Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Castigat, Ardian Vehbiu
  • Castigat, Ardian Vehbiu

Castigat, Ardian Vehbiu

Albas
9,63 CHF
8,67 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Castigat
Origjinali: Castigat
Gjinia: Prozë
Autori: Ardian Vehbiu
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2021
Fq. 266
Pesha: 0.3 kg
ISBN: 978-9928-356-53-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin


Edhe pse me prejardhje nga shprehja latine Castigat ridendo mores, “i korrigjon zakonet duke qeshur me to”, që dikur afishohej në hyrjet e teatrove të komedisë, Castigat-i i titullit të këtij libri nuk është veçse një emër pene (pen name), me të cilin Ardian Vehbiu i pat botuar disa prej këtyre tregimeve në revistën Peizazhe të fjalës dhe nën të cilin ato janë bërë tashmë të njohura, në mos edhe të dashura, për publikun. Nevoja për këtë “ndërrim” pseudonimi u shfaq sidomos pas botimit – dhe ribotimit – të vëllimit Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit, një përmbledhje tregimesh që më parë kishin dalë, në pjesën më të madhe, tek e njëjta revistë, nën pseudonimin Maks Gjerazi.

Autori i ri, sado që haptazi fiktiv, do të lajmëronte, kështu, një projekt të ri krijues, me synimin për të shfrytëzuar – në rrjedhë të viteve – tensionin midis rrëfimit lakuriq të ligjërimit gojor, si në përrallat, anekdotat, aforizmat, microfiction, apologët, parabolat dhe fabulat, dhe tekstit nonfiction, që jo rrallë e pat çuar autorin drejt efektit mirëfilli poetik. I ndërvendosur mes vetë autorit dhe lexuesit, autori-personazh Castigat do të shërbente pastaj si sugjerim dhe kornizë për forma të caktuara, në mos unike, të aventurës së tij në fiction, paralelisht me ato të tjerat, që Vehbiu i pat eksploruar sa në romanin Bolero, ashtu edhe në dy vëllimet e Zotit Shyti; dhe që do të mundësonin rithemelimin e marrëdhënies së teksteve me lexuesin, përtej efektit realitet aq të konsumuar dhe të abuzuar nga proza realiste klasike.

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aleph

Letër e shkurtër, lamtumirë e gjatë, Peter Handke

Letër e shkurtër lamtumirë e gjatë është një nga romanet më novatorë dhe zbavitës të të madhit Handke. Plot atmosferë noir dhe e ngarkuar me një ajër deliri të përgjithshëm, libri filloi me paraqitjen e një të riu gjerman pa emër, i cili sapo ka mbërritur në Amerikë, ku shpreson të gjejë paqe pas rrënimit të martesës. Nuk shkoi gjatë dhe ai zbulon se...
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Agnesa, Peter Stamn

Së pari, ai kërkon ndihmën e Agnesës që të krjojë një histori e cila të jetë sa më pranë jetës, por ndërsa koha shkon dhe përfshihet edhe më shumë në tregimin që po shkruan, ai vijon të shkruaj atë që do vetë, ndërsa përfytyron një të ardhme të tyren teksa e ka mbërritur të tashmen.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Deni Dingëll, Gjetje fantastike, Mirënjohje gazmore, Angie Lake

GTSH është banda e re muzikore super e paparë e Surrathekurit, ndaj Deni dhe Persi janë të vendosur të imitojnë idhullin e tyre e ta tundin. Jo vetëm ata, por e gjithë shkolla çmendet pas tyre. Me betejën mes bandave muzikore, që pritet të zhvillohet, ata gjenden përballë s idës më të madhe në jetë. Vallë, a do t’ia dalin mbanë, apo do t’i dalë tymi kësaj...
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Pasanikë të varfër, Grigor Banushi

 Dy heronjtë e romanit janë shembull i vullnetit dhe këmbënguljes, i besimit dhe i dashurisë së ndërsjellë. Ata janë të bindur se vetëm duke u mbështetur fort në dashurinë e tyre, do të arrijnë të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre disavjeçare.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Përralla për fëmijë 3 vjeç

Ky libër me përralla ka diccka për çdo fëmijë. Kafshë zbavitëse, kafshë ccapkëne, kafshë të gëzuara, kafshë të trishtuara dhe madje edhe kafshtë të menduara gjenden mes këtyre faqeve, gati të ndezin imagjinatën e fëmijës.
3,85 CHF 4,28 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Kallocain, Karin Boye

Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Ofertë, Tre libra për 2100 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Dalje për ajër, George Orwell; Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë, John Fante; Jeta e gënjeshtërt e të rriturve, Elena Ferrante. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2800 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2100 lekë.
26,96 CHF 29,96 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Nagasaki, Éric Faye

Të jetë fantazmë? Halucinacion? Duke mos mundur ta përballojë këtë situatë të çuditshme, Shimura vendos një ueb-kamera për të parë se çfarë ndodh në shtëpinë e tij. Por, ndonëse është i etur për të mësuar se çfarë fshihet pas kësaj situate, a është ai vërtet gati ta zbulojë misterin?
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Reklama

Shqipëria, Arturo Galanti

Një vepër monografike mbi Shqipërinë, e shqyrtuar në aspektet gjeografike, etnografike, historike, por njëkohësisht edhe në kuadrin e politikës së jashtme italiane e të gjeopolitikës europiane...
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Mes shqiptarëve të veriut, Reginald Wyon

Sa herë fshatarë të paditur vendesh të qytetëruara, gjuhën e të cilëve nuk e kuptoja, gjithashtu, më kanë mbuluar me pyetje të shpallura në kupë të qiellit, duke kujtuar se forca e zërit u dashka të përcjellë domëthënien e tyre.
3,85 CHF 4,28 CHF
More
Në gjendje