• Banner

Einstein, jeta dhe universi i tij, Walter Isaacson
  • Einstein, jeta dhe universi i tij, Walter Isaacson
  • Einstein, jeta dhe universi i tij, Walter Isaacson

Einstein, jeta dhe universi i tij, Walter Isaacson

Si funksiononte mendja e tij? Çfarë e bënte atë një gjeni? Biografia e Isaacson-it na tregon se si imagjinata e tij shkencore i buronte prej natyrës rebele të personalitetit. Historia e mahnitshme e jetës së tij, është një dëshmi e lidhjes midis kreativitetit dhe lirisë.

2 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Einstein, jeta dhe universi i tij
Origjinali: Einstein: His Life and Universe
Gjinia: Biografi
Autori: Walter Isaacson
Shqipëroi: Iva Gjoni
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2018
Fq. 680
Pesha: 0.879 kg.
ISBN: 978-9928-265-11-1

Mbi librin

Si funksiononte mendja e tij? Çfarë e bënte atë një gjeni? Biografia e Isaacson-it na tregon se si imagjinata e tij shkencore i buronte prej natyrës rebele të personalitetit. Historia e mahnitshme e jetës së tij, është një dëshmi e lidhjes midis kreativitetit dhe lirisë.

Komente mbi librin

“Walter Isaacson ka paraqitur Ajnshtajnin e vërtetë. Me një stil të rrjedhshëm dhe një vëmendje të mprehtë ndaj detajeve dhe saktësisë shkencore, Isaacson na çon në një udhëtim ngjitës përmes jetës, mendjes dhe shkencës së burrit që na ndryshoi këndvështrimin mbi universin.”

Brian Greene, pedagog i fizikës në Columbia University dhe autor i librit The Fabric of the Cosmos

“Ky është një libër i shkëlqyer intelektual. Duke thurur me mjeshtëri arritjet shkencore revolucionare të Ajnshtajnit, iniciativat e tij të shumta politike, jetën e ndërlikuar personale, si dhe personalitetin mahnitës, Isaacson e ka kthyer transformuesin e shekullit të njëzetë, në një fener për shekullin e njëzetenjë.”

Martin J. Sherwin, bashkautor i American Prometheus, fitues i Çmimit Pulitzer në vitin 2006 për biografi

“Një libër tërheqës ... Këto janë disa nga idetë më të rëndësishme të së gjithë shkencës dhe ... Isaacson ... i paraqet me gjallëri dhe mendjehollësi.”

Corey S. Powell, The New York Times Book Review

“I thellë, gjithëpërfshirës, i dhembshur”.

John Updike, The New Yorker

Mbi autorin

Walter Isaacson, CEO i Aspen Institute, ka qenë president i CNN dhe kryeredaktor i revistës Time. Ai është autor i librave Steve Jobs, Benjamin Franklin: An American Life, dhe Kissinger: A Biography, Leonardo da Vinci si dhe është bashkautor me Evan Thomas, i librit The Wise Men: Six Friends and the World They Made. Jeton në Washington, D.C., me gruan e tij.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2256

Botuesi: Pegi

Steve Jobs, Walter Isaacson

Bazuar në më shumë se dyzet intervista me Steve Jobsin të bëra për një periudhë dyvjeçare, si dhe intervista me më shumë se njëqind shokë, familjarë, kundërshtarë, konkurrentë dhe kolegë, ky libër është një kronikë e jetës së luhatur dhe e personalitetit poliedrik të një sipërmarrësi krijues. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001564

Botuesi: Elta BS

Babai i pasur, babai i varfër, Robert T. Kiyosaki, Sharon Lehter

Çfarë u mësojnë të pasurit Çfarë u mësojnë të pasurit fëmijëve të tyre që nuk ua mësojnë klasa e varfër dhe e mesme!"Babai i pasur, babai i varfër" do :-t'ua rrënojë mitin se keni nevojë për të ardhura më të mëdha për t'u bërë të pasur-ta sfidojë besimin se shtëpia juaj është burim financiar -t'u tregojë prindërve pse ata nuk mund të mbështeten në...

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Letra Milenës, Franz Kafka

Franz Kafka e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tij të hershme në gjuhën çeke, dhe shumë shpejt marrëdhënia e tyre kaloi në një fazë më të ngushtë. Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës qenë aq të forta, saqë i rrëfeu asaj ditarët e tij dhe, duke vepruar kësisoj, i hapi asaj zemrën dhe i rrëfeu ndërgjegjjen e vet. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Ditari i Gregut, Ditë emocionuese, vol.13, Jeff Kinney

Dhe në qendër jane Gregu dhe miku i tij më i besuar, Roul Xhefersoni. Behet një luftë e ashpër per mbijetesë dhe Gregu me Roulin manovrojnë në katastrofën e lagjes përmes aleancave, tradhtive dhe bandave ndërluftuese. Pasi të shkrijë dëbora, Gregu me Roulin do të shfaqen si heron? Apo a do të arrijnë që të mbijetojnë, por të parë të nesërmen?

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Mbi tiraninë, Timothy Snyder

Një historian i specializuar mbi historinë e Europës Lindore dhe Holokaustit i shpjegon lexuesve me fjalë të thjeshta se si ndodh që një demokraci e brishtë zëvendësohet me një diktaturë totalitare, qoftë kjo fashizëm apo komunizëm. Timothy Snyder na tregon se cilat janë shenjat që paralajmërojnë shfaqjen e tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne qytetarët...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

1984, George Orwell

Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe  gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi  veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat,  gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të  shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001422

Botuesi: Botimet Dudaj

Sekreti, Rhonda Byrne

Për shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime, dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Për herë të parë, të gjitha pjesët e Sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t`ia ndryshojë jetën kujtdo që ta përjetojë.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Dekameroni, Giovanni Boccaccio

10 të rinj largohen nga Firencia në vitin 1348, për shkak të situatës së rëndë që ky qytet po përjetonte në përballje me murtajën e zezë, epidemi që i mori jetën plot gjysmës së banorëve të tij. Të mbyllur në një shtëpi fshati, 7 vajza dhe 3 djem, në moshën më të bukur, të detyruar të mposhtin frikën, të zbukurojnë ditët e tyre, të kuptojnë moralin e...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vrasje në Orient Ekspres, Agatha Christie

Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i prakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000483

Botuesi: OMSCA-1

Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Murgu që shiti ferrarin, Robin Sharma

Duke njohur një kulturë të lashtë nga Të Urtit që jetonin në malet e Himalajeve, ai zbulon mënyrën e fuqishme se si të çlirojë potencialet e trurit, trupit dhe të shpirtit. Gjithashtu, mëson të jetojë me më shumë pasion, kuptim dhe në paqe me veten. Një përzierje e shkëlqyeshme e urtësisë së përjetshme, shpirtërore lindore dhe e parimeve të rrepta të...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Keini dhe Abeli, Jeffrey Archer

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)