- Çmim i zbritur
- I ri

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Kjo kryevepër letrare e letërsisë rumune të shekullit XX e shkruar më 1934, na njeh me përplasjet ideologjike të periudhës mes dy luftërave përmes ditarit të një studenti hebre rumun të gjendur mes antiSemitizmit dhe Sionizmit.
Titulli: Për dy mijë vjet
Origjinali: De două moo de ani
Autori: Mihail Sebastian
Shqipëroi: Gersa Rrudha
Kategoria: Roman
Botues: Aleph
Specifikimi: Kapakë të hollë
Viti i botimit: 2024
Pesha: 0.59 kg
Faqe: 508
Përmasat: 12.5x20.5 cm
ISBN: 978-9928-32-56-9
Ky libër është në gjuhën shqipe
1. Letërsia botërore 2. Letërsia rumune 3. Mihail Sebastian 4. Gersa Rrudha
Mbi librin
Kjo kryevepër letrare e letërsisë rumune të shekullit XX e shkruar më 1934, na njeh me përplasjet ideologjike të periudhës mes dy luftërave përmes ditarit të një studenti hebre rumun të gjendur mes antiSemitizmit dhe Sionizmit. Edhe pse heroi i romanit duron kërcënimet e vazhdueshme vetëm për të mos humbur leksionet, ai ndihet i huaj mes bashkëmoshatarëve hebrenj dhe pyet veten nëse përpjekjet e tyre do t'ia vlenin koston që bartnin. Ndërsa i kalon ditët duke u endur rrugëve dhe netët duke pirë e biseduar me revolucionare, fanatikë dhe liridashës, ai mbetet i izoluar, edhe nga femrat që pëlqen. Nga Bukureshti e deri në Paris, ai stërmundet të bëjë paqe me veten në një botë që sa vjen dhe më armiqësore.
------
"Asnjë nga librat që kam lexuar këtij viti nuk krahasohet me romanin e mrekullueshëm, magjepsës "Për dymijë vjet" të Mihail Sebastianit."
Philippe Sands, Guardian Books of the Year
"Njëri prej librave më të fuqishëm dhe të pazakontë që kam lexuar këto vite. Sikundër çdo libër klasik që duhet lexuar dhe rilexuar, ky roman të bëhet shok i jetës."
John Self, Jewrish Quarterly
"Proza e Sebastianit është pak a shumë ajo që do të kishte shkruar vetë çehovi në këtë kohë."
Arthur Miller
"Romani "Për dymijë vjet" kap mrekullisht ndjesinë e Rumanisë së paraLuftës në të gjithë bukurinë, tmerrin dhe ndërlikimet e saj."
John Banville, autor i romanit Deti, fitues i çmimit Man Booker Prize.
Mbi autorin
Mihail Sebastian u lind në Rumani në 1907. Punoi si avokat dhe shkrimtar deri sa një ligj antisemit e detyroi ta braktiste karrierën publike. Pasi i mbijetoi luftës dhe Holokaustit, u vra në një aksident rrugor në fillim të vitit 1945 teksa kalonte rrugën për të dhënë leksionin e tij të parë. Vepra e tij e humbur prej kohësh, “Ditare 1935-1944; vitet e fashizmit”, u zbulua dhe u botua me shumë vlerësime në fund të viteve 1990 e këtej.
Kjo kryevepër letrare e letërsisë rumune të shekullit XX e shkruar më 1934, na njeh me përplasjet ideologjike të periudhës mes dy luftërave përmes ditarit të një studenti hebre rumun të gjendur mes antiSemitizmit dhe Sionizmit.
check_circle
check_circle