Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Shkrimtarët e shekullit, Rudina Xhunga
  • Shkrimtarët e shekullit, Rudina Xhunga

Shkrimtarët e shekullit, Rudina Xhunga

Botimet Dudaj

Nobelistë, kandidatë për çmimin "Nobel", por dhe shkrimtarë që kanë ndikuar me librat e tyre në shoqërinë e sotme, kanë folur hapur për Xhungën, si në një libër. Ajo fillimisht ka lexuar librat e tyre, më pas si një lexuese e pasionuar ka dashur të kuptojë të gjitha mesazhet që i gjente mes rreshtash.

138,00 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shkrimtarët e shekullit
Origjinali: Shkrimtarët e shekullit
Gjinia: Publicistikë
Autori: Rudina Xhunga
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2014
Fq. 400
Pesha: 0.543 kg.
ISBN: 978-9928-176-00-4

Mbi librin

“Aroma e një dashurie të pamundur. Përsëri ka shumë dashuri të pamundura, nuk ka vetëm një, ndonjëherë kanë aromën e kripës së lotëve, ndonjëherë aromën e djersës së grushteve të mbledhura apo edhe aromën e flladit përpara errësirës”. Amoz Oz i përgjigjet kështu pyetjes së gazetares shqiptare, Rudina Xhunga, për aromën e një dashurie të pamundur.

Ishte dhjetor i vitit 2008, e ndodheshin në Arad, Izrael. Pasi kishin shëtitur shkretëtirën, tashmë burri që e kishte tërhequr aq shumë përmes librave që i kishte lexuar, po u përgjigjej të gjitha pyetjeve që atë e kishin grishur herët, shumë kohë përpara se të mbërrinte tek ai. Ishte më i shkurtër seç e mendoje dhe më i qeshur se ç’do shpresoje.

“Nuk sillet me ty si burri i dhjetëra çmimeve, kandidati i “Nobelit”, shkrimtari i përkthyer në 30 gjuhë, negociatori i paqes mes Izraelit dhe Palestinës. Është i thjeshtë, i rehatshëm. Me të je njëlloj si në libër”, rrëfen Xhunga. Amoz Oz, shkrimtari që çdo ditë shkel shkretëtirën për të ndjerë forcën e saj,

Nobelistë, kandidatë për çmimin “Nobel”, por dhe shkrimtarë që kanë ndikuar me librat e tyre në shoqërinë e sotme, kanë folur hapur për Xhungën, si në një libër. Ajo fillimisht ka lexuar librat e tyre, më pas si një lexuese e pasionuar ka dashur të kuptojë të gjitha mesazhet që i gjente mes rreshtash. Një gërshetim i gazetares dhe shkrimtares që është brenda Xhungës, për të njohur dhe depërtuar brenda atyre “qenieve të rralla” në dukje tepër të largët, për të kuptuar të gjitha pse – të.

Vetëm pasioni për letrat, do ta bënte atë t’i gjente të gjitha udhët, që do ta çonin në shtëpinë e nobelistes së ndjerë Doris Lessing në Londër, vetëm pak pasi ajo kishte marrë çmimin e madh letrar, në Turqinë e Orhan Pamuk, të takonte Selman Rushdien, Alberto Bevilacqua etj. Të gjitha këto intervista ajo i ka përmbledhur tashmë në një libër nën titullin “Shkrimtarët e shekullit (31 intervista në bibliotekën e botës)”, me parathënie nga Kryeministri Edi Rama, botuar nga “Dudaj”.

Ky libër është një udhëtim në bibliotekën bashkëkohore të botës, duke marrë prej saj copëza shpirti dhe historish që vijnë si mesazhe në Shqipërinë e së tashmes. Letërsia ka qenë gjithnjë forma më e lartë e komunikimit mes vendeve, shpeshherë e heshtur po aq e fortë në ndikimin e saj. Ndaj personazhet e zgjedhura nga Xhunga, duken si një zgjedhje e zgjuar, për të depërtuar në ato biblioteka ku gjuha e shenjave, flet po aq qartë sa shkrimi.

Libri është një manual për të kuptuar botën, atë çfarë ndodh sot, përmes rreshtave më të ndjeshëm të thënë nga protagonistë të rëndësishëm të saj. Këto intervista i ngjasojnë një libri iluminist esesh, ku filozofia ngjan aq elegante dhe kur Alfonso Signorini, thotë se “do të ishte dashuruar marrëzisht pas Callas, nëse do të kishte jetuar në kohën e saj.

