Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Kostas Karjotaqis, Poezi te zgjedhura
  • Kostas Karjotaqis, Poezi te zgjedhura

Kostas Karjotaqis, Poezi të zgjedhura

Zenit Editions

Në këtë vëllim gjendet edhe "Letra e lamtumirës së poetit", shkruar pak çaste përpara të shtënës me precizion të lartë mbi vete, letër e cila përmbyllet me një post–scriptum që, pa e ndryshuar atë ton vetironizimi dhe sarkazme mortore që përshkon gjithë veprën e vet, fundon me premtimin e një vijimi shkrimi post-mortem.

600 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Poezi të zgjedhura
Gjinia: Poezi
Autori: Kostas Karjotaqis
Shqipëroi: Romeo Çollaku
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2018
Fq. 68
Pesha: 0.106 kg.
ISBN: 978-9928-113-83-2

Mbi librin

Në këtë vëllim gjendet edhe "Letra e lamtumirës së poetit", shkruar pak çaste përpara të shtënës me precizion të lartë mbi vete, letër e cila përmbyllet me një post–scriptum që, pa e ndryshuar atë ton vetironizimi dhe sarkazme mortore që përshkon gjithë veprën e vet, fundon me premtimin e një vijimi shkrimi post-mortem:

"Erdhi koha të bëj të njohur tragjedinë time. Mangësia ime më e madhe ishte kureshtja e pafre, fantazia e sëmurë dhe përpjekja për të njohur gjithë emocionet... Gjersa paskam ngjëruar çdo hare, jam i gatshëm për një vdekje të pandershme.

***

P.S. Dhe për të ndryshuar ton. I këshilloj të gjithë ata që dinë not, të mos zgjedhin si mënyrë vetëvrasjeje mbytjen në det. Mbrëmë, gjithë natën e natës, për dhjetë orë rresht, luftova me dallgët. Piva shumë ujë, por një e më dy, pa e kuptuar qysh e tek, goja më dilte mbi sipërfaqe. Kështu që, ndonjëherë, kur të më jepet rasti, kam për të shkruar mbresat e një të mbyturi."

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928113832
ean13
9789928113832
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, T. S. Eliot

70 vite nga Çmimi Nobel, 1948, "për kontributin e tij të jashtëzakonshëm e pionier në poezinë e sotme". Kur vdiq më 4 janar 1965, Robert Girouxi shkroi se "bota u bë një vend më i vogël". Si një nga poetët më me ndikim të kohës së tij, Igor Stravinski e nderonte "jo vetëm si një magjistar të madh të fjalëve, por dhe si ruajtësin më të rëndësishëm të gjuhës."
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mendje dimri, Wallace Stevens

Kurrë nuk mund të kemi poezi të madhe pa besuar se poezia u shërben synimeve të mëdha. Ne duhet ta pranojmë këtë që në fillim, në mënyrë që kjo të ndikojë në gjithçka ne bëjmë. Besimi ynë në madhështinë e poezisë është pjesë jetike e madhështisë së saj, pjesë e nënkuptuar e besimit të të tjerëve në madhështinë e saj.
800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2329

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise turke te shekullit XX

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve turkë: Teufik Fiqret, Jahja Qemal, Ahmed Hashim, Nazim Hikmet, Rifat Yllgaz, Orhan Veli, Oktaj Rifat, Fazëll Hysny, Dagllarxha, Melih Xhevdet Andaj, Omer Faruk Toprak, Nexhati Xhumalli, Ahmet Arif, Metin Eloglliu, Tahsin Saraçi, Gylten Akën, Bedretin Xhomert, Ataol Ba
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pupëza

Kuvendimi i zogjve, Muhammed Feriduddin Attar Nishapuri

Kur gjuhës së zogjve i pushojnë rrëfenjat, metaforat e lojët e fjalëve, i fillon muhabeti. E në triadën e përkthyesit me atë që merr nga shkruesi dhe atë që i jep lexuesit, në gjuhën e zogjve bëhen bashkë.
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Qyteti pa emër, Czeslaw Milosz

Poet, prozator, eseist, historian i letërsisë dhe përkthyes brilant i letërsisë polake, angleze, lituane, hebraike, greke, japoneze etj. Ai është një personalitet i letërsisë botërore, që me gjuhën e fuqishme të ironisë dhe sarkazmës, farsës dhe groteskes, zbuloi përmes artit poetik bukuritë dhe shëmtitë e realitetit të shoqërisë njerëzore.
500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000177

Botuesi: Ideart

Kapercimi i oazeve, Maria Luisa Spaziani

Bëhet fjalë për një libër thuajse me një tematikë, i përbërë prej poezish dashurie, që zënë shumë mirë vendin e një rrëfimi origjinal apo edhe të një ditari lirik, që kalon përmes ngjyrimesh të shumta ndjesore dhe jo më pak ndërlikimesh erotike të një jete plot befasi e telashe.
500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2974

Botuesi: Poeteka & Ideart

Gur i zhvendosur, Nikola Madzirov

Përsa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poetëve të harruar, Shpëtim Kelmendi

Shpresoj që kjo përpjekje jona do të shërbejë sadopak për ta ndriçuar panoramën poetike të asaj periudhe, për të rifreskuar kujtesën tonë artistike, si dhe për t'i nxjerrë nga mjegulla e harrimit vlerat poetike të autorëve që përfshihen në këtë antologji.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Infbotues

Lirika të zgjedhura nga Canzoniere, Francesco Petrarca

Megjithëse tema kryesore e Canzoniere-s është dashuria për Laurën, në vepër trajtohet dhe problemi i lirisë e pavarësisë së Italisë; ka edhe lirika me karakter qytetar e moral me frymëzim të lartë e të sinqertë.
450 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini, Ebook

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.
480 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe