Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Shtegu i parfumeve, Cristina Caboni
  • Shtegu i parfumeve, Cristina Caboni

Shtegu i parfumeve, Cristina Caboni

Dituria

Elena nuk beson më tek askush. Ka humbur sigurinë dhe nuk beson më te dashuria. Vetëm kur krijon parfumet e saj, arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzinave, di si t'i mposhtë frikërat e veta.

10,41 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shtegu i parfumeve
Origjinali: Il sentiero dei profumi
Gjinia: Roman
Autori: Cristina Caboni
Shqipëroi: Renato Kalemi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2015
Fq. 392
Pesha: 0.501 kg.

Mbi librin

Elena nuk beson më tek askush. Ka humbur sigurinë dhe nuk beson më te dashuria. Vetëm kur krijon parfumet e saj, arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzinave, di si t'i mposhtë frikërat e veta.

Parfumet janë shtegu i saj drejt zemrave të njerëzve. Ato flasin për mendimet më të thella, për shpresat më të fshehta: irisi dhuron besim, mimoza jep lumturi, vanilja mbron, gjineshtra ndihmon të mos e lëshosh veten.

Dhe Elena prej kohësh ka mësuar të jetë e fortë. Që nga dita kur e ëma e braktisi atëherë kur ishte veç një vajzë e vogël, që kishte nevojë për dashuri e përkëdhelje. Që atëherë, ka mundur t'ia dalë mbanë e vetme. Që atëherë, ua ka mbyllur dyert emocioneve të veta. Tanimë, njëzet e gjashtë vjeç, fati vazhdon ta vërë përpara provash, por dhuntia e saj e veçantë i ndriçon rrugën që duhet të zgjedhë.

Një rrugë e cila e çon në Paris, kryeqytetin e parfumeve, ku aromat përgatiten ende sipas një arti të lashtë. Elena ka një mënyrë të sajën për të kuptuar dhe përmbushur dëshirat: është e zonja të krijojë parfumin e duhur për të rifituar një dashuri të humbur, për të kapërcyer drojën, për të gjetur qetësinë shpirtërore.

Por ende nuk ka mundur të krijojë esencën që do ta ndihmojë të bëjë paqe me të kaluarën e vet. Vetëm një person e ka në dorë çelësin për të hyrë në shpirtin e saj dhe për të shëruar plagët: Kaili. Kaili, i cili e njeh fare mirë brishtësinë e një luleje dhe di si ta mbrojë e dashurojë. Sepse edhe fara më "kokëfortë", kur dielli zë e ngroh, gjen forcën për të lulëzuar.

Shtegu i parfumeve është kthyer tashmë në një fenomen editorial ndërkombëtar. Ai po botohet në të gjithë Europën, deri tani në 19 gjuhë. Cristina Caboni është një autore që të magjeps dhe të emocionon, të mallëngjen dhe të mahnit me historinë e paharrueshme për pasiguritë e shpirtit njerëzor, që vetëm dashuria më e thellë mund t'i shërojë.

Detajet e librit
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R2P36

Botuesi: Dituria

Udhëtimi i çuditshëm i një sendi të humbur, Salvatore Basile

Deti është i trazuar dhe në plazh valëviten flamujt. Mikeli i vogël ka vrapuar shumë për t'u kthyer shpejt nga shkolla, por kur hap derën e shtëpisë së tij, në stacionin e vogël të Miniera di Mares, gjen të ëmën me një valixhe të hapur. Në duar ajo mban ditarin e Mikelit, një fletore e kuqe me kopertinë të njollosur.
8,85 
More
Në gjendje

Referenca: 2982

Botuesi: Te tjere

Kurth i pangrehur, Catherine Cookson

Ana Emerson i kishte kushtuar jetën djalit të saj dhe midis tyre ishte krijuar një lidhje që asgjë nuk do të mund ta thyente apo ta shkëpuste ndoshta as vetë Xhon Emerson, bashkëshorti i Anës dhe babai i Laurit. Kur Lauri fejohet, Ana e kupton që situata bëhet e vështirë për t'u pranuar.
7,29 
More
In Stock

Referenca: 2455

Botuesi: Bota Shqiptare

Ngadhënjimi i dashurisë, Nicholas Sparks

Njëzetenëntëvjeçarja Eli Nelson tashmë është gati të martohet me një avokat të pasur, por nuk mund të ndalë së menuari për djalin që vite më parë vodhi zemrën e saj. Kështu fillon historia e një dashurie të madhe që mund të kthejë një tragjedi në triumf, dhe mund edhe të ketë madje fuqinë për të krijuar një mrekulli... 
8,33 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dy nga dy, Nicholas Sparks

