Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Jezusi i Nazaretit, Joseph Ratzinger Benedikti XVI
  • Jezusi i Nazaretit, Joseph Ratzinger Benedikti XVI

Jezusi i Nazaretit, Joseph Ratzinger Benedikti XVI

SKU001212

Në këtë vëllim Autori kufizohet vetëm me analizimin e disa momenteve themelore të jetës së Jezusit, që i korrespondojnë periudhës mes Pagëzimit në lumin Jordan dhe Shndërrimit në malin Tabor. Gjithsej janë dhjetë momente, mbi të cilët Autori reflekton në po aq kapituj: Pagëzimi i Jezusit; tundimet; “predikimi në mal”; lutja e Zotit (Ati Ynë); nxënësit; mesazhi i shëmbëlltyrave: simbolet e mëdha të shën Gjonit apostull; rrëfimi i Pjetrit, shndërrimi dhe pohimet e Jezusit për vetveten.

207,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Jezusi i Nazaretit

Origjinali: Jesus von Nazareth

Autori: Joseph Ratzinger Benedikti XVI

Shqipëroi: Ferdinand Leka

Shtëpia botuese: 55

Viti: 2009

Pesha: 0.65 kg

ISBN: 978-99943-56-66-9

Mbi librin

Në këtë vëllim Autori kufizohet vetëm me analizimin e disa momenteve themelore të jetës së Jezusit, që i korrespondojnë periudhës mes Pagëzimit në lumin Jordan dhe Shndërrimit në malin Tabor. Gjithsej janë dhjetë momente, mbi të cilët Autori reflekton në po aq kapituj: Pagëzimi i Jezusit; tundimet; “predikimi në mal”; lutja e Zotit (Ati Ynë); nxënësit; mesazhi i shëmbëlltyrave: simbolet e mëdha të shën Gjonit apostull; rrëfimi i Pjetrit, shndërrimi dhe pohimet e Jezusit për vetveten”, tha Ingles. Sipas tij, “Fakti që një Papë flet apo shkruan për Jezusin e Nazaretit nuk duhet të habisë askënd. Përkundrazi, kjo është detyra e tij e parë dhe më imperative. Në rastin tonë, ajo që habit është mënyra tërësisht origjinale se si Autori i librit e ka bërë atë. Dhe kjo na nxjerr një pyetje të dytë: dhe është ajo për të ditur nëse fjalët që gjenden në vëllimin që sot po paraqesim janë fjalë të pajisura me atë forcë “magjisteriale” karakteristike të dokumenteve papnore (si për shembull 3 Enciklikat e botuara deri tani prej Benediktit XVI: “Deus caritas est”, “Spe salvi”, “Caritas in veritate”), apo, përkundrazi, bëhet fjalë për meditime të një studiuesi që shpreh bindjet e tij personale, edhe pse vijnë prej një familjariteti të gjatë të Autorit me temën e tij dhe nisen prej pjesëmarrjes personale të tij në jetën e Kishës dhe në ndjekjen e Krishtit”. “Autori tregon gjithashtu se pa realitetin e Jezusit, realitet i bërë prej mishi dhe gjaku, krishtërimi do të rrezikonte të kthehej në një moralizëm të thjeshtë dhe një çështje intelekti.

Për këtë arsye ai është edhe i shqetësuar për ta ngulur fenë e krishterë në rrënjët hebraike dhe e bën duke iu referuar profecisë së Moisiut në Librin e Ligjit të Përtërirë 18,15.18: “Profet siç jam unë, do të zgjojë Zoti, Hyji yt, në popullin tënd, prej vëllezërve të tu: atë dëgjojeni. [...] në gojën e tij do t’i vë fjalët e mia dhe ai do t’u flasë gjithçka unë kam për t’i urdhëruar atij”, profeci që ai e shikon të realizuar në Jezusin”, tha Ingles. Për drejtoreshën e “Shtëpisë Botuese 55” Alda Bardhyli, suksesi i këtij libri i cili vetëm pak pas daljes së tij të parë më 13 prill 2007 në sallën e Sinodit në Vatikan është shitur në mbi 2 milionë kopje, qëndron pikërisht në anën njerëzore të vështrimit që Benedikti i VXI i bën figurës së Jezusit. Sipas saj vetë Benedikti i VXI rrëfen në parathënien e këtij botimi se ky libër ka ardhur si rezultat i një ecjeje të gjatë shpirtërore. Ka filluar të punojë për këtë libër gjatë pushimeve të vitit 2003, dy vjet para zgjedhjes së tij, kur Kardinali Joseph Ratzinger ishte ende Prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë. *** “Jezusi i Nazaretit” është një nga librat më të njohur të Papa Benediktit të XVI.

