Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Një varr për Boris Boris Davidoviçin, Danilo Kish
  • Një varr për Boris Boris Davidoviçin, Danilo Kish

Një varr për Boris Boris Davidoviçin, Danilo Kish

SKU000237
Cabej

Duke u nisur nga fati i dhimbshëm i të atit të zhdukur në kampet naziste, Kish eksploron fatet njerëzore, të errëta e misterioze, gjatë një epoke të specializuar në zhdukjen pa lënë gjurmë të njerëzve. Për të arritur këtë fshirje-llahtar duhej më parë shpërfillur njeriu si i tillë, çdo njeri i marrë në veçanti duhej kthyer në diçka të parëndësishme, që mund të flakej tej.

650 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një varr për Boris Boris Davidoviçin, shtatë kapituj të një historie të vetme

Origjinali: Grobnica za Borisa Davidoviča

Gjinia: Roman

Autori: Danilo Kish

Përktheu nga origjinali serbo-kroatisht: Migjen Kelmendi

Shtëpia botuese: Çabej

Viti: 1999

Fq. 140

Pesha: 0.193 kg

ISBN: 99927-33-10-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi  librin

Duke u nisur nga fati i dhimbshëm i të atit të zhdukur në kampet naziste, Kish eksploron fatet njerëzore, të errëta e misterioze, gjatë një epoke të specializuar në zhdukjen pa lënë gjurmë të njerëzve. Për të arritur këtë fshirje-llahtar duhej më parë shpërfillur njeriu si i tillë, çdo njeri i marrë në veçanti duhej kthyer në diçka të parëndësishme, që mund të flakej tej.

E gjithë vepra e Kishit sillet rreth kësaj bire të zezë me përmasa kolosale, kësaj shlyerjeje të njeriut, të individit. Një varr për Boris Davidoviçin përmban shtatë tregime që, për nga subjekti, janë të ndërlidhur, por njëkohësisht kanë integralitetin dhe mëvetësinë e tyre, e të gjithë së toku stisin “kapituj të një historie të vetme”. Tregimet janë shkruar me një mënyrë që synon dokumentaritetin dhe montazhin, ku faktet dhe fiksionet ndërthuren e zëvendësohen ndër vete.

Detajet e librit
Cabej
SKU000237

Referencat specifike

isbn
9992733101
ean13
9992733101
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Arka e Noes

Gjithçka që ke, Enkelejd Lamaj

Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij: një flutur e zezë e fiksuar në gozhdë, mu në qafën e viktimës. Dhe, teksa frika dhe terrori ulen këmbëkryq mbi kryeqytet, një seri zbulimesh, hap pas hapi, do të ngrenë dyshimin se vrasësi mund të jetë KUSHDO. Dhe mund të jetë shumë më pranë nga sa mund ta mendosh. 
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Zbulimi i Zef Pllumit, Kujtim M. Shala

Libri Zbulimi i Zef Pllumit e portreton Zef Pllumin shkrimtar, d.m.th. poet e tregimtar, madje skenarist, pasi që ai është kurorëzuar si figura më e madhe dëshmuese e shekullit tonë, një figurë e madhe morale e një misionar i pashoq.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Hija e mbretit, Viktor Canosinaj

Është një histori e veçantë e ndodhur shekuj më parë në Kinën e lashtë ku një perandor për të hapur një fazë të re djeg të gjitha librat. Personazhet dalin nga subkoshienca e shkrimtarit pa e kuptuar ai vetë dhe unë shpesh kam menduar se çdo të ndodhte me mua nëse do të merrej një vendim për asgjësimin e gjithë librave të mi. 
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Enciklopedi Kadareane 1, Bashkim Kuçuku, Jorina Kryeziu (Shkreta)

Vepra e Kadaresë, në letërsinë shqipe, është më e pasura, njëherësh, dhe më e larmishmja e shekullit XX, emblemë e identitetit dhe e origjinalizmit të saj në botë. Edhe kritikat e studimet në gjuhët e tjera, prej kohësh dhe në vazhdim, e cilësojnë ndër të mëdhatë, parësore, një nga përfaqësueset e letërsisë europiane të shekullit XX, mbështetur nga...
5 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poetëve të harruar, Shpëtim Kelmendi

