Për fëmijë 8-14 vjec

Information

Botuesit

Speciale

Autorët

Ulje çmimi! Mrekullia, R. J. Palacio Shfaq të madhe

Mrekullia, R. J. Palacio

Produkt i ri

Agustin Pullmani ka lindur me disa deformime të rënda në fytyrë dhe kur të tjerët e shohin për herë të parë, detyrohen të kthejnë kokën ose të ulin sytë, për të fshehur tmerrin dhe neverinë që i pushton.

Më shumë detaje

Në gjendje

$11.27

-20%

$14.09

Add to wishlist

Më shumë informacione

Titulli: Mrekullia
Origjinali: Wonder
Gjinia: Roman
Autori: R. J. Palacio
Shqipëroi: Ilir I. Baçi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 376
Pesha: 0.455 kg.
ISBN: 978-9928-200-24-2

Mbi librin

Agustin Pullmani ka lindur me disa deformime të rënda në fytyrë dhe kur të tjerët e shohin për herë të parë, detyrohen të kthejnë kokën ose të ulin sytë, për të fshehur tmerrin dhe neverinë që i pushton.

"Sado të mundoheni të më përfytyroni, ka gjasa të jem akoma më keq", shprehet ai që në faqet e para të librit. Për shkak të problemeve shëndetësore, ai nuk ka mundur të shkojë në një shkollë të zakonshme derisa bëhet 11 vjeç.

Tani, ai përgatitet të hyjë në klasën e pestë. Ky ndryshim, i vështirë për çdo fëmijë, merr një përmasë krejt të re për heroin tonë, një fëmijë i zakonshëm, me një fytyrë të jashtëzakonshme. A do ta besojnë të tjerët që, përtej pamjes së jashtme, ai është njësoj si ata?

Fragment nga libri

... Por ajo që dua të merrni me vete nga shkolla, të dashur nxënës, është dija e patundur se, në të ardhmen që do të ndërtoni për veten, gjithçka është e mundur. Sikur, çdokush që është i pranishëm sot në këtë sallë, të përcaktonte një rregull, sipas të cilit, kudo që të jetë, sa herë t'i jepet mundësia, të përpiqet të tregojë paksa më shumë mirësi se ç'është e nevojshme – bota do të ishte vërtet vend më i mirë.

Dhe nëse do të veproni kështu, nëse do të veproni me paksa më shumë mirësi se sa është nevoja, dikush tjetër, diku tjetër, ndonjë ditë tjetër, mund të dallojë te ju, te secili prej jush, fytyrën e Zotit.

Komente mbi librin

"Agustini po mundohet të gjejë vendin e tij në botë, por edhe bota duhet të gjejë një mënyrë për t'i bërë vend. Një histori e paharrueshme, me guxim, ëmbëlsi dhe mrekulli."

Kirkus Review

"Ju siguroj se është një libër që do ta bëjë çdo lexues të ndihet më mirë."

The Guardian

"Nuk dua të tregoj shumë rreth ngjarjes, por mund të them se "Mrekullia" ka një fund entuziast. Pa dyshim, autorja përpunon mjeshtërisht transmetimin e emocioneve te lexuesit, por do t'u pëlqejë fëmijëve dhe të rriturve, sepse është një histori vërtet e bukur, ku eksplorohen disa të vërteta të thella për sjelljen e njerëzve."

The Telegraph

"... Megjithëse edhe një fëmijë si Agustini duhet të lihet i lirë të përjetojë betejat e jetës, afërsia e duhur midis prindërve dhe fëmijëve është një forcë shndërruese që mund të përballojë çdo pengesë."

The New York Times, Sunday Reviews

Reviews

Write a review

Mrekullia, R. J. Palacio

Mrekullia, R. J. Palacio

Agustin Pullmani ka lindur me disa deformime të rënda në fytyrë dhe kur të tjerët e shohin për herë të parë, detyrohen të kthejnë kokën ose të ulin sytë, për të fshehur tmerrin dhe neverinë që i pushton.

Libra të ngjashëm

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)