Prezantimi i tij i parë u bë 3 vjet më parë me një përhapje të gjërë mediatike në Vatikan. Personi i ngarkuar për paraqitjen qe Arqipeshkvi i Vienës, Kardinali Christoph Schoenborn, dishepull brilant i Profesor Ratzingerit. Në tribunë gjendeshin, ndër personalitetet e tjera të shkëlqyera, Profesorët Daniele Garrone, Dekan i Fakultetit Valdez të Teologjisë, në Romë, dhe Massimo Cacciari, Profesor i Estetikës i Universitetit Vita-Salut San Rafaele, në Milano. Eventi u koordinua prej Atë Federico Lombardi, s.j.,

Drejtor i Zyrës së Shqypit të Selisë së Shenjtë dhe të Radio Vatikanit. Ceremoni të ngjashme u zhvilluan në shumë qytete dhe institucione në pesë kontinentet. Libraria Botuese e Vatikanit, që e kishte shtypur librin, e vetëdijshme për rëndësinë botërore që do të kishte botimi, ia kishte kaluar të drejtat e përkthimit, shpërndarjes dhe të shitjes në të gjithë botën Shtëpisë Botuese Rizzoli, e cila, nga ana e saj, ia kishte transferuar Herder Verlag të drejtat e përkthimit për Gjermaninë. Tri ditë mbas paraqitjes zyrtare, më 16 prill, datë në të cilën Autori i librit Jezusi i Nazaretit kapërcente pragun e 80 vjetorit të lindjes, më shumë se gjysmë milioni kopjesh, në gjuhën italiane, gjermane dhe polake, ishin tashmë në dispozicion të publikut, ndërsa 22 botime në gjuhë të tjera ishin në proces.Tetë muaj më vonë, në fillim të vitit 2008, numëroheshin mbi 40 botime të librit dhe ishin shitur tashmë më shumë se dy milionë kopje.

Jezusi i Nazaretit ishte bërë, pa diskutim, një “best seller”! Kardinali Karlo Maria Martini, sj., Arqipeshkvi i Milanos në pension, autoritet i njohur në fushën e ekzegjezës biblike, ka vërejtur se në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XX dhe deri më sot, janë botuar në mbarë botën shumë libra mbi Jezusin, në gjuhë të ndryshme dhe të shkruar prej alternativave të ndryshme kulturore. Sipas tij, kjo nënvizon aktualitetin e jashtëzakonshëm të figurës së Jezusit dhe larminë e afrimeve dhe perspektivave prej të cilave personi i tij perceptohet dhe studiohet. Por nuk kishte ndodhur kurrë deri më sot që të dilte një libër i një Pape mbi Jezusin. Është e vërtetë, saktëson Kardinal Martini, se gjatë pontifikatit të gjatë të Gjon Palit II u botuan disa libra të shkruar prej tij që i referoheshin më shumë jetës së tij. Por kjo është hera e parë që del një libër i një Pape që rreh drejtpërdrejt temën kaq të vështirë dhe të gjerë sikurse është jeta e Jezusit dhe kuptimin e veprës së tij. - Nunci Apostolik Ramiro Moliner Ingel

Detajet e librit
SKU001212

Referencat specifike

isbn
9789994356669
ean13
9789994356669
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2366

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

Rikthimi, David Martin Young

Shprehja "shkarje nga besimi" përdoret për gjendjen e një të krishteri të vërtetë, i cili nuk po ecën më me intimitet me Zotin; zjarri shpirtëror i është shuar; ai ndoshta lutet shumë rrallë, Biblën e lexon rrallë, nuk shkon shpesh në kishë dhe rrallëherë kënaqet me bashkësinë e të krishterëve të tjerë.
28,75 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2417

Botuesi: Te tjere

Udhetim pergjate Zbuleses, Mary Batchelor

Me përzierjen e pezullit, aventurës, emocionit njerëzor dhe një mesazhi dashurie të thellë, Bibla është libri më i shitur i botës në të gjitha kohërat. Miliona njerëz kanë zbuluar tashmë apelin unik të këtij libri. Të tjerë po e zbulojnë atë sërishmi.
69,00 SEK
More
Ka mbaruar

2000 years church art and culture in Albania

The Christian art and culture in general that has been developed and has resisted the aggression and the successive storms in the country, is a precious element, irreplaceable of the consciousness, but also of the subconscious of the Albanian people.
345,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2405

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

Mashtrimi Evolucion, Ken Ham

Bibla paralajmëron në mënyrë profetike se në ditët e fundit do të dalin shumë mësues të rremë të cilët do t'u paraqiten njerëzve me gënjeshtra shkatërruese. Qëllimi i tyre është ta zhvleftësojnë Të Vërtetën e Zotit dhe t'i shfrytëzojnë besimtarët duke u treguar histori të gënjeshtra dhe mashtrime.
23,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001553

