- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
E krijuar në vitin 1917, "Shëtitja" bën fjalë për një rrëfimtar të paemër, i cili del nga dhoma e shkrimit apo e fantazmave, siç e quan ai vetë, përjashta, me qëllimin e thjeshtë të bëjë një shëtitje.
Titulli: Shëtitja
Origjinali: Der Spaziergang
Gjinia: Roman
Autori: Robert Walser
Shqipëroi: Feride Xh. Berisha
Shtëpia botuese: Pa
Viti: 2015
Fq. 68
Pesha: 0.091 kg.
ISBN: 978-9951-613-21-7
Ky tekst i Robert Walser – it cilësohet nga disa njohës si "proza më e bukur e letërsisë gjermane". E krijuar në vitin 1917, "Shëtitja" bën fjalë për një rrëfimtar të paemër, i cili del nga dhoma e shkrimit apo e fantazmave, siç e quan ai vetë, përjashta, me qëllimin e thjeshtë të bëjë një shëtitje.
Kjo shëtitje e treguar zgjat një ditë; ajo fillon paradite dhe përfundon në mbrëmje. Pra, tërë ditën rrëfimtari hulumton qytetin dhe rrethinat dhe përjeton ngjarje të ndryshme, të cilat nuk kanë asnjë ndërlidhje logjike mes tyre. Objektet radhiten në mënyrë të njëtrajtshme, njëri pas tjetrit.
Në kontrast me rastësinë e shtesës së ngjarjeve, qëndron teksti i përshtatur saktësisht me kohën. Rrëfimtari na jep heraherës udhëzime në lidhje me kohën. Shëtitja e një njeriu të vetmuar do të thotë përvojë dhe e shtyn shëtitësin kah një ballafaqimi me frikën, me mendimet dhe ëndrrat e veta.
Duke u bazuar në ecjen e tij të ngadalshme, e cila e detyron jo vetëm trupin, por edhe mendjen të lëvizë, shëtitja konsiderohet si një gjë e domosdoshme për krijuesit. Shëtitjen si element letrar e gjejmë edhe në vperat e Johann Wolfgang Goethe – s, Friedrich Schiller – it, Jean Paul – it, Marcel Proust – it, Franz Kafkës, Robert Schindel – it etj.
Lezeti i një shëtitjeje mu në mes të një dite pune përshkruhet këtu me një kënaqësi që gati shton zilinë... Mirëpo poeti nuk e bezdis lexuesin asnjëherë, edhe pse flet në vetën e parë, sepse ai është një përzierje e shkathtësisë dhe e mençurisë.
Shkrimtari zviceran i gjuhës gjermane, Robert Walser, u lind më 15 prill 1878 në Biel, Kantoni i Bernës. Ai është, pranë Franz Kafkës, njëri ndër prozatorët më të shquar të letërsisë gjermane, të ashtuquajturit "minimalistë". Shkroi kryesisht poezi, tregime dhe romane. Proza e shkurtër u bë karakteristikë për krijimtarinë e tij.
Ndonëse vlerësohej shumë nga autorë si Christian Morgenstern, Robert Musil, Kurt Tucholsky, Franz Kafka, Walter Benjamin dhe Hermann Hesse, Robert Walser do mbetet një kohë në harresë për lexuesin. Zbulohet sërish në vitet '70. Sot, ai cilësohet si një nga autorët më të rëndësishëm gjermanë të shekullit të 20 – të dhe ndikimi i veprës së tij mund të gjendet edhe në krijimtarinë e autorëve bashkëkohorë.
Walser i kaloi 23 vitet e fundit të jetës në një qendër për trajtimin e shëndetit mendor. Vdiq në ditën e Krishtlindjeve në 1956 prane Herisau, Kantoni i Appenzell Auẞerrhoden, gjatë një shëtitjeje nëpër borë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Aleph
Botuesi: K & B
Botuesi: PA
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Referenca: SKU000256
Referenca: SKU000555
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000556
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
E krijuar në vitin 1917, "Shëtitja" bën fjalë për një rrëfimtar të paemër, i cili del nga dhoma e shkrimit apo e fantazmave, siç e quan ai vetë, përjashta, me qëllimin e thjeshtë të bëjë një shëtitje.
check_circle
check_circle