• Banner

Tre libra të George Orwell, për 1900 lekë

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe LondërDalje për ajër, Lavdi Katalonisë, kanë çmim kopertine 2600 lekë. Ofrohen vetëm gjatë festave të fundvitit për 1900 lekë si ide dhurate. Posta falas brenda Shqipërisë. 

2 600 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër Libri më i hershëm i George Orwell përshkruan aventurat e tij si një shkrimtar i ri në Paris dhe në Londër. Ai është një lloj udhërrëfyesi për jetën në këto dy metropole të mëdha, parë nga sytë e shtresës së varfër, kamerierëve, pjatalarësve dhe endacakëve.

Dalje për ajërNdërsa njeriu i afrohet moshës së mesme, has disa telashe të mëdha. Në rastin e Xhorxh Bouling, të qenit mezoburrë shfaqet papritur ditën kur detyrohet të porosisë protezën e dhëmbëve. Por këto telashe të vogla tokësore përkojnë me shfaqjen e trazirave më të mëdha politike dhe ndërkombëtare. E çfarë mund të bëjë ky njeri përballë të gjitha këtyre telasheve? Natyrisht që zgjidhja është të arratiset.

Lavdi KatalonisëKy libër u shkrua në një kohë kur Lufta Civile e Spanjës nuk kishte mbaruar ende. Megjithatë ky është libri që vijon të lexohet si shpjeguesi më i mirë i asaj që ndodhi gjatë luftës ku morën pjesë miliona njerëz nga e gjithë bota, përfshirë edhe një numër shqiptarësh si Petro Marko, Skënder Luarasi apo Mehmet Shehu.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Librat më të kërkuar të George Orwell

Në këtë paketë ofrojmë tre librat më të kërkuar të shkrimtarit britanik George Orwell: 1984, Ferma e Kafshëve dhe I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe në Londër. Të tre librat kanë çmim kopertine 2,500 lekë. Ofrohen për 2,000 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Oferta është e vlefshme vetëm për ditët e Panairit të Librit 2022. Kliko këtu për të parë...

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Rowling, Bond, Orwell dhe Kuteli

Në këtë paketë ofrojmë katër libra për fëmijë: Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling; Një arush me emrin Padington, Michael Bond; Ferma e kafshëve, George Orwell dhe; Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli.  Të katër librat kanë çmim kopertine prej 3000 lekësh, ofrohen për 2600 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Oferta është e vlefshme...

Çmimi 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Woolf, Dazai, Projekti Dekameron dhe Barnes

Në këtë paketë ju ofrojmë katër libra: Një dhomë më vete, Virginia Woolf, I përjashtuari, Osamu Dazai, Projekti Dekameron dhe E vetmja histori, Julian Barnes. Të katër librat kanë çmim kopertine prej 4,000 lekësh, ofrohen për 3000 lekë dhe postë falas kudo në Shqipëri gjatë ditëve të Panairit të Librit të Tiranës. Për më shumë oferta të panairit, klikoni...

Çmimi 3 000 Lekë Çmimi i zakonshëm 4 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Histori kësisoj, Rudyard Kipling

Kjo përmbledhje përrallash për fëmijë është një koleksion tregimesh indiane nga fëmijëria e nobelistit Rudyard Kipling. Në intervistat që do jepte në vijim ai do t'i cilësonte këto rrëfenja si pjesë e traditës së lashtë e të urtë, përcjellë gojarisht nga gratë e Indisë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimet, Jorge Luis Borges

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Ernaux, Barnes dhe Hoover

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të letërsisë bashkëkohore: Vendi i babait, nga Annie Ernaux, e cila sapo fitoi çmimin Nobel, E vetmja histori, Julian Barnes dhe Mbaron me ne, Colleen Hoover. Të tre librat kushtojnë zakonisht 2700 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë.

