Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Ata që mbijetuan, Armand Bora
  • Ata që mbijetuan, Armand Bora

Ata që mbijetuan, Armand Bora

UET Press

 Aktivitetin artistik e ka nisur në teatrin Petro Marko të qytetit të Vlorës për të vazhduar më tej si regjisor në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Teatrin Kombëtar ku edhe vazhdon të mbaj pozicionin e regjisorit. Armand Bora është autor i shumë produksioneve skenike disa prej të cilave të realizuara në Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Australi dhe Amerikë.

1 200 Lekë
1 080 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ata që mbijetuan

Origjinali: Ata që mbijetuan

Autori: Armand Bora

Kategoria: Roman

Botues: Uet Press

Specifikimi: Kapakë të hollë

Viti i botimit: 2025

Pesha: 0.290 kg

Faqe: 198

Përmasat: 17.8x21 cm

ISBN: 9789928388810

Ky libër është në gjuhën shqipe

1. Letërsia shqipe 2. Drama 3. Armand Bora

Mbi autorin

Armand Bora ka kryer studimet në Universitetin e Arteve ku është diplomuar si regjisor në grupin që drejtohej nga regjisori Piro Mani. Aktivitetin artistik e ka nisur në teatrin Petro Marko të qytetit të Vlorës për të vazhduar më tej si regjisor në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Teatrin Kombëtar ku edhe vazhdon të mbaj pozicionin e regjisorit. Armand Bora është autor i shumë produksioneve skenike disa prej të cilave të realizuara në Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Australi dhe Amerikë. Produksionet e tij skenike janë shfaqur në disa skena shqiptare dhe të huaja si në Greqi, Malin e Zi,Bullgari,Kroaci,Sërbi, Francë, Hollandë, Australi dhe Amerikë. Si regjisor i disa produksioneve në Teatrin e Operas dhe Baletit ai ka bashkëpunuar me artistë të huaj dhe shqiptarë si Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Gëzim Myshketa, Josif Gjipali, drejtorin e operas së Bullgarisë, regjisorin Plamen Kartalov dhe  regjisoren e njohur amerikane Nancy Rhodes.

Armand Bora është autor i 6 teksteve dramatikë disa prejt të cilave të realizuara në skenat shqiptare dhe jashtë si në teatrin e njohur La Mama në Melburn, Australi apo në Producer Club, në off Bradway (NYC). Armand Bora është autor i dy filmave me metrazh të shkurtër si regjisor dhe skenarist. Gjithashtu, Armand Bora është autor dhe moderator i disa produksioneve televizive si “Ora Kulturë”, “Kjo është Koha”, “Rezervuar” dhe “Cifti 200”. Në periudha të ndryshme Armand Bora ka qenë lektor i jashtëm në Universitetin e Arteve si dhe ka marrë pjesë në konferenca dhe aktivitete të ndryshme shkencore të organizuara në Shqipëri dhe vende të rajonit si në Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Armand Bora është pjesë e bordit editorial të revistës “MEDIUS” dhe bashkë themelues i Institutit të Komunikimit Medius. Armand Bora ka qenë drejtues i Teatrit Kombëtar dhe drejtues i lartë në disa institucione të tjera publike si Ministria e Kulturës dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit. Në kuadër të përfundimit të ciklit të tretë të studimeve doktorale po kryen një studim në fushën e përshtatjes së veprave letrare për skenar filmi dhe tekste skenike.

 

Detajet e librit
UET Press
9789928388810
9789928388810
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: M&B

Etnogjeneza e shqiptarëve, Kristo Frashëri

Monografia trajton që në hyrje problemin e metodikës dhe metodologjisë që kanë ndjekur deri sot dijetarët e ndryshëm dhe, pasi vihen në dukje dobësitë e disave prej tyre, sugjerohen kritere më shkencore në trajtimin e albanologjisë dhe të ilirologjisë.
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Hasta la vista, Petro Marko

Edhe më tërheqës këtë roman e bën dashuria e dy personazheve kryesore, Gorit dhe Anitës. Një lidhje e vështirë për t’u imagjinuar në gjithë atë kasaphanë lufte, por që na dërgon mesazhin kuptimplotë për vazhdimësinë e jetës.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Pa pikë pa presje, Ardian Ndreca

