

Banner
“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë, ashpërsinë dhe empatinë e moshës.
Titulli: Kopshti prej qelqi
Gjinia: Novelë
Autori: Tatiana Tibuleac
Shqipëroi: Maniela Sota
Shtëpia botuese: Koliqi
Viti: 2021
Fq. 200
Pesha: 0.300 kg
ISBN: 978-9928-335-70-8
Ky libër elektronik është në gjuhën shqipe
Kishinjev, Moldavi. Lastoçika e vogël birësohet nga mbledhësja e shisheve Tamara Pavlovna. Lastoçika shkon në shkollë, mëson rusisht, edhe pse parapëlqen gjuhën e saj, dhe ndëshkohet nga e ëma kur nuk e flet siç duhet rusishten. Ajo mëson të lajë shishe, por edhe të vjedhë apo të refuzojë kërkesat e burrave tepër këmbëngulës... Fqinjët e saj bëhen familja e saj e re dhe i japin pak nga mirësia e tyre. Por plagët nuk zhduken dhe pyetjet e mundojnë.
“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë, ashpërsinë dhe empatinë e moshës. Fëmijëria e saj i ngjason shumë lodrës aq të dëshiruar nga Lastoçika - kaleidoskopit - të cilin e gjeti në rrotat e një makine dhe që dukej i plotë, megjithëse ishte i thyer brenda.
Por “Kopshti prej qelqi” është edhe një letër imagjinare nga Lastoçika, e rritur tashmë, për prindërit e saj. Dhimbja prej braktisjes, mungesa e dashurisë dhe butësia amësore janë plagë që nuk shërohen.
Botuesi: Dituria
Një histori dashurie mes dy të rinjve? Një aventurë ekologjike? Është e vështirë ta futësh në korniza këtë roman të shkurtër të De Fombelles, shkrimtarit francez, i cili tashmë ka fituar disa çmime të rëndësishme në Francë dhe jashtë saj.
Botuesi: Dituria
Nga takimi i jashtëzakkonshëm i një tregimtari si Umberto Eco dhe një artist si Eugenio Carmi, tri histori për respektin dhe shpresën, për fëmijë e të rritur, për ata që duan të lexojnë me imagjinatë.
Botuesi: Dituria
Dy nga përrallat më të bukura të këtij libri, “Shkronjangrënësi” dhe “Peshkatari i molave të letrës”, ku Schotveldi shfaqet si një tregimtare e pazakontë, sipas kritikëve, shumë shpejt do të konsiderohen klasike.
Botuesi: Dituria
Familja e saj e madhe jeton ende në Norrland dhe babai, bashkë me vëllain më të madh Polin, punon në pyll. Dhe, teksa shkon një ditë për t’i ndihmuar, Katitzi bie në një gropë plot me gjarpërinj.
“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë, ashpërsinë dhe empatinë e moshës.