Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Psikanaliza per femije, Anna Freud
  • Psikanaliza per femije, Anna Freud

Psikanaliza për fëmijë, Anna Freud

Fan Noli

Në këtë libër janë shprehur pikëpamjet e Ana Frojdit për specifikën e psikanalizës për fëmijë dhe teknikën e saj, etapat e zhvillimit të fëmijës, tipet e psikopatologjisë fëminore, psikanaliza e fëmijërisë së hershme, problemet që lidhen me fantazitë fëminore dhe me agresionin, si dhe problemet e edukimit e të arsimimit.

8,50 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Psikanaliza për fëmijë
Origjinali: Introduction to psychoanalysis: lectures for child analysts and teachers
Gjinia: Psikologji
Autori: Anna Freud
Shqipëroi: Maliq Bregu
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2015
Fq. 212
Pesha: 0.279 kg.
ISBN: 978-9928-65-95-4

Mbi librin

Ana Frojdi (1895 – 1982) është e njohur jo vetëm si bashkëluftëtare dhe vazhduese e teorisë së babait të vet, por edhe si themeluese e rrymës së re në praktikën klinike, atë të psikanalizës për fëmijë. Me veprimtarinë e vet studimore dhe shkencore, Ana Frojdi vërtetoi se fëmija mund të vuajë dhe të ketë nevojë për ndihmë jo më pak se sa një i rritur.

Në këtë libër janë shprehur pikëpamjet e Ana Frojdit për specifikën e psikanalizës për fëmijë dhe teknikën e saj, etapat e zhvillimit të fëmijës, tipet e psikopatologjisë fëminore, psikanaliza e fëmijërisë së hershme, problemet që lidhen me fantazitë fëminore dhe me agresionin, si dhe problemet e edukimit e të arsimimit.

Ky libër është interesant për studentët dhe profesorët e shkollave të larta dhe të fakulteteve psikologjikë, pedagogjikë e mjekësorë si dhe për të gjithë ata, që veprimtaria e tyre profesionale dhe personale është e lidhur me edukimin dhe arsimimin e fëmijëve dhe kushdo që përpiqet për të kuptuar sjelljen dhe shpirtin e fëmijës.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
978992865954
ean13
978992865954
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMSCA-1

Psikologji praktike, Tomor H. Kokalari

Libri që keni në dorë, është një përpunim rrënjësor që i është bërë librit të përmendur më sipër, jo vetëm në formë, por edhe në përmbajtje, një përshtatje e tij për publikun tonë. Ky libër shërben për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, përmirësimin e tyre duke u mbështetur në psikologjinë e njeriut.
4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Nuk kuptohemi më!, Isabelle Filliozat

 Të gjithë e kanë të vëshitrë që të zotërojnë reagimet e tyre emocionale. Dhe të themi të vërtetën, edhe ne prindërit shpesh e humbasim kontrollin. Do t'i akuzonim me dëshirë se ata e kanë shtypur qëllimisht butonin për të na çorientuar... 
8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2932

Botuesi: Fan Noli

Te kesh apo te jesh, Erich Fromm

Ky libër është vazhdim i dy temave kryesore që kam shqyrtuar në disa punime të mëparshme. Së pari, në të unë kam vazhduar punën e nisur në fushën e psikoanalizës humaniste radikale, duke u përqendruar në analizën e egoizmit e të altruizmit si dy orientimet kryesore të karakterit.
6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Elementi, si ta gjesh pasionin për të ndryshuar gjithçka, Ken Robinson

Në këtë libër novator, eksperti i mirënjohur botëror Ken Robinson trajton fëmijët e mërzitur në klasë, punëtorët e zhgënjyer dhe të gjithë ne që ndihemi të frustruar, por s’e shpjegojmë dot pse – dhe na tregon se si të gjithë ne kemi nevojë ta gjejmë Elementin tonë.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Gjuha e harruar, Erich Fromm

Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk i kuptojmë ato. Gjuha simbolike është një gjuhë, në të cilën përvojat, ndjenjat dhe mendimet intime shprehen sikur të ishin përvoja apo ngjarje të të tjerëve. Kjo gjuhë mbështetet në një logjikë, ku kategori themelore nuk janë hapësira dhe koha, por intensiteti dhe asosiacioni.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Përse të tjerë duam dhe me të tjerë martohemi, Roza Sjabitova

