Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Flokëzkarota, Histori natyre, Jules Renard
  • Flokëzkarota, Histori natyre, Jules Renard

Flokëzkarota, Histori natyre, Jules Renard

Jules Renard ishte shpirt i ndjeshëm dhe pavarësisht se kaloi një martesë të lumtur dhe u bë prind i dy fëmijëve, bëri çmos që vështirësitë e mjerimin e fëminisë së vet t’i mbante të fshehta. Megjithatë, te Flokëzkarota, këto kujtime të fëminisë ngrenë krye, duke krijuar një ndër veprat moderne më ironike dhe të ndjeshme për jetën në fshat. Gjuha e kësaj vepre do të ushtronte një ndikim të madh te bashkëkohësit dhe në brezat e mëvonshëm

11,05 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Flokëzkarota, histori natyre
Origjinali: Poil de carotte, Histoires naturelles
Kategoria: Roman, tregime
Autori: Jules Renard
Shqipëroi: Romina Mio
Botuesi: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2022
f: 355
Pesha: 0.38 kg
ISBN: 978-9928-373-06-9
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin
Jules Renard ishte shpirt i ndjeshëm dhe pavarësisht se kaloi një martesë të lumtur dhe u bë prind i dy fëmijëve, bëri çmos që vështirësitë e mjerimin e fëminisë së vet t’i mbante të fshehta. Megjithatë, te Flokëzkarota, këto kujtime të fëminisë ngrenë krye, duke krijuar një ndër veprat moderne më ironike dhe të ndjeshme për jetën në fshat. Gjuha e kësaj vepre do të ushtronte një ndikim të madh te bashkëkohësit dhe në brezat e mëvonshëm. Të shumtë janë shkrimtarët që e kanë vlerësuar. Roberto Bolaño e quan një ndër tregimtarët më të mirë.
Me këtë libër, lexuesit kanë në shqip dy nga veprat më përfaqësuese të autorit.

Mbi autorin
Jules Renard (1864-1910) lindi në Châlons-sur-Mayenne, Francë. U arsimua në Nevers dhe në Paris. Pasi u martua (1888), iu kushtua plotësisht letërsisë, paçka kushteve të vështira ku ndodhej. Më 1894 boton veprën që e bëri të njohur. Flokëzkarota. Megjithëse pjesën më të madhe të jetës e kalon në Paris, Renard nuk i humb kurrë lidhjet me vendlindjen; në veprat Les Philippe (1907), Nos fréres farouches, Ragotte (1908) ai pikturon jetën fshatare me një thellësi, gëzim dhe realizëm të mprehtë. Shkruan po ashtu versione në dramë të Flokëzkarota. Është ndër themeluesit dhe anëtarët e Mercure de France (1890) dhe zgjidhet anëtar i Akademisë “Goncourt” më 1907. Kryevepër e tij mbahet Ditari, vepër me shtatë vëllime (1925-1927).

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928373069
ean13
9789928373069
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

E bija e kapitenit, A. S. Pushkin

I njohur te lexuesi shqiptar me poemat, poezitë, dramat, romanet, novelat, tregimet e përrallat e tij, Aleksandër Pushkin konsiderohet më i madhi poet rus njëkohësisht themelues i letërsisë moderne ruse. Drama, romanca e satira janë të ndërthurura e gërshetuara gjithnjë mjeshtërisht në veprën e tij, të ndërlidhura gjithaq me letërsinë e jetën ruse.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur, Erih Maria Remark

Shtëpia e tij është bombarduar dhe prindërit janë zhdukur. E vetmja lule që shkëlqen në këtë shkatërrim është Elizabeta Kruze, vajza që e kishte njohur qysh fëmijë. Tashmë Elizabeta është një grua me bukuri të parezistueshme, me sy të bukur ngjyrë ulliri dhe flokë të gështenjtë të valëzuar që i zbresin supeve.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Kolonel Shaberi, Balzak

Pajisur me një personalitet të fortë, sa gjenial, aq edhe kokëfortë, i dashuruar me absoluten, Honore dë Balzak ishte një nga kolosët e letërsisë franceze dhe më i lexuari i gjysmës së parë të shekullit 19-të, njëherazi përfaqësuesi i realizmit evropian.Ndër kryeveprat e tij të shumta, citojmë: “Komedia njerëzore”, “Iluzionet e humbura”, “Xha Gorioi”, etj.
1,87 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Vëllezërit Karamazov, vol.2, Fjodor Dostojevski

Nëse do të mëkatosh vetë dhe do të pikëllohesh deri në vdekje për mëkatet e tua apo për ndonjë mëkat të rastësishëm, atëherë gëzohu për tjetrin, gëzohu për të drejtin, për atë që s’ka bërë mëkate.
13,60 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Net të bardha, Fjodor Dostojevski

... ja, tashmë edhe libri i marrë pa qëllim dhe rastësisht, i bie nga duart ëndërrimtarit tim, pa mbërritur as edhe gjer te faqja e tretë. Imagjinata e tij përsëri u kurdis, u ngacmua, dhe papritur përsëri një botë e re, një jetë e re magjepëse shkëlqeu para tij në një perspektivë të shkëlqyeshme.
4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001235

Botuesi: Kokona

Margaritari, John Steinbeck

Në qytet tregojnë historinë e margaritarit të madh, se si e gjetën dhe si e humbën pastaj. Tregojnë për Kinon, peshkatarin dhe për të shoqen, Huanën, dhe për foshnjën e tyre, Kojotiton. Kjo histori është ngulur në mendjen e secilit ngaqë është treguar shumë herë.
4,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Kukudhi, Nikolaj Gogol

Ai e thërret filozofin për t'u lutur tri net me radhë mbi arkivolin e saj. Në këtë mënyrë, Foma Bruti, në secilën natë, e gjen veten në një betejë ballë fuqive demoniake të cilat arrin t'i mposhtë gjer në natën e tretë, kur shfaqet edhe Kukudhi. 
4,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Krenari dhe paragjykim, Xhejn Osten

Krenari dhe paragjykim vërteton largpamësinë e Xhejn Osten, e cila vëren që ligjet e tregut të lirë do t’ia ndryshojnë një herë e përgjithmonë faqen shoqërisë. Nëse dikur jeta e individit ishte e programuar që në lindje, në varësi të shtresës, familjes, titujve apo seksit, shoqëria e tregut të lirë do të ofrojë mundësi të reja të panumërta. 
7,65 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pakti

Komedia hyjnore, Ferri, Dante Alighieri

Të dy poetët, Dantja dhe Virgjili, zbresin në ferr, ku në nëntë rrathë dënohen mëkatarët. Fajet në ferr Dantja i ndan sipas teorisë së Aristotelit, ku njeriu mëkaton nga shfrenimi (grykësia, kopracia etj), që për poetin janë më të lehta; pastaj nga shpirtligësia (dhuna, tradhtia), për të cilat poeti i jep dënimet më të rënda. Këtu i shohim të gjithë...
5,53 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Familja e tmerrshme, Emil Zola

Tek "Familja e tmerrshme" kam dashur të studioj temperamente e jo karaktere. Këtu qëndron arsyeja e ekzistencës së librit. Kam zgjedhur personazhe të dërrmuara prej nervave të gjakut, të privuara nga vullneti i lirë, të shtyrë për të vepruar në jetë nga fataliteti i mishit.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritan Tirana

Abatja e Kastros, Stendhal

E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t'i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.
5,10 GBP
More
Ka mbaruar