Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Rastet, Eugenio Montale
  • Rastet, Eugenio Montale

Rastet, Eugenio Montale

Pegi

"Rastet", përmbledhje poezish e botuar për herë të parë më 1939, shpërfaqet si një ditar europian udhëtimesh, një këngëtore e thurur për pritjet, ruajtjet dhe meditimet e brendshme. Ky është rrëfi mi i një arratisjeje të pamundur, kërkimi i një takimi që shndërrohet menjëherë në ndarje.

5,10 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rastet
Origjinali: Le occasioni
Gjinia: Poezi
Autori: Eugenio Montale
Shqipëroi: Mimoza Hysa
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 182
Pesha: 0.228 kg.
ISBN: 978-9928-228-56-7

Mbi librin

"Rastet", përmbledhje poezish e botuar për herë të parë më 1939, shpërfaqet si një ditar europian udhëtimesh, një këngëtore e thurur për pritjet, ruajtjet dhe meditimet e brendshme. Ky është rrëfi mi i një arratisjeje të pamundur, kërkimi i një takimi që shndërrohet menjëherë në ndarje. Rasti është gjetja e një çasti plot jetë, një copëz realiteti i parëndësishëm në vetvete, por mbartës i një mundësie të jashtëzakonshme për të shpëtuar.

Përçuese të përzgjedhura të këtij rasti të papërsëritshëm bëhen disa gra, që shndërrohen vetë në raste, me detyrën për të shmangur të keqen (përhumbjen e kujtesës, dhimbjen, vdekjen) dhe për të shpëtuar vlerat më të larta të qytetërimit nga barbarizmat.

Kësisoj, këto raste shndërrohen në rrëfimin e një rrugëtimi dënimesh e shpëtimesh, që gjen shprehje poetike të lartësuar e njëkohësisht konkrete në format moderne të një klasicizmi të papërsëritshëm, me frymëzim dantesk, të interpretuar dhe përmes ndikimeve nga Eliot-i dhe Pound-i.

Fragment nga libri

E di: duhet të të humbas po nuk mundem...

Ti e di: duhet të të humbas po nuk mundem.
Si një e shtënë e matur mirë më shkund
Çdo vepër, çdo britmë si dhe fryma
E kripur që vërshon
Nga skelat dhe e nxin pranverën
E Sotoripës.

Vend hekurishtesh e direkësh
Si pyll në pluhurimën e muzgut.
Një zukamë e zvarrë vjen nga jashtë,
Gërvisht si thua në xham. Kërkoj shenjën
E humbur, të vetmen peng që ti
Ma pate falë.
E ferri është i sigurt.

Mbi autorin

Autori Eugenio Montale (Genova 1896 - Milano 1981) është një nga poetët më të mëdhenj italianë, që ka ndikuar gjerësisht në poezinë botërore të shekullit XX qysh në përmbledhjen e tij të parë me poezi Ossi di seppia (1925). Ai ka qenë edhe gazetar, përkthyes e kritik arti (teatër dhe muzikë). Ndër nderimet e shumta me të cilat u respektua gjatë jetës së tij, kujtojmë emërimin si senator i përjetshëm në Itali, në vitin 1967, si dhe çmimin Nobel për letërsinë në vitin 1975.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928228567
ean13
9789928228567
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Plejad

Strehë nga stuhia, Bob Dilan

Sot, Bob Dilani njihet anembanë botës si një këngëtar i palodhur, shkrues këngësh të panumërta, muzikant i pashembullt, piktor dhe poet. Karriera e tij që shtrihet në gati pesë dekada ka njohur ngritjet dhe jo rrallë herë edhe uljet e saj, ose më mirë kritikat e pafund për gjithçka që bënte.
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, Paul Celan

Një ndër poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të periudhës së pasluftës. Paul Celani (pseudonim i Paul Antschelit) u lind më 23 nëntor 1920 në një familje hebreje në Cernăuți (Czernowitz) të Bukovinës, asokohe në Mbretërinë e Rumanisë (sot Chernivtsy, në Ukrahinë).
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2980

Botuesi: Te tjere

C'mendim ka Minotauri per Poezine, Miroslav Holub

Le ta themi pa ngurrim se libri ruan tharmin e titullit, një shtrirje e pastoli gjërash, jo dhe aq kafka nën lëkurë sesa truri nën kafkë; trajtat e marrëdhënieve, të politikës, të historisë; ritmet e ndjeshmërisë dhe mosdashurisë; qetimi dhe dallgëzimi i besimit, i shpresës, i dhunës, i artit.
5,10 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Ajan

Ai, ajo dhe dashuria, Mahmud Dervish, Nizar Kabani

Poezia arabe ka bartur ndër shekuj një mistikë të shprehur përmes përmallimit, rrugëtimit drejt së shkuarës dhe kthimit në shtëpinë e shpirtit. Edhe kur të dhënat biografike dhe historike për poetë e ngjarje të caktuara na flasin për autorë që ushqehen nga frymëzime tokësore e që s’bartin interesa hyjnore, sërish vargjet që rrjedhin në gjakun e poezisë së...
6,38 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Poezi, Fernando Pessoa

Zemra ime asht nji admiral çmendurakqë braktisi profesjonin detare që rrin tue e kujtue pak nga paknë shtëpi tue ecë, tue ecë tasheparë...
5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2979

Botuesi: Te tjere

Poezi te zgjedhura, Les Murray

Një burrë që i ka njohur shkretëtirat di t'i çmojë puset. Ne duke u vënë puseta apo rubineta puseve, prej praktikës së të jetuarit, kemi harruar përmasën shenjtërore të ujit. Nëse poezia e Les Murray – it vrullon, atëherë bekuar qoftë vrulli jo i rrëkeve të naftës apo fjalëzimeve të kota, por i ndonjë gryke pusi që sapo hapet në zemër të shkretëtirës.
5,10 GBP
More
In Stock

Botuesi: Pema

Home body, Rupi Kaur

Pas një mungese të gjatë, rivjen te lexueset dhe lexuesit me librin e "home body", me rrëfime mbi mendjen, zemrën, pushimin dhe zgjimin.
7,65 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Ideart

Në kohën tonë, Eugenio Montale

Këto skica të vetëtishme, botuar për herë të parë në shqip, janë një provë e shkurtër e meditimit montalian; progresist edhe pse në dukje konservator, provë e angazhimit të poetit të lirë, ngazëllim i ndjesisë së zymtë, errësi e erudicionit që s'ka qëllim tjetër pos kthjelltësisë.
4,25 GBP
More
Ka mbaruar