 Nga viti 2006 deri në vitin 2015 ka drejtuar revistën “Hylli i Dritës” dhe nga viti 2016 drejton të përkohshmen “Shêjzat”. Ka qenë i pranishëm në shtypin shqiptar me artikuj kritikë, polemika dhe shkrime të natyrës historike. Fushat e tij të studimit në lëmin e filozofisë janë kryesisht idealizmi gjerman, ekzistencializmi si edhe filozofë të ndryshëm...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Qerbelaja, Naim Frashëri

Naim Frashëri lindi në vitin 1846 në Frashër të Përmetit. Në vendlindje ai mori edhe mësimet e para. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea”.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Këngët e Milosaos, Jeronim De Rada

Është menduar që, veçanërisht për nxënësit, studentët dhe lexuesit e specializuar, të përfshihet në këtë botim edhe varianti origjinal arbëresh (botimi I, 1836). Botimi shoqërohet me disa vlerësime kritike, që studiues të njohur i kanë bërë veprës dhe figurës së De Radës, si dhe me pasthënie nga studiuesja Lili Sula.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritëro

Dashuri në moshën e Krishtit, Dritëro dhe Sadije Agolli

Mbase ka ardhur koha t’i kthehemi vlerave të shpalosjes së mendimeve në letër, aromës së saj, përkëdheljes së emocioneve, pritjes së një zarfi në udhëtim. Le të provojmë të dërgojmë e presim letra, të sfidojmë përkohshmërinë, me sinqeritet, me vërtetësi. Të frymojmë, të ndjekim shtegun kah dijes dhe dashurisë, në stinën e artë, me “Dashuri në moshën e...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Transkript nga krevati tjetër, Ervin Hatibi

Gurore dhe robër lufte nën Gjinkalla të Sirakuzës E sata herë në histori që shkruhet  Për ta: djem Athine, robër dërrmuar Nën gjinkalla siciliane Gjinkalla mesdite, metronomë Robër athinas që recitojnë Në radhë, zinxhirët prush në qafë Para kritikut letrar lokal Buzët plagë, përcëlluar Kishin sulmuar Sirakuzën
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Qyteti i fundit, Petro Marko

Nëpërmjet kujtimeve të personazheve, veprimi zhvendoset edhe në qytete dhe fshatra të tjera të Shqipërisë, në Itali e gjetkë. Ata rrëfejnë për çastet vendimtare të jetës së tyre, për kthesat dhe të papriturat, me dëshirën për të dalë nga e gjithë kjo mjegull dramatike që la pas lufta.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Rrënimi, Leonard Veizi

Dhe nëse një ushtarak përpëlitet në zyrën e tij të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi ka firmosur marrëveshje të dyshimta që kanë të bëjnë me demontimin e armëve dhe shitjen e tyre, një oficer i shërbimit sekret bën lojë të dyfishtë, dhe një gazetar mundohet të bëjë detyrën duke shpërthyer në faqen e parë skandalin e radhës, kemi dhe një ekzekutor me pagesë që...
630 Lekë 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Flama, Tom Kuka

Teksa Di Hima heton, na shpaloset përpara syve një mjerim i madh, jo vetëm  ekonomik, por edhe shpirtëror. Njerëz që nuk duan të njohin rrënjët e tyre,  të shkuarën e tyre; gra që shiten e blihen në pazar për hiçmosgjë, njerëz të kulturës që i kanë duart e lidhura në gjithë atë zallahi, mjekë që përplasen me  realitete të paimagjinueshme, njerëz të lirë...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Ameba, Rigel Rizaj

“Ameba” është një përmbledhje me tregime e shkruar me qëllimin për të shpërfaqur një estetikë të re rrëfimi, duke krijuar dhe ngritur mbi mite dhe steriotipe letrare këndvështrime të reja. Shndërrimi i mallit concept në trajtë gjallese një-qelizore, miti i Labirinthit, steriotipet biblike të Samsonit, të Jonës së ndodhur Brenda barkut të balenës, të...
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje