Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Kujtimet e Adrianit, Marguerite Yourcenar
  • Kujtimet e Adrianit, Marguerite Yourcenar

Kujtimet e Adrianit, Marguerite Yourcenar

Botimet Dudaj

Në vilën e tij në Tibur, perandori 60-vjeçar Adriani i shkruan nipit të tij të adoptuar: sundimtarit të mëvonshëm Mark Aurelit. Ajo që Adriani i shkruan 17-vjeçarit është më shumë një dialog me veten, një reflektim mbi egon e tij dhe maskat që ka ndërruar gjatë jetës

14,98 CHF
13,48 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kujtimet e Adrianit

Origjinali: Mémoires d'Hadrien

Autori: Marguerite Yourcenar

Shqipëroi: Yllka Beshirja

Kategoria: Roman

Botues: Dudaj

Specifikimi: Kapakë të hollë

Viti i botimit: 2025

Pesha: 0.41 kg

Faqe: 318

Përmasat:  14x22 cm

ISBN: 9789994307463

Ky libër është në gjuhën shqipe

Kategoritë: 1. Letërsia botërore 2. Letërsia franceze 3. Marguerite Yourcenar 4. Yllka Beshirja

Mbi librin

Në vilën e tij në Tibur, perandori 60-vjeçar Adriani i shkruan nipit të tij të adoptuar: sundimtarit të mëvonshëm Mark Aurelit. Ajo që Adriani i shkruan 17-vjeçarit është më shumë një dialog me veten, një reflektim mbi egon e tij dhe maskat që ka ndërruar gjatë jetës. Ndryshe nga paraardhësi i tij, Trjani, i cili ishte një pushtues, perandori Adrian ndoqi një politikë paqedasëhëse që i solli shumë përparim perandorisë. Adriani ishte një sundimtar i pazakontë për kohën e tij. Dy pasione të zjarrta e karakterizonin personalitetin e tij dashuria për artin grek dhe dashuria për djaloshin Antino. Kryeveppra e Yourcenar-it përmbledh brenda rikonstruktimit historik kurajën për të prezantuar një burrë të madh, lartësinë e mendimit të tij, aftësinë intelektuale, intuitën profetike, duke na dhuruar jo vetëm një vepër edurite, por një libër të ditëve tona dhe atyre që do të vijnë. "Ndihesha përgjegjës për bukurinë e botës", thotë për veten Adriani, një persoazh në kërkim të një barazpeshe mes lumturisë dhe logjikës, inteligjencës dhe fatit. 

Mbi autoren

Marguerite Yourcenar (1903-1987) është shkrimtare franceze e lindur në Belgjikë. Ajo u bë shtetase amerikane në vitin 1947 dhe u bë gruaja e parë që u zgjodh në  Académie Française në vitin 1980. Romani i saj Kujtimet e Adrianit, botuar fillimisht në vitin 1951, kërkoi më shumë se një dekadë punë për t'u shkruar. 

Detajet e librit
9789994307463
9789994307463
2 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Vepra në të zezë, Marguerite Yourcenar

Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës i shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar s'na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, më gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Anna, soror..., Marguerite Yourcenar

"Anna, soror...” është një vepër rinie, por prej atyre veprave që mbeten për autorin thelbësore e të dashura gjer në fund. Ajo u shkrua brenda pak javësh në pranverë 1925, gjatë një qëndrimi në Napoli e fill pas kthimit prej tij.
6,64 CHF 7,38 CHF
More
Në gjendje