Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Influenca e Perandorise Austro - Hungareze ne ndertimin e kombit shqiptar, Teodora Toleva
  • Influenca e Perandorise Austro - Hungareze ne ndertimin e kombit shqiptar, Teodora Toleva

Influenca e Perandorisë Austro – Hungareze në ndërtimin e kombit shqiptar, Teodora Toleva

Botimet Dudaj

Gjatë shekullit XIX për të krijuar shtetet e veta, kombet etnike luftojnë kundër perandorive, ndërsa gjatë shek. XX shtetet krijojnë kombet politike. Debati rreth çështjes se cili komb është etnik (natyral) apo politik (artificial) nuk pushon, sepse lidhet dhe me një çështje tjetër: sa historik dhe “shtetbërës” është një komb?

14,86 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Influenca e Perandorisë Austro – Hungareze në ndërtimin e kombit shqiptar 1896 - 1908
Origjinali: La influencia del Imperio Austro – Hungaro en la construccion nacional albanesa, 1896 - 1908
Gjinia: Histori
Autori: Teodora Toleva
Shqipëroi: Admira Nushi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2018
Fq. 496
Pesha: 0.792 kg.
ISBN: 978-99943-0-565-0

Mbi librin

Gjatë shekullit XIX për të krijuar shtetet e veta, kombet etnike luftojnë kundër perandorive, ndërsa gjatë shek. XX shtetet krijojnë kombet politike. Debati rreth çështjes se cili komb është etnik (natyral) apo politik (artificial) nuk pushon, sepse lidhet dhe me një çështje tjetër: sa historik dhe “shtetbërës” është një komb?

Në Ballkan të paktën katër kombe janë politike – kombi shqiptar, kombi turk, kombi maqedonas dhe kombi boshnjak, gjë që tregon qëndrueshmërinë e procesit historik. Prej tyre tri të fundit kanë “etërit” e tyre: Qemal Ataturkun dhe Josep Titon, ndonëse jo të gjithë i quajnë këta “të ligjshëm”.

Në këtë punim dr. Teodora Toleva ka ngërthyer dhe ka zbuluar me zotësi të gjitha aspektet e planeve dhe veprimeve të shumanshme të diplomacisë austro – hungareze, të cilat nxisnin aspiratat kombëtare të shoqërisë së ndarë shqiptare.

Më së shumti, ato plane dhe veprimtari u shërbenin në mënyrë direkte ose indirekte interesave strategjike të kësaj fuqie të madhe në Ballkan. Misioni i Austro – Hungarisë në këtë drejtim është kompleks: asaj i duhej të përballonte një varg faktorësh të jashtëm, të cilët pengonin realizimin e qëllimeve të saj politike (interesat e fuqive të tjera të mëdha në rajon, pozitat e Perandorisë Osmane, aspiratat e shteteve të reja kombëtare në Ballkan), si dhe faktorët e shumtë të brendshëm dezintegrues në shoqërinë shqiptare, të cilat kushtëzonin ndarjen tradicionale të saj dhe zgjimin e vonuar të ndërgjegjes mbarëkombëtare (struktura sociale fisnore, ndarja gjuhësore, copëtimi territorial, mungesa e gjuhës unike letrare dhe e një alfabeti të përbashkët, ndarje në tri fe, prapambetja ekonomike e shpirtërore etj).

Në misionin e vet, Austro – Hungaria e ka shumë të qartë se, për momentin, ndërhyrja aktive në favor të proceseve kombëtare – integruese në popullsinë shqiptare do të luajë rolin kryesor për zhvillimin dhe konsolidimin e ndërgjegjes kombëtare ndër elitën shqiptare, si edhe për drejtimin e këtyre proceseve në hullinë e interesave të veta strategjike në Ballkan, duke eleminuar konkurrencën e faktorëve të tjerë të jashtëm që kishin ushtruar dhe ushtronin ndikim mbi shoqërinë shqiptare.

Diplomacia austro – hungareze përdor standard të dyfishtë në të njëjtat procese: shfaqjet e largpamësisë dhe progresivitetit në konceptet politike, energjia dhe resurset jo të pakta që perandoria shumëkombëshe investonte në zhvillimin dhe forcimin e ndërgjegjes bashkëkombëtare në një popull të vogël, i cili gjendej jashtë kufijve të saj dhe njëkohësisht shtypja e ashpër e aspiratave dhe veprimeve nacionalçlirimtare të popujve të vegjël të sunduar brenda kufijve tërritorialë të Austro – Hungarisë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994305650
ean13
9789994305650
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Arbërit e Jonit, Pëllumb Xhufi

Mbi bazën e burimeve të shumta, në një pjesë të madhe të panjohura e të zbuluara prej tij në arkivat e Venedikut, studjuesi i njohur i Mesjetës shqiptare, Prof. Pëllumb Xhufi, evidenton rolin e luajtur në ngjarjet historike të atyre shekujve nga shqiptarët e Labërisë, të Himarës, të Delvinës e të Çamërisë.
39,64 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001454

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Skënderbeu, Sabri Godo

Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptar.
14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001538

Botuesi: Përpjekja

Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, Nathalie Clayer

"Në fillimet e nacionalizmit shqiptar'' tregon historinë e afirmimit të identitetit shqiptar në kuptimin modern të termit, sipas të cilit ndërtimi i identitetit shihet si një proces gjithnjë në ndryshim dhe i përcaktuar nga rrethana historike e politike.
14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000814

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptaret - nje histori moderne, Miranda Vickers

Vepra është quajtur një histori moderne, sepse është rrëfyer e shkruar ndryshe, sepse sjell fakte të reja jo vetëm për Shqipërinë e së shkuarës, por edhe për atë të tashmen. Mënyra se si është shkruar ky libër e bën atë bashkëkohor në të njëjtën kohë.
9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000382

Botuesi: Albin

Bajo e Cercizi, Topullaret e Gjirokastres

Bajo Jonuz Topulli, bir i familjes së njohur të Topullarëve të Gjirokastrës, lindi në Sarandë në vitin 1932. Pas shkollimit fillestar dhe aktivizimit në moshë fare të re në veprimtarinë antifashiste, pas çlirimit kreu arsimin e mesëm e atë ushtarak dhe punoi kryesisht në ushtri.
9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000855

Botuesi: Botimet Dudaj

Skenderbeu i shperfytyruar, Kristo Frasheri

Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.
7,43 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2790

Botuesi: Onufri

Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.
24,77 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Xhamitë e Shqipërisë, historia, arkitektura, shek XV – XIX, Aleksandër Meksi

Ndërtimet e kultit mysliman me shumëllojshmërinë e tyre, zënë vend të rëndësishëm në tërësinë e arkitekturës së Mesjetës së Vonë (shek. XV-XIX). Ato ngrihen në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët gjatë këtyre shekujve, si dëshmi të qarta të një periudhe të historisë së popullit shqiptar dhe të ndërtimeve në veçanti.
34,68 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001962

Botuesi: Te tjere

Historia e Skënderbeut, Marin Barleti

"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
9,91 CHF
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2721

Botuesi: Te tjere

Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar, Elena Kocaqi Levanti

Elena Kocaqi Levanti ka mbaruar studimet për Histori me medalje të artë në Universitetin e Tiranës dhe më pas po në këtë universitet kreu studimet për juridik dhe shkenca politike. Ka mbaruar studimet pasuniversitare Master dhe është në proces doktorature. Autorja punon si pedagoge pranë disa universiteteve. Ka botuar disa libra me karakter historik.
11,89 CHF
More
Në gjendje