Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Personazhet kryesore te Shqiperise
  • Personazhet kryesore te Shqiperise

Personazhet kryesore të Shqipërisë

IDK

Kush ishin njerëzit më me ndikim në Shqipërinë e vitit 1916? Është gjithnjë interesante ta vështrosh historinë, ngjarjet, personazhet e saj nga një këndshikim i kohës dhe, pastaj, t'i marrësh t'i krahasosh me versionin e tyre të pranuar të historisë. Është po ashtu, interesante të shohësh se si largësia në kohë e ndryshon perceptimin dhe vlerën e gjërave.

7,86 GBP
7,08 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Personazhet kryesore të Shqipërisë
Origjinali: Personnages Albanie: les clans et le peuple. Admiralty war
Staff Intelligence Division
Gjinia: Histori
Shtëpia botuese: Botimet IDK
Viti: 2016
Fq. 234
Pesha: 0.298 kg.
ISBN: 978-9928-136-46-6

Koment nga Piro Misha

Kush ishin njerëzit më me ndikim në Shqipërinë e vitit 1916? Është gjithnjë interesante ta vështrosh historinë, ngjarjet, personazhet e saj nga një këndshikim i kohës dhe, pastaj, t'i marrësh t'i krahasosh me versionin e tyre të pranuar të historisë. Është po ashtu, interesante të shohësh se si largësia në kohë e ndryshon perceptimin dhe vlerën e gjërave.

Në vitin 1916, pra në mes të Luftës së Parë Botërore, Shërbimi i Zbulimit i Admiraliatit të Marinës Ushtarake Angleze përpilon një raport sekret për Shqipërinë, të cilin e emërton "Personazhet - Shqipëria - Fiset, Populli".

Kuptohet, raporte të tilla sidomos të shkruara në mes të një lufte botërore, s'kanë qëllime akademike, edhe pse shpesh ndodh që me to të punojnë akademikë të shquar, siç është e sigurt që raportin në fjalë e kanë hartuar njohës padyshim mjaft të mirë të botës shqiptare.

Qëllimi i raportit të Marinës Angleze ishte të jepte një vështrim panoramik për historinë dhe realitetin e një vendi fare pak të njohur, por që ishte kthyer në një ndër fushëbetejat mes ushtrive ndërluftuese. Në të njëjtën kohë, natyrshëm, krahas analizës së situatës së vendit, theksi vihet para së gjithash tek ato figura që, në sytë e anglezëve, kishin më shumë peshë e ndikim në jetën e vendit dhe që, rrjedhimisht, duheshin pasur në konsideratë në kohë të tilla të turbullta.

Rezultati është një galeri mjaft e pasur, piktoreske e pse jo groteske, personazhesh, shumë syresh emra ende të njohur, por shpesh të ndryshëm nga ç'i njohim nga tekstet e sotëm të historisë. Mjaft të tjerë me ç'duket njerëz me mjaft peshë në atë kohë, tashmë janë fshirë pa kurrfarë mëshire nga kujtesa historike.

Patriotë, luftëtarë, trima, aventurierë, mercenarë, spiunë, turkofilë, grekofilë, austrofilë, hoxhallarë që shpallen nacionalistë grekë dhe priftërinj grekë që përkrahin planet turkoshake të Esad Pashës, familje të ndara e të përçara, njerëz me kulturë e ministra që s'dinë as shkrim e këndim, ngjarje që në atë kohë perceptohen si tejet të rëndësishme, të cilat sot janë fshirë tërësisht nga rrëfimi i historisë.

Gjithsesi një dëshmi interesante për kë dëshiron të dijë diç më shumë për dritë-hijet e jetës shqiptare në një nga periudhat më kaotike e kontradiktore të historisë sonë moderne: pikërisht periudhës së lindjes së dhimbshme e dramatike të Shqipërisë moderne.

Sidoqoftë, një tablo që të lejon të kuptosh sesa e ngatërruar dhe komplekse ka qenë Shqipëria përtej asaj që na rrëfejnë sot tekstet e historisë. Për hir të saktësisë emrat janë lënë në formën në të cilën gjenden në Raport dhe jo me emrin me të cilin njihen sot, por besojmë se kjo s'do përbëjë ndonjë vështirësi për të kuptuar se për kë është fjala. Dhe së fundi, një falenderim për Aurel Plasarin, i cili qe ai që e qëmtoi këtë raport në Paris.

Detajet e librit
9789928136466
9789928136466
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Ahmet Zogu, presidenti që u bë mbret, Blendi Fevziu

Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohte dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij...
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Një oficer francez në Ballkan, vol. 1, Andre Ordioni

Me një pendë të saktë dhe të figurshme, ai tregon me kthjelltësi, humor, poezi apo rreptësi atë ç'ka sheh, ç'ka jeton, ç'ka ndien. Ai ishte i vëmendshëm ndaj fatit të maqedonasve dhe shqetësimi i tij i vazhdueshëm ishte të ndihmonte ata që ai i quan "miqtë e mi shqiptarë".
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001635

Botuesi: Onufri

Faik Konica - jeta ne Uashington, Ilir Ikonomi

Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926-1939, e der sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes...
16,65 GBP 18,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000391

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia diplomatike e ceshtjes Shqiptare, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926".
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2580

Botuesi: Plejad

Problemet shqiptare, Mehdi Frasheri

Në çdo konferencë diplomatike kur shfaqet një mosmarrëveshje midis Shqipërisë me një shumicë muhamediane edhe një kombi kristian ballkanas, nënvetëdija e diplomatëve europianë rreh të mbajë anën e ballkanasve kristianë edhe në dëm të kombit shqiptar.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2618

Botuesi: Te tjere

Historia e shqiptareve, Oliver Jens Schmitt, Eva Anne Frantz

Në këtë vëllim janë përmbledhur artikuj rreth problemeve të historisë, gjuhësisë, fesë dhe letërsisë në Shqipëri, të shkruara nga autorë si: Joachim Marzinger, Stefan Schumer, Oliver Jeans Schmitt, Markus Koller, Nathalie Clayer, Bernd Fischer, Michael Schmidt – Neke, Robert Pichler, Stephanie Schwandner – Sievers, Robert Elsie, Noel Malcolm, Peter Bartl...
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje