Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Dy libra, me 20% ulje
  • Dy libra, me 20% ulje

Dy libra, me 20% ulje

Në këtë paketë ju ofrojmë dy libra: Arti për të fituar miq dhe pushtet, Dale Carnegie dhe Mendo dhe bëhu i pasur, Napoleon Hill, me 20% ulje.

184,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

 Arti për të fituar miq dhe pushtet, Dale CarnegieNë këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo familjare.

Mendo dhe bëhu i pasur, Napoleon HillLibri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Ndërsa nga titulli nënkuptohet se ky libër trajton temën se si të bëhesh i pasur, autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t'i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat e jetës dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë që duan.

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

E zjarrit dhe e vetmisë, Lily Mavrokefalou

Cili ankth, cila kënaqësi mban të përkulur mbi tekstin që po shkruan, Manto Mavrojenis, atë arkonde të rënë prej vakti, të harruarën tashmë "Heroinë dhe Madonë" të Mikonos, atë që e futi vendlindjen e saj në vallen e revolucionit të 1821-shit, që e shpëtoi nga algjerianët dhe e shpenzoi pasurinë e saj të madhe për qëllimet e kësaj lufte?
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Liza në botën e çudinavet, Lewis Carroll

“Liza në botën e çudinavet”, një prej kryeveprave të letërsisë botërore, është një kremtim i përhershëm për botën e letrave, e sidomos kur renda një gjuhe rivjen në variante përkthimi të ndryshme. “Arka e Noes”, nëpërmjet këtij botimi, pati si qëllim t’i risjellë lexuesit variantin e parë, përkthimin e parë që i ka dhënë gjuha shqipe kësaj vepre – të...
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Byzylyku Bojëshege, A.I.Kuprin

Zheltkov, një “njeri i vogël”, po raskapitet nga dashuria për princeshën Vera Sheina, një zonjë e shoqërisë së pasur e cila pothuajse nuk është e vetëdijshme për ekzistencën e tij. 
25,30 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Berk

Vdekja aksidentale e një anarkisti, Dario Fo

Libri lexohet me një frymë e madje të grish t’ua lexosh miqve me zë të lartë. Ndonëse duke lexuar therja e ironisë shkon deri aty sa t’i bëjë dialogjet të duken të stisura, çdo dialog bazohet mbi fakte dhe deponime konkrete. 
80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje në kryeministri, Diana Culi

Në zyrat e kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm. Është një vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas. Kush është fajtori? Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka këshilltarja e re për kulturën e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Toka amerikane, Jeanine Cummins

inda Perez jeton në qytetin e Akapulkos në Meksikë. Ajo ka një librari që e konsideron si strehën e saj të ëndrrave, një djalë, dritën e syve të saj dhe një bashkëshort të mrekullueshëm, i cili është një gazetar sypatrembur. NJë ditë, në librarinë e saj hyn një burrë, i cili blen dy nga librat e saj të preferuar. Ai quhet Havier dhe është erudit...
149,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Suksesi në shitje, Brian Tracy

Në secilën kompani, 20 përqind e shitësve realizojnë 80 përqind të shitjeve. Ata janë të dalluar, sepse performojnë pak më mirë në disa sfera të rëndësishme... edhe ti mund t’ia dalësh, nëse ke vullnet të mësosh. Edhe ti mund të fitosh më shumë para dhe të jesh më i kënaqur me karrierën nga sa ke ëndërruar.
69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Medical Medium: Shërimi i tiroideve, Anthony William

Tiroidi hashimoto nuk do të thotë  se trupi po sulmon veten. Edhe për kancerin e tiroideve nuk dimë shumë gjëra. Nuk është fundi i botës, nëse nuk i ke më tiroidet. Sëmundja e gjëndrave tiroide nuk është  e trashëguar. Diagnozat e ditëve të sotme nuk i shpjegojnë aspak gjithë ato vuajtjeje nga simptomat misterioze.
149,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Udhëtimet e Guliverit, Xhonatan Suift

Kritika ndaj sistemit politik u zgjerua në këtë mënyrë duke përfshirë të gjithë shoqërinë njerëzore. I shkruar me një stil të thjeshtë, por në të njëjtën kohë të mprehtë dhe gjithë fantazi, romani zuri vend në veprat klasike të letërsisë për fëmijë, edhe pse është i mbushur me analiza dhe mendime për nivele të ndryshme lexuesish.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Collins Classics

The Prisoner of Zenda, Anthony Hope

 Rudolf must foil the plans of the king’s brother, Prince Michael, and when the king is kidnapped and taken to a castle in Zenda, Rudolf must overcome the plots of the prince’s mistress and his henchman in order to rescue him.
43,13 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Trashëgimia, Cynthia D’Aprix Sweeney

A do të mundet Leoja t’i shpëtojë familjarët nga rrënimi i pashmangshëm? Tani, të gjithë do të përballen me mëritë e vjetra, me të vërtetat e reja dhe gjithashtu, më në fund do të pranojnë zgjedhjet që kanë bërë në jetë.
149,50 SEK
More
Në gjendje