Jo shumë kohë më parë fjala "shkesë" të sillte ndërmend komedinë e pavdekshme të Nikollaj Gogolit, "Martesa". Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit para faktit të kryer, fjala "shkesë" tingëllon si atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta.
5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Plejad

Interpretimi i ëndrrave, Sigmund Freud

Në këtë vëllim jam përpjekur të bëj një paraqitje të interpretimit të ëndrrave dhe me këtë nuk e kam kapëcyer, besoj, sferën e interesit që mbulon neuropatologjia. Sepse kërkimi psikologjik tregon se ëndrra është formacioni i parë i një grupi fenomenesh anormale psikike, formacionet e tjera të të cilit, të tilla si fobitë histerike, fiksimet dhe deliret.
10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Divorci, Fanny Cohen Herlem

Fëmijët “vuajnë në heshtje”, ose edhe duke u bërë të zhurmshëm, në këtë mënyrë ata   shpresojnë të dëgjohen apo të vihen re nga prindërit e tyre, të cilët as dëgjojnë, as shikojnë! 
8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001206

Botuesi: Te tjere

Të kesh apo të jesh, Erich Fromm

Lulëzimi i kulturës së Mesjetës së Vonë lidhet me atë që njerëzit i frymëzonte më shumë: shembulli i Qytetit të Zotit. Lulëzimi i shoqërisë së sotme lidhet me faktin se njerëzit i ka frymëzuar modeli i Qytetit Tokësor të Përparimit.
6,38 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001607

Botuesi: Plejad

50 ide psikologjike qe duhet ti dije cdo njeri, Adrian Furnham

Psikologjia ka mbrojtësit dhe kundërshtarët e saj. Disa mendojnë se ajo është "mbretëresha e shkencave sociale", progreset, mprehtësitë dhe aplikimet e së cilës janë çelësa për shëndetin, lumturinë dhe zhvillimin.
5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Shpirti, Brian L. Weiss

Një libër i jashtëzakonshëm për rimishërimin dhe jetët e shkuara, mishëruar në të njëjtin trup, atë të Katerinës, pacientes së dr. Brian Weiss. Një histori plot mister e të panjohura të aq shumë përfolura të teorisë së rishpirtërimit që të fal shpresë për të nesërmen.
7,65 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shkenca e të jetuarit, Alfred Adler

Psikologjia individuale e shikon jetën e njeriut si një të tërë duke mbajtur qëndrim ndaj çdo reaksioni, lëvizjeje dhe impulsi të veçantë, si pjesë e shfaqur e një orientimi individual jetësor. Shkenca jonë ka lindur nga domosdoshmëria praktike, sepse me ndihmën e njohurive të caktuara mund të korrigjohen e të ndryshohen orientimet e njerëzve.
5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2241

Botuesi: Botart

Libri i disiplinës, William Sears, Martha Sears

Gjithçka që duhet të dini për disiplinën, në mënyrë që të rrisni një fëmijë të gëzuar, të përshtatur si duhet dhe me sjellje të mirë nga ekspertët më të shquar të Amerikës për kujdesin ndaj bebes dhe fëmijës. Disiplinimi i fëmijës do të thotë t'i pajisësh ata me mjetet e nevojshme për të pasur sukses në jetë.
12,75 GBP
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Fan Noli

Hyrje në psikoanalizë, Sigmund Freud, vol. 1

Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra për ta tërhequr vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Hyrje në psikoanalizë, Sigmund Freud, vol. 2

Po kush ju ka informuar kaq keq? As që mund të bëhet fjalë që këshilla për t'i dhënë liri seksualitetit të mund të luajë rol në terapinë psikoanalitike. Pikërisht për këtë arsye nuk kemi deklaruar që i sëmuri është në konflikt të ashpër midis dëshirës libidoneze dhe shtypjes seksuale, midis drejtimit shoqëror dhe asketik.
6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Psikopatologjia e jetës së përditshme, Zigmund Frojd

Kam më shumë se një arsye t'i kushtoj vëmendje kësaj analize të vogël, që e lashë përgjysmë dhe për të cilën i jam borxhli shokut tim të udhëtimit. Në radhë të parë, sepse në këtë rast më lejoi të ndiqja një pistë që, zakonisht, të tjerët ma kundërshtojnë.
8,50 GBP
More
Në gjendje