Çmimi 2 700 Lekë
More
Në gjendje

Ofertë, Tre libra për 2100 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Dalje për ajër, George Orwell; Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë, John Fante; Jeta e gënjeshtërt e të rriturve, Elena Ferrante. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2800 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2100 lekë.

Çmimi 2 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Hajduti dhe rebelja, Jan-Philipp Sendker

Hajduti dhe rebelja është një histori dashurie universale, që kapërcen hendekun shoqëror e tregon në mënyrë prekëse se vështirësitë mund të na mësojnë gjënë më të rëndësishme: guximin për t'i bërë ballë gjithçkaje, vullnetin për të ndryshuar dhe besimin pa kushte te njëri-tjetri.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Histori e ilustruar e artit

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në historinë e artit, nga pikturat e shpellave, tek ekspresionizmi abstrakt. Çdo rrymë arti e rëndësishme shpjegohet më qartë se kurrë më parë në boshte kohore të ilustruara mjeshtërisht.

Çmimi 5 000 Lekë
More
Në gjendje

Ofertë, katër libra për fëmijë dhe të rritur

Në këtë paketë ofrojmë: 1. Kronikë në gur, Ismail Kadare, 2. Ferma e kafshëve, George Orwell, 3. Nata e Ustikës, Petro Marko, 4. Plaku dhe deti, Ernest Hemingway. Mund t’jua sjellim në shtëpi me pagesë në dorëzim në të gjithë Shqipërinë. Të katra librat kushtojnë 2700 lekë, ju mund t’i porosisni tani për 2400 lekë dhe përfitoni postë falas. Dërgoni...

Çmimi 2 700 Lekë
More
Në gjendje

Hoover, Cercas dhe Barnes

Në këtë paketë ju ofrojme tre libra, Dashuri e shëmtuar, nga Colleen Hover, Monarku i hijeve, Javier Cercas dhe E vetmja histori, Julian Barnes. Të tre librat kushtojnë 3600 lekë. Ofrohen për 3000 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë gjatë ditëve të Panairit të Librit 2022. Të tre librat janë botime të vitit 2022 nga autorë bashkëkohorë të...

Çmimi 3 600 Lekë
More
Në gjendje

Ofertë, Tre libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Zhurma e kohës, Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3000 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2200 lekë.

Çmimi 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Paketë, katër libra nga letërsia japoneze me 20% ulje

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Pylli norvegjez, Haruki Murakami, Dielli që perëndon, Osamu Dazai, Një lojë me orarin e udhëtimeve, Seicho Matsumoto, si dhe librin Rashomoni nga Ryunosuke Akutagawa. Të katra librat kanë cmim kopertine prej 3700 lekësh, ofrohen për 2960 lekë vetëm për ditët e Vitit të Ri.

Çmimi 3 700 Lekë
More
Në gjendje

Katër libra të George Orwell, për 2000 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Dalje për ajër, Lavdi Katalonisë dhe Tri ese, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen vetëm gjatë festave të fundvitit për 2000 lekë si ide dhurate. Posta falas brenda Shqipërisë. 

Çmimi 2 900 Lekë
More
Në gjendje

Letërsia franceze! Ernaux, Besserie, Vigan

Në këtë paketë ofrojmë katër romane nga letërsia franceze: Vendi i babait, Annie Ernaux, Pasion i thjeshtë, Annie Ernaux, Koha e tretë, Maylis Besserie dhe Djemtë e pashëm, Delphine Vigan. Të katër librat kushtojnë zakonisht 2700 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë.

Çmimi 2 700 Lekë
More
Në gjendje

Byung-Chul, Woolf, Orwell dhe Musil

Në këtë paketë ofrojmë katër libra me ese: Shoqëria e sfilitur, Byung-Chul, Një dhomë më vete, Virginia Woolf, Luani dhe njëbrirëshi dhe ese të tjera, George Orwell dhe Mbi budallallëkun, Robert Musil. Të katër librat kushtojnë zakonisht 2750 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë.

Çmimi 2 750 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)