Nuk do të kishte bërë as televizion dhe as të drejtonte dy revista, por do të kishte rendur pas saj dhe nuk do ta kishte lëshuar më”. Kjo përmbledhje intervistash, është një libër për historinë, letërsinë, dashurinë dhe vetminë, treguar përmes emrave që kanë bërë art, duke mbetur thellësisht njerëzorë…

Koment nga Edi Rama

“Secila shumë e ndryshme nga tjetra, por të ndërlidhura shqip, falë një shqiptareje, e cila endet prej kohësh në bibliotekën e botës duke ëndërruar të kapërcejë edhe kufirin e fundit, ku në fund ndalet për t’u kthyer me alibinë e diçkaje të bukur; zëra që vijnë nga larg përmes një harte shenjash e kodesh, nga ato të thesarkërkimeve ku papritur sheh vende që i njeh pa i pasur shkelur kurrë, fytyra që i ke dashur dikur, edhe pse i sheh për herë të parë, apo që i ke njohur e dashur përherë, por papritur i gjen krejt ndryshe, si përtej dritares së hapur drejt botës shqipfolëse nga Robert Elsie, në një intervistë që sjell veçanërisht kënaqësinë e një takimi ku tingulli e tronditja shfaqen bashkë si gur i rënë vrik mbi pasqyrën e ujit, për t’u bërë radhë që përhapen rrotull teje, dhe vështrimi tretet pa ngut duke kapërcyer një e nga një kufijtë që shtyjnë njëri – tjetrin; në rrjedhën e kohës që prej dritares së Selman Rushdie, vjen si hapësirë vetjake ku zënë vend me radhë, të gjitha kuptimet e mbledhura bashkë prej kohësh dhe vendesh të ndryshme dhe kujtesa njehsohet me eksperiencën e fëmijërisë ndërsa shqetësimi vjen nga kufiri i fundit, ai që refuzon së brendshmi të pushojë së qenë para raportit të paracaktuar në lidhje me dikë, disa a të gjithë, rrugës ku ama s’ka hiç fare pendim për kënaqësinë, kohën, shqetësimin, si një tis që lidh dritaret e fjalëve të David Grossman – it, Fabio Volo – s e Roberto Savianos; krenarë secili në dhembjen e brishtësinë e vet, si pikënisja e një jete matanë, pa frikë, thjesht të kthjellët, se “nuk janë lavditë e së shkuarës ato që kanë rëndësi… janë njerëzit…”

Komente nga shkrimtarë

“Lufta. Sapo nisi lufta ne bënim fëmijë, sepse njerëzit bëjnë më shumë fëmijë kur ka luftë. Në fillim të jetës, kur isha 20 vjeçe, linda fëmijë si të gjithë të tjerat në atë kohë. Tani shoh gratë që përpiqen të kenë fëmijë dhe s’munden.”

Doris Lessing

“Unë shkruaj me dorë. Madje kam përdorur shumë rrallë dhe makinën e shkrimit. Dita më kalon duke shkruar dhe rregulluar shkrimet. U qëndroj besnik zakoneve të mia për të shkruar, shkruaj ngadalë-ngadalë, si milingonë.”

Orhan Pamuk

“S’besoj shumë te fuqia e letërsisë për t’i përmirësuar gjërat. Nuk besoj as që mund të kërkohet nga librat që të kenë atë efekt. Letërsia funksionon në mënyrë më të thellë, në brendësi të mendjes së lexuesit. Nëse lexuesi angazhohet me librin, nis të ketë ndryshime në mendje. Nëse një libër të thith vërtet, je një tjetër njeri kur e mbaron…”

Selman Rushdie

“Mjafton të shohësh shkrimet nëpër mure kundër meje, por është normale. Më quajnë një njeri që ka spekuluar, ka fyer dhe që s’ka bërë kushedi se çfarë. Prandaj, jam mbyllur në burg dhe nga kjo pjesë e shoqërisë civile, mizore dhe cinike.”

Roberto Saviano

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928176004
ean13
9789928176004
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Pluralizmi shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit, Bujar Sh. Hoxha

Në libër hidhet sadopak dritë për disa nga episodet më interesante të SSH pas viteve '80-të, ngjarjet e pluralizmit shqiptar, shkaqet politike që ndikuan në shpejtimin e ndryshimeve historike, nxitjen dhe organizimet nga shërbimet sekrete të huaja, rrethi vicioz që u krijua nga politika shqiptare, skenarët që përgatiteshin kundër Shqipërisë dhe momente të...
115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Për teatrin, publiken dhe traditën e shenjtë

“Për Teatrin, Publiken dhe Traditën e shenjtë”, është një vëllim i cili mbledh ‘masën intelektuale’ të rezistencës për një çështje publike, qytetare, kombëtare dhe trashëgimore. Libri përfshin qëndrimet e 33 intelektualëve lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Fati i marrë, Besnik Mustafaj