Botuesi: Princi

Shqiptarët në qytetërimin perëndimor, Bardhyl Ukcamaj

Bardhyl Ukcamaj ka kryer studimet në Fakultetin e Filologjisë pranë UT dhe më pas studimet pasuniversitare në Cornel University në New York. Ka fituar titullin Master i Shkencave nga Universiteti iBridgepotit në SHBA në 2009. Një nga ish-drejtuesit e lëvizjes studentore antikomuniste të Dhjetorit 1990, i dekoruar me titullin e lartë "Pishtar i...
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Apokrifet

Botimi që keni ndër duar, përmbledh në një vëllim të vetëm disa prej teksteve më të rëndësishme apokrife të Besëlidhjes së Re.
172,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2608

Shqiperia, cmimi

Çmimi për t'ia sjellë ungjillin popullit shqiptar ka qenë gjithmonë i lartë. Ky libër shqyrton disa prej njerëzve që e bënë këtë përpjekje, shqiptarë dhe të huaj, si dhe çmimin që iu është dashur të paguajnë.
23,00 SEK
More
Ka mbaruar

Bibla

Bibla me shqipërimin e Dom Simon Filipajt. Bibla nuk është vetëm libri i shenjtë i të krishterëve por edhe libri me të cilin ka lindur gjuha shqipe e shkruar, gjuha që na ndihmon ne te ndjejmë dhe të shprehim ndjenja; pa të cilën ne të gjithë do të ishim një karkasë bosh.
230,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2365

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

Guxoj te qendroj i vetem, Stuart Olyatt

Ky komentar është për ata që duan ta lexojnë dhe shijojnë librin e Danielit. Libri është mbushur me ndihmë praktike - veçanërisht për besimtarët që gjenden të vetëm në klasë apo punë, apo në familje dhe shokë. Danieli na tregon se, si t'i qëndrojmë Perëndisë besnikë në një mjedis armiqësor, dhe na tregon se, si të jeto
23,00 SEK
More
Ka mbaruar

Ungjilli, Ray Ortlund

Sherlok Holms foli për profesor Moriartin si “Napoleoni i krimit”, dhe ne bëjmë mirë ta konsiderojmë satanin si “Napoleoni i mëkatit”. Satani vazhdon të jetë aktiv dhe po mban të njëjtin ritëm me Perëndinë, duke u përpjekur që me dinakëri të shkatërrojë punën e Perëndis dhe të ndërpresë planet e tij për t’i bërë të mira popullit të tij dhe për t’i dhënë...
57,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001347

Botuesi: Te tjere

Sekreti i drejtimit, F.B. Meyer

Kur pjetri u mbyll në burg, nuk mundte të lironte veten. Atëherë iu dërgua një engjëll për të bërë atë që ai s'mundej ta bënte për veten e tij, por ndërsa kishte kaluar nëpër një a dy rrugë të qytetit, engjëlli e la ta vazhdonte rrugën i vetëm. Zoti vazhdon ta trajtojë kështu.
115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001477

Botuesi: Te tjere

A je me të vërtetë ti, o Zot?, Loren Keninghem

Ëndërra e Loren Këninghem-it filloi me një vizion: dallgë të rinjsh që kalonin nëpër kontinente dhe shpallnin lajmin e mirë të Jezu Krishtit në gjithë tokën. Dekada më vonë, vizioni i Lorenit u kthye në një lëvizje ndërdenominacionale e të krishterëve nga e gjithë bota, të cilët janë të përkushtuar për t'i prezantuar ungjillin këtij brezi. Si e ktheu...
34,50 SEK
More
Ka mbaruar

Zemërbutë dhe i përulur, Dane Ortlund

Ky libër na çon te Mateu 11, ku Jezusi e përshkruan veten e tij si “zemërbutë dhe i përulur nga zemra”, me dëshirën që populli i tij të gjejë prehje tek ai. Ungjilli rrjedh nga thellësia e zemrës së Perëndisë për popullin e tij, një zemër plot me dashuri të butë për mëkatarët dhe të përvuajturit.
57,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2418

Botuesi: Te tjere

Atlas Biblik, Tim Dowley

Bibla është plot me udhëtime. Abrahami udhëton prej shtëpisë së të atit në Ur deri në vendin e Kanaanit. Hebrenjtë udhëtojnë prej skllavërisë në Egjipt deri sa mbërrijnë më në fund në Tokën e Premtuar. Pali kryen udhëtimet aq të njohura misionare.
34,50 SEK
More
Ka mbaruar