit me luftën apo paqen, me dashurinë dhe vdekjen, me vetë unin e tij në një botë të ndërlikuar shqiptare, ku drita dhe errësira nuk kanë kufij të qartë. Një histori dashurie tragjike e vendosur në një sfond marramendës bukurie.
Diana Çuli njihet si një nga shkrimtaret më të rëndësishme të letërsisë sonë. Autore e shumë romaneve, vëllimeve me tregime, dramave, skenarëve të filmave artistikë, ajo ka shkëlqyer sidomos në prozën e gjatë. Midis romaneve që ka botuar ndër vite, janë vlerësuar në mënyrë të veçantë: "Dreri i trotuareve", "Diell në mesnatë" dhe "Engjëj të armatosur".
Madje romani "Engjëj të armatosur" është cilësuar si romani më i mirë i shkruar për periudhën e diskutueshme të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, si një roman që hap udhën e mund të shërbejë si një pikënisje e re për trajtimin në mënyrë jodogmatike të kësaj periudhe. Proza e saj është përkthyer dhe botuar në Itali, Francë, Kinë, Rusi, etj.
Veç fushës së letërsisë Diana Culi ka spikatur gjatë 17 vjetëve të fundit si një nga aktivistet më efikase në mbrojtje të të drejtave të gruas duke drejtuar "Forumin e pavarur të gruas" e duke luftuar me të gjitha mjetet demokratike për realizimin e këtij misioni fisnik. Në legjislaturën e fundit ajo është zgjedhur deputete ne parlamentin shqiptar.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Referenca: SKU000941
Botuesi: Toena
Shkrimtarja Diana Culi sjell në romanin e saj "Gruaja ne kafé" realitetin e një shoqërie të turbulluar, krizën shpirtërore të një brezi me të cilin jeta u tregua dorështrënguar dhe që kërkon dashurinë aty ku vështirë mund të gjendet, duke marrë zhgënjime ndoshta edhe të pritshme.
Referenca: 2308
Botuesi: Te tjere
"Dreri i trotuareve", romani më i lexuar i autores, vazhdon të ribotohet prej mëse dymbëdhjetë vjetësh. Ky roman shënon fillimin e ciklit të romaneve me temë nga jeta e përditshme shqiptare ku bëjnë pjesë: "Dhe nata u nda në mes" dhe "Diell në mesnatë".
Një njeri i famshëm humbet punën, nuk gjen dot gruan dhe rrezikon burgun në të njëjtën kohë. Një dedektive e re do të vihet në gjurmë të së zhdukurës dhe do të zbulojë plot të fshehta rrënqethëse e të habitshme, nëpër rrugët e Shqipërisë.
Botuesi: Botimet Dudaj
Në zyrat e kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm. Është një vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas. Kush është fajtori? Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka këshilltarja e re për kulturën e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime.
Reference: SKU000412
Brand: Botimet Dudaj
Title: Nata e Sofie KondilitOriginal: Nata e Sofie KondilitCategory: NovelAuthor: Koço KostaPublishe4r: DudajYear: 2007Pgs: 560Weight: 0.621 kg.ISBN: 978-99943-0-038-9
Reference: SKU000038
Brand: Botimet Dudaj
Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake.
Brand: Cabej
Aktorja shqiptare Anisa Markarian vjen me një roman surprizues
Reference: SKU000857
Brand: OMSCA-1
Title: Asgjëtë e vogla të ZotitOriginal: Asgjëtë e vogla të ZotitCategory: NovelAuthor: Gazmend KrasniqiPublisher: OMSCA-1Year: 2009Pgs: 152Weight: 0.20 kg
Reference: SKU000667
Brand: Shtepia Botuese 55
Title: Haxhiu i FrakullësFictionAuthor: Vath KoreshiPublisher: OnufriPgs. 128 ; 21 cmISBN 9927-998-0-3Weight: 0.18 kg.
"Engjëj të armatosur" sipas kritikës është romani më i arrirë i Diana Culit. Një punë shumëvjecare kërkimore e hulumtuese mbi histori lufte e histori njerëzore të ndërthurura në tragjeditë më të rënda që ka prodhuar shoqëria shqiptare, një thellim në kohë dhe hapësirë për të kuptuar honet e shpirtit.