- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Shtëpia Flit fsheh sekrete më të errëta nga sa mund të kishte imagjinuar ndonjëherë edhe vetë Xhazi...
Titulli: Vrasje në Shtëpinë Flit
Origjinali: The Murders at Fleat House
Kategoria: Roman
Autori: Lucinda Riley
Shqipëroi: Antonio Babliku
Botues: Dituria
Data e botimit: Mars 2023
Fq: 238
Pesha: 0.45 kg
ISBN: 978-9928-366-57-3
This book is in Albanian
Mbi librin
Vdekja e papritur e një nxënësi në Shtëpinë Flit të Shën Stivenit - një shkollë e vogël private me konvikt, në zemër të Norfolkut - është një ngjarje tronditëse, të cilën drejtori ngutet ta quajë aksident tragjik.
Por policia lokale nuk përjashton mundësinë e ndonjë loje të ndyrë, ndaj ky rast e detyron inspektoren Xhazminë Hantër të kthehet në detyrë. Xhazi, siç e thërrasin miqtë, ka hequr dorë nga karriera policore në Londër, për disa arsye, por pranon të përballet me hetimin për t’i bërë një nder ish-shefit të saj.
Së bashku me Majëllsin, rreshterin besnik, Xhazi hyn në botën e mbyllur të shkollës dhe fillon të hetojë rrethanat që çuan në vdekjen tragjike të Çarli Kavendishit. Ndërkaq, ngjarjet marrin një tjetër kthesë shqetësuese.
Del se Çarli ka qenë një djalë arrogant dhe i vrazhdë me të tjerët, ndaj janë shumë ata që kanë pasur motivin dhe mundësinë për t’ia ndërruar ilaçet që ai merrte çdo ditë, për të mbajtur nën kontroll epilepsinë.
Ndërsa stafi i shkollës nuk është aspak bashkëpunues me policinë, zhdukja e një nxënësi në moshë më të re dhe vdekja e një profesori të moshuar të letërsisë klasike i japin Xhazit pista të rëndësishme, që e ndërlikojnë edhe më shumë hetimin: bora mbulon anekënd vendin, një tjetër i dyshuar zhduket, Xhazi duhet të përballet edhe me demonët e saj personalë...
Një zbulim veçanërisht i trishtuar në shkollë e bën këtë hetim për vrasje më sfiduesin në karrierën e saj. Sepse Shtëpia Flit fsheh sekrete më të errëta nga sa mund të kishte imagjinuar ndonjëherë edhe vetë Xhazi...
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Shtëpia Flit fsheh sekrete më të errëta nga sa mund të kishte imagjinuar ndonjëherë edhe vetë Xhazi...
check_circle
check_circle