Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Errësirat e nëntorit, Enkelejd Lamaj
  • Errësirat e nëntorit, Enkelejd Lamaj

Errësirat e nëntorit, Enkelejd Lamaj

Arka e Noes

 Ndërsa raportimet flasin për një masakër me nëntë të vdekur, të pestë duhet të kthehen në makthin e vendlindjes, që i ka përndjekur në çdo hap, të zhyten në ujërat e ndenjura të së shkuarës, për t’u përballuar edhe një herë me errësirat rrëqethëse. Dhe për këtë, ata duhet të shtyhen deri në anën tjetër të vdekjes. 

1 800 Lekë
1 620 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Errësirat e nëntorit

Origjinali:Errësirat e nëntorit

Gjinia:Roman

Autori:Enkelejd Lamaj

Shtëpia botuese:Arka e Noes

Viti: 2024

Fq.720

Pesha: 0.900 kg

ISBN:987-9928-48-0590

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Vojsati nuk është një qytet i zakonshëm: është një qytet i mallkuar. Ku gjaku njollos çdo pëllëmbë toke dhe errësirat e pafytyra gllabërojnë gjithkënd. Tridhjetë e tri vite më parë, Tomi, Adela, Ergisa, Dritani dhe Nereida u përballën me tmerrin rrëqethës, që gllabëroi qytetin, duke nxirë, vrarë dhe derdhur gjak. Ata ikën, për të mos u kthyer më... deri tani që errësirat ngrihen sërish. Ndërsa raportimet flasin për një masakër me nëntë të vdekur, të pestë duhet të kthehen në makthin e vendlindjes, që i ka përndjekur në çdo hap, të zhyten në ujërat e ndenjura të së shkuarës, për t’u përballuar edhe një herë me errësirat rrëqethëse. Dhe për këtë, ata duhet të shtyhen deri në anën tjetër të vdekjes. Nga autori i Ajo e errëta dhe Gjithçka që ke, vjen një rrëfim drithërues mbi errësira të uritura që nuk duan të vdesin, por vetëm të ushqehen.

Detajet e librit
9879928480590
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Funerali i hijes, Odise Kote

Romani "Funerali i hijes" i Odise Kotes e merr temën nga ndryshimet social-politike në Shqipëri në fund të viteve '40 të shekullit të kaluar duke e vendosur subjektin në qytetin e Gjirokastrës. Rreth një ngjarjeje të vetme - zhdukjes së një personi -vërtitet një botë e madhe dhe e pasur në zhbirime psikologjike, në kolorit lokal, ku jeta e panjohur dhe e...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Murgu, Artan Fuga

Dy grabitje të bujshme kanë ndodhur. Njëra në kohën tonë, në një apartament buzë detit në Durrës, ku janë vjedhur mijëra euro; tjetra, përpara disa shekujsh, në katedralen e një qyteze mesjetare, dy piktura krejt të veçanta për nga estetika dhe mesazhi i tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë.
1 215 Lekë 1 350 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ferma e dijes, Gjerak Karaiskaj

Hapësirat tekstologjike të këtij romani, të përveçëm si frymë dhe shprehësi, por mbi të gjitha unik për sendërtimin e realitetit letrar, bazuar në konkreten e përditshmërisë, që në këtë rast e tejkalon imagjinaren, ndërlidhen po kaq ngushtësisht edhe nga fati i vetë protagonistëve.
630 Lekë 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pema

Kthimi, Albatros Rexhaj

"Kthimi" është titulli i një libri që jetësohet në dy drejtime të njëkohshme, plotësuese ndaj njëra tjetrës e në të njëjtën kohë të pavarura. "Kthimi" dhe "Outboxi i ndjenjave të mia" formësojnë librin që keni sot në duar.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2091

Botuesi: Onufri

Karpa, Martin Camaj

Bota e trilluar e Karpës është ngritur mbi dy shtylla: nga njëra anë, mbi atë historiko – gjuhësore, që i lejon Camajt të çjerrë velin e pluhurosur të kujtesës e të depërtojë me fuqinë e fantazisë krijuese në skutat e një të shkuare të moçme të padëshmuar nga fiset e malsorëve shqiptarë...
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000857

Botuesi: OMSCA-1

Asgjete e vogla te Zotit, Gazmend Krasniqi

Gazmend Krasniqi ka lindur në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për pikturë, pastaj për letërsi, është autor i shumë librave me poezi e tregime, romaneve dhe drama, për të cilat është vlerësuar me çmime kombëtare dhe mbarëkombëtare. Gjithashtu, është autor librash me studime dhe përkthime.
360 Lekë 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001682

Botuesi: OMSCA-1

Panteoni i nëndheshëm ose letërsia e dënuar, Visar Zhiti

Më erdhi natyrshëm të mendoj se fenomeni që trajton autori Visar Zhiti, një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të lexuar shqiptarë, i kalon kufijtë e një akti etiko-letrar, civilizues dhe emancipues për të tërë korpusin e letërsisë dhe të kulturës moderne shqiptare dhe hyn pa trokitur në një realitet tragjik.
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001519

Botuesi: Botimet Dudaj

Hiri i vullkanit, Blendi Fevziu

Ai vendosi të ikte një ditë të vitit 1991. Atëherë iknin të gjithë. Iku duke lënë pas një puthje dhe një dashuri të mbetur pezull. Ajo iku pas tij. Për njëzet vjet nuk u panë kurrë, nuk komunikuan dot; ndërsa dy jetë të ndryshme me fate dhe histori nga më befasueset.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2351

Botuesi: Botart

Nobelisti nga Shkodra, Lorenc Nenshati

Lorenc Nënshati ka lindur në Shkodër më 3 tetor 1939 në një familje qytetare të ardhur nga Ulqini. Që në moshë të re filloi punë në ndërmarrjet industriale të qytetit. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak nisi studimet në filialin e Universitetit të Tiranës në Vaun e Dejës në Shkodër për inxhinier elektrik.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk jam engjëll, Brunilda Zllami

Jetë grash të zakonshme, nga ato që hasim çdo ditë. Në karrierë apo shtëpiake, në metropol apo në zona rurale, të pavarura apo të dërrmuara nga pesha e zakoneve mesjetare, ato janë në kërkim të lumturisë, të asaj lumturie që ka formën e vet tejet personale.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Ajo e errëta, Enkelejd Lamaj

Çdo vend ka (të paktën) një shtëpi të braktisur dhe çdo shtëpi e braktisur ka historinë e saj. Në Stora – fshat bregdetar pranë Sarandës – historia e shtëpisë së braktisur është e trishtë, e dhimbshme dhe e mbushur me terror. Ajo është djegur dy herë dhe në secilën prej herëve, një fëmijë ka vdekur mes rrënojave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Vendi diku midis, Enkelejd Lamaj

Nën magjinë e tyre Sidriti dhe Ana e gjejnë veten në një aventurë urbane, mes fëmijësh të humbur, aksidentesh të dyshimta e fantazmash të një shoqërie të trembur, kriminele e të korruptuar…
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje