Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Faust, Johann Wolfgang von Goethe
  • Faust, Johann Wolfgang von Goethe

Faust, Johann Wolfgang von Goethe

Infbotues

Libri fillon me marrëveshjen ku Krijuesi thekson mirësinë që ndodhet brenda njeriut, ndërsa djalli, Mefistofeli, ngulmon për të kundërtën. Kjo marrëveshje është bërë mbi doktor Faustin dhe ngjarjet që zhvillohen rreth tij.

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Faust
Gjinia: Tragjedi
Autori: Johann Wolfgang von Goethe
Shqipëroi: Skënder Luarasi
Shtëpia botuese: Infbotues
Viti: 2004
Fq. 564
Pesha: 0.450 kg.
ISBN: 99927-995-0-1
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në vepër trajtohet sesi njeriu ia shet shpirtin djallit për hir të një dashurie, dhe që në fakt, përbën një betejë të vështirë të gjatë ndërmjet njeriut dhe djallit. Në vepër do të shikoni qartë dobësitë njerëzore dhe kurthet djallëzore dhe do të kuptoni mundimin që i japin njeriut disa dëshira djallëzore. Libri fillon me marrëveshjen ku Krijuesi thekson mirësinë që ndodhet brenda njeriut, ndërsa djalli, Mefistofeli, ngulmon për të kundërtën. Kjo marrëveshje është bërë mbi doktor Faustin dhe ngjarjet që zhvillohen rreth tij.

Shpirti djallëzor i Mefistofelit mbron tezën se njeriu mund të nxirret lehtë nga rruga e drejtë. Me lejen që ka marrë nga Krijuesi i futet punës për ta nxjerrë Faustin nga rruga e drejtë. Fausti, që digjet nga dëshira për të patur një fuqi të pafundme, do t'ia shesë shpirtin djallit; në të vërtetë, do të dëshirojë të drejtohet nga e mira, por duke i shkuar nga pas djallit, do të zhytet në gabime. Në këtë mënyrë do të bëjë të palumtur ata që i rrethojnë dhe bëhet pjesë e përfundimit të tyre të keq.

Detajet e librit
Infbotues

Referencat specifike

isbn
9992799501
ean13
9992799501
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2098

Botuesi: Onufri

Nata e dymbëdhjetë, Uiliam Shekspir

Ashtu si shumë komedi të tjera të Shekspirit, edhe kjo komedi përqendrohet mbi identitetin e rremë. Në skenat hyrëse, personazhi kryesor, Viola, shpëton nga mbytja për shkak të fundosjes së anijes dhe del në bregdetin e Ilirisë. Ajo humbet lidhjet me vëllanë e saj binjak, Sebastianin, të cilin e mendon tashmë të vdekur.
5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Krenari dhe paragjykim, Xhejn Osten

Krenari dhe paragjykim vërteton largpamësinë e Xhejn Osten, e cila vëren që ligjet e tregut të lirë do t’ia ndryshojnë një herë e përgjithmonë faqen shoqërisë. Nëse dikur jeta e individit ishte e programuar që në lindje, në varësi të shtresës, familjes, titujve apo seksit, shoqëria e tregut të lirë do të ofrojë mundësi të reja të panumërta. 
9,37 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Misteri i Trenit Blu, Agatha Christie

Një tren shumë i bukur përshkon hekurudhën që lidh Londrën gri me plazhet e ngrohta të rivierës franceze; është Treni Blu, treni i multimiliarderëve, në të cilin nuk mungojnë skandalet dhe pasuria, por edhe ku krimi mund të nxjerrë kokën pas çdo dere.
8,33 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001840

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Deshirave 2 - Titani, Teodor Drajzer

Titani është libri i dytë i "Triologjisë së Dëshirave" pas librit të parë Financieri. Frenk Koperud tani jeton në Çikago sëbashku me gruan e tij Ailin. Plani i tij është të marrë përsipër sistemin rrugor-hekurudhor i cili është në proces falimentimi.
14,57 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Eneida, Virgjili

Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.
20,82 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000185

Botuesi: Ideart

Lot të padukshëm, Anton Cehov

Këto tregime që botohen sot për herë të parë, i përkasin periudhës së hershme të krijimtarisë së Çehovit, kohë kur ai shkroi mjaft "fiction"-s, skica dhe pjesë teatrale. Në këto 24 tregime të shkurtra janë të gjitha farëzat e egra dhe të kultivuara të asaj krijimtarie që më pas do të çmohej si nga më tronditëset dhe më virtuozet në prozën e shkurtër...
5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: 2938

Botuesi: Botimet Dudaj

Lartësitë e stuhishme, Emily Bronte

Duket sikur ajo i resit të gjitha ato që dimë për qeniet njerëzore dhe i mbush pamjet delikate e të tejdukshme me një fllad të atillë jete sa ato e kapërcejnë realitetin. Pra ajo zotëron më të rrallin e të gjitha pushteteve. Ajo e çliron jetën nga vartësia prej fakteve, me prekje të lehta ajo na tregon shpirtin e një fytyre.
10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Procesi, Franz Kafka

Nga të gjitha këto ke shumë për të mësuar. Ankthi që të përfton ky libër, ka raste që bëhet i padurueshëm dhe njeriu rri e pyet veten parreshtuar: a thua jam unë ai që akuzohet?
8,22 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Cranford, Elizabeth Gaskell

Krenfordi është një qytezë e vogël në zemër të Anglisë, ku gjithçka duket se shkon mbroth. Jemi në gjysmën e parë të viteve 1800 dhe tregimtarja jonë, - tani jo më e reja Meri Smith, - na rrëfen historitë e qytezës që vëzhgohet nga sytë e vëmendshëm të mikeshave të saj fisnike, të cilat janë edhe protagonistet e jetës së saj sociale.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Infbotues

Bashkë me erën, vëllimi i dytë, Margaret Mitchell

Skarletë O'Hara, gruaja e re tekanjoze dhe e pacipë, protagonistja e romanit, i përballon mundimet me shpirt pushtueseje; e pazonja, po ashtu si populli i vet i Jugut, "për të njohur disfatën edhe kur e ka para syve", nxiton të shkojë drejt së ardhmes duke menduar se "tek e fundit, nesër është ditë e re".
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Dashuria e parë, I.S.Turgeniev

Një histori e gjallë dhe e ndjeshme e një 16-vjeçari, i cili dashurohet me një grua të bukur, më të madhe në moshë. Të mbledhur një mbrëmje, disa miq i tregojnë njëri-tjetrit dashurinë e tyre të parë.
2,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një hero i kohës sonë, M. J. Lermontov

Romani trajton fatin e personalitetit të njeriut në Rusinë e viteve 30' të shekullit XIX. Figuria e Peçorinit në romanin "Një hero i kohës sonë" të Lermontovit përbën thelbin e veprës dhe është përfaqësues tipik i të riut intelektual, plot aftësi, dhunti e aspirata, që shoqëria e bluan në mokrat e kotësisë, egoizmit dhe cinizmit.
7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kronikat e Forsajtëve, Shoqëruesja, John Galsworthy

Në qendër të librit është një vajzë e re, Dini, rreth së cilës, përveç frymës së një moderniteti të ri dhe gjithëpërfshirës, vërtiten histori dashurie. Përqendrimi te familja Çerëll ka sjellë një frymëmarrje të re dhe freski, një ritëm të ri, aq sa trilogjia është tejet e këndshme.
10,41 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000798

Botuesi: Cabej

Faust, Johann Wolfgang von Goethe

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.
10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Fausti, Johan Volfang Gëte

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.
20,82 
More
Në gjendje