Në moshën tridhjetedyvjeçare, Rasëll Grini i ka të gjitha: një grua magjepsëse, një vajzë të dashur gjashtëvjeçare, karrierë të suksesshme si punonjës reklamash dhe një shtëpi të kushtueshme në Sharlotë. Ai po jeton ëndrrën dhe martesa me Vivianën e bukur është në qendër të saj.
15,62 
Në gjendje

Referenca: 2179

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhurata, Cecelia Ahern

Kjo është një histori për njerëzit, të cilët, ashtu si dhe pakot, fshehin sekretet e tyre. Ata mbulohen me shtresa derisa personi i duhur i çmbështjell dhe zbulon se çfarë ka brenda. Ndonjëherë juve u duhet të shplekseni që të gjeni me të vërtetë se kush jeni.
9,37 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Arka e Noes

Letra Milenës, Franz Kafka

Franz Kafka e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tij të hershme në gjuhën çeke, dhe shumë shpejt marrëdhënia e tyre kaloi në një fazë më të ngushtë. Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës qenë aq të forta, saqë i rrëfeu asaj ditarët e tij dhe, duke vepruar kësisoj, i hapi asaj zemrën dhe i rrëfeu ndërgjegjjen e vet. 
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Telashe dashurie, Adele Parks

Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.
9,37 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2525

Botuesi: Bota Shqiptare

Kënga e Fundit, Nicholas Sparks

Veronika Miller, që të gjithë e thërrasin Roni, është 17 vjeçe, jeton në Nju Jork, frekuenton klubet më trendi të qytetit dhe është e bindur se është një vajzë e pavarur. Deri në çastin kur gjendet për të kaluar verën në Uilmington, në Karolinën e Veriut, me të atin Stivin, ish – mësues pianoje dhe koncertist, i cili e ka braktisur familjen tashmë prej...
10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Elita, Kiera Cass

Përzgjedhja nisi me 35 vajza. Tani, me grupin e tkurrur deri te Elita, gara për të fi tuar dashurinë e princit Makson është më e ashpër se kurrë. Sa më tepër i afrohet kurorës Amerika, aq më tepër përpiqet të kuptojë ku e çon zemra e vërtetë.
8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Atëherë puthmë, Roberto Emanuelli

Dashurinë, atë të vërtetën, e ndien kur mbërrin. Të godet në zemër dhe kokë, dhe në atë pikë është tepër vonë: largësia, stuhitë e vogla e të mëdha, asgjë nga këto nuk mund ta ndalë. Dhe është e pamundur të harrosh.
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Femrave u pëlqen e kuqja, Daniela Farnese

Ambra është njëzet e nëntë vjeçe, ka pasion librat dhe kuzhinën dhe një karrierë të shkëlqyer në Nju Jork. Një telefonatë e papritur do ta detyrojë të braktisë Amerikën për t'u kthyer në vendlindjen e saj, në Itali.
11,45 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Një martesë e pazakontë, Carolyn Brown

Në qytezën e Kadillakut, e vetmja gjë më pikante se specat halapeno, janë thashethemet. Stela është një kokëkuqe çapkëne dhe e bukur, e cila nuk do të dijë se ç’thonë bota dhe nuk jeton për këtë, por e ëma e saj, Nensi, nuk mendon aspak kështu. Ajo jeton vetëm për ta parë vajzën e saj të vetme, të martuar, të lumtur dhe me një familje të bukur.
10,41 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Vajza e mjaltit, Cristina Caboni

Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t'ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj.
8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kopshti i luleve sekrete, Cristina Caboni

Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s'e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Libralidhësja e historive të humbura, Cristina Caboni

Kopertina, e punuar me mjeshtëri, mbështjell faqet e zverdhura nga koha. Me lëvizje delikate dhe të kujdesshme, Sofia çik lëkurën dhe letrën, për të restauruar librin dhe për t'i kthyer atij shkëlqimin e dikurshëm.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dhoma e endëses, Cristina Caboni

Këtë herë, me romanin e saj të ri, Cristina Caboni hyn në fushën e modës, për të treguar me emocion historinë e Kamilës, Marianës dhe sidomos Katerina Fraut, të vetëquajtur Maribela, një stiliste që gjatë Luftës së Dytë Botërore njihej si “Endësja e ëndrrave”.
10,41 
More
Në gjendje