E kundërta do të ndodhte me Greqinë: 90 për qind me 10. Jugosllavia 50 për qind me 50. Shqipëria do të ishte përjashtimi i vetëm: 100 për qind për Britaninë e Madhe...
138,00 SEK
More
Në gjendje

Dyfaqësia e jetës, Emilian Shabani

Ai nuk kujdeset për pikat; nuk i interesojnë ku bien ato; është indiferent për fatin e tyre. Kur e merr malli për lojën, dielli nuk ndryshon taktikë. I thërret sërish avujt, të cilët, të hutuar dhe me shpresë naive për një fat të ndryshëm, ngjiten vrullshëm lart.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Muza

Muza e ligë, Emilian Shabani

Në rutinën plot zhurmë e rrëmujë të Manhatanit, spikaste sjellja e dashur e një mjeku autopsie që shëtiste me një tufë trëndafilash të bardhë në dorë. Por këto lule nuk mund ti nuhaste kushdo. Ata marrës fatlumë do të kishin bekimin e përjetësisë dhe mallkimin që, me sy hapur, të shihnin se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së ëmbël të doktorit.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Të ditës, që jeton vendi im, Pjer Thomas

Format e investimeve janë sa të shumëllojshme aq dhe të larmishme, sa të hapura aq dhe të mbuluara. Një nga format më të vjetra dhe që mendohet akoma në mëndjet primitive të njerëzve të sotëm, është investimi nga taksat. Në fakt kjo formë primitive, kish kohë që ishte zhdukur nga skena financiare moderne, por që u rifut përsëri në skenë pas Krizës së...
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kryevepra të pakryera, Bashkim Shehu

Më anë tjetër, pikërisht për aq sa është me vend gjykimi i mësipërm, krijimtaria e tij përbën dështimin më madhështor në letërsinë shqipe të të gjitha kohëve.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bard

Vjeshta është grua, Ilire Zajmi

Në poezinë e Ilire e Zajmit vërejmë një zhvendosje të kuptimeve të para të fjalëve, zhvendosje kjo e determinuar nga reagimi që shpërthen kundër robërisë, traditës, padrejtësisë etj.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Tregimet e Tranzicionit, Stefan Çapaliku

Është një njeri i dalë nga një sistem i tmerrshëm, që e kish mësuar të fliste ulët, dhe që i kishte dhënë si dhuratë të fundit një koleksion frikërash sot e kësaj dite dhe të paindetifikuara nga ana e tij. Është njeriu i gjendur papritmas brenda një lirie të pamatë dhe absurde, ku mund të bëje çdo gjë dhe nuk ia dilje të bëje asgje. Është edhe njeriu që...
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

E hëna e parë e dhjetorit, Ledion Krisafi

Në këtë roman përshkruhet jo një ngjarje, sepse nuk ka një subjekt të veçantë, por një gjendje. Personazhet lëvizin në një përmasë paksa jashtë kohe dhe hapësire, ata lëvizin në një gjendje të caktuar, që janë diskutimet e tyre për vdekjen dhe ekzistencën. Ata janë të rinj por dhe të vjetër.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Komploti, Ben Blushi

Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës.
161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shqipja e shamisë, Ikbal Kadri Tabaku

I vizatoi shamisë në mes një shqiponjë me dy krena, i dha të bijës edhe një tufë fije mëndafshi të verdhë përzier edhe me një fije të hollë ari, që shndriste aq bukur, kur e rrotullonte nëpër duar për t’ia treguar Tases dhe e mësoi si ta qëndiste shqiponjën, si ta mbante gjilpërën dhe si të tregonte kujdes me fijen, që të mos i spërdridhej gjatë punës. 
172,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2728

Botuesi: OMBRA GVG

1001 barcaleta, Kristo Qendro

Një karabinier po lexonte gazetën. Duke lexuar lajmin mbi një aksident me një autobus, ku ishin shkruar edhe emrat e viktimave, i thotë tjetrit:-Nuk e kuptoj... Si kanë të vdekur të gjitha viktimat sipas rendit alfabetik?
69,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000041

Botuesi: Botimet Dudaj

Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga

“Preja e një martese të lodhur” është një roman për dashurinë. Në faqen e dedikimit autorja shkruan: Për ata që duhen; me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një. Kanë thënë për librin “Eshtë një mnyrë të shkruari me sinqeritet, pa poza, një realizëm pa makijazh. Një libër I shkruar me mendje, me zemër,
74,75 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2815

Botuesi: Botimet Dudaj

12 porosite e Arben Xhaferrit, Rudina Xhunga

Pata privilegjin ta intervistoja dhe ndiej përgjegjësinë të ndaj me lexuesin këtë libër, ku përfshihen opinionet, mendimet, idetë, vizionet, ëndrrat e Arbën Xhaferrit, shpërndarë nëpër 12 intervista të rralla.
92,00 SEK
More
Në gjendje