Shpresoj që kjo përpjekje jona do të shërbejë sadopak për ta ndriçuar panoramën poetike të asaj periudhe, për të rifreskuar kujtesën tonë artistike, si dhe për t'i nxjerrë nga mjegulla e harrimit vlerat poetike të autorëve që përfshihen në këtë antologji.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Erik Botime

De Rada, Rishpikja e Arbërisë, Moikom Zeqo

Ne nuk kemi përpara De Radës ndonjë figurë tjetër krijuese – përjashto këtu Pjetër Bogdanin e pavdekshëm, që mund të quhet një klasik i përmasave të mëdha. Problematika e leximit të një klasiku të tillë si De Rada është përherë një çështje e niveleve të kulturës së leximit.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Midis krimeve dhe mirazheve, Besnik Mustafaj

Libri mbart një vështrim personal dhe prej shkrimtari, në të cilin ndërthuren dëshmitë imediate me kujtimet dhe refleksionet për një të shkuar të afërme dhe mbi të ardhmen, ashtu si ai i ka ndier dhe përfytyruar.
800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Të ditës, që jeton vendi im, Pjer Thomas

Format e investimeve janë sa të shumëllojshme aq dhe të larmishme, sa të hapura aq dhe të mbuluara. Një nga format më të vjetra dhe që mendohet akoma në mëndjet primitive të njerëzve të sotëm, është investimi nga taksat. Në fakt kjo formë primitive, kish kohë që ishte zhdukur nga skena financiare moderne, por që u rifut përsëri në skenë pas Krizës së...
800 Lekë
More
Në gjendje

Nata s'e mbajti fjalën, Enea Ruçi

Enea Ruçi, lindi më 26 gusht të vitit 1991. Deri në vitin 2017, ka jetuar në qytetin e Pogradecit dhe, më pas, u vendos në Tiranë. U diplomua në universitetin Fan S. Noli në degën: "Gjuhë shqipe dhe letërsi" në qytetin e Korçës. Ka qenë kryeredaktor dhe themelues i gazetës "Studenti" përgjatë viteve 2013 dhe 2014, në të njëjtën kohë ka qenë dhe kryetar i...
300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Njeriu me fat, Fatos Kongoli

Në këtë libër, Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti. Në prag të pensionit, ai ngarkohet me një detyrë të fundit, disi të veçantë, të shmangë vrasjen e paralajmëruar të një personin VIP. S'dihet kush do të jetë viktima, as vrasësi, as motivet e vrasjes.
1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000835

Botuesi: Papirus

Dervishi dhe Vdekja, Mesa Selimovic

Në një Kasaba të vogël në Bosnje, në periferi të Perandorisë Osmane, një Dervish mundohet të shkruajë historinë e jetës së tij. Ka dhe pak çaste. Jashtë troku i natës po afrohet bashkë me fundin e jetës së tij.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001488

Botuesi: IDK

Kronikat e Travnikut, Ivo Andric

I kosideruar si një ndër romanet më të bukur të letërsisë europiane të shekullit të XX dhe një ndër veprat më të rëndësishme të letërsisë jugosllave,"Kronikat e Travnikut", është saga e jetës së një qyteti të vogël të Bosnjës, në periudhën mes viteve 1806 dhe 1814, kur ushtritë e Napoleonit kishin mbërritur jo larg që aty, në kufijtë europianë të...
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2215

Botuesi: Onufri

Histori te tmerrshme dashurie, Millorad Paviq

Famën ndërkombëtare ia solli romani "Fjalori Kazar" (1984), i cili u bë bestseller. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. M. Paviq zotëronte gjuhët kryesore europiane, si dhe disa gjuhë të vjetra. Ka përkthyer Pushkinin dhe Bajronin në serbisht. Ka qënë nominuar disa herë për çmimin "Nobel". Ka vdekur në Beograd më 30 nëntor 2009 nga...
800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2677

Botuesi: Onufri

Fjalori Kazar, Millorad Paviq

Ç'kryevepër e mistershme, e çartur deri në harbim, e përçmueshme deri në absurd... Ky trillim artistik mjeshtëror, që e tejkalon vlerën e orgjinalit të paqenë; shkurt një histori e larmishme e shkëlqyer, e thurur prej një rrëfimtari homerik të përkryer.
960 Lekë
More
